Juristi që zbardhi aferën e CEZ: SPAK duhet ta kapë demin për brirësh, të fillojë hetimin me Metën e Berishën!

17 Nëntor 2020, 09:27Politika TEMA

Juristi Romeo Kara, i cili zbardhi aferen gati 500 milione euroshe te CEZ dhe DIA , kerkon nga SPAK qe të verifikojë së pari pasuritë e të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të 30 viteve të fundit, duke filluar me Metën dhe Berishën.

Ai akuzon se jane bere levizje e transferta parash nga kompanite e regjistruara ne zonat off-shore, pronaret e vertete sipas tij, jane ish pushtetare te larte qe pastrojne parate e pista.

Postimi i plotë i Kara:

Po keshtu SPAK-u duhet të verifikoje si hap i pare pasurite e te gjithe kryeministrave dhe presidenteve te 30-viteve te fundit, duke filluar me Meten dhe Berishen.

SPAK-u duhet të verifikoje të gjitha bizneset e superkrimineleve të dyshuar dhe akuzuar për dhjetera vrasje qe zoterojne sot kompani të fuqishme në treg.

SPAK-u duhet të verifikoje pasurite e pronareve te televizioneve gjobvenes te cilet jane padyshim aktore në tragjedine shqiptare.

3 komente në “Juristi që zbardhi aferën e CEZ: SPAK duhet ta kapë demin për brirësh, të fillojë hetimin me Metën e Berishën!”

  1. Trotski says:

    Kjo do te ishte ma e Mira.Nuk e kuptoj pse Drejtesia nuk po merret me politikanet qe kane grabitur dhe shperdoruar Fondet Publike

  2. spartak says:

    O Romeo Kara apo Karaj , se Kara mbiemër në Shqipëri , deri më sot, jam mbi 70 vjeç, nuk kam ndigjuar, veç në qofsh turk .
    Çajupi ynë i madh , pati shkruajtur shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët . Mes të tjerash ka qenë dhe një varg tek Elegjia e tij e famshme për 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të gruas së tij :
    ” Mos u mbani ndër qiejt, se s’mbahen gjëkundi ”
    Prandaj , mos i bjer në qafë as SPAK-ut , as Prokurorisë e asnjë organi tjetër për me ndjek akuzat e forta që ti e të tjerë bëjnë për abuzimet e pushtetarëve , madje duke kërkuar të hetohen mbi pasuritë e pa ligjëshme presidentë , kryeministra, etj , të këtyre 30 viteve .
    Duhet të kesh të qartë një gjë . Asnjë s’ka guxim t’i ngacmojë , preki e hetojë këta oligarkë , tashmë mafiozë, jo se nuk dijnë , jo se nuk duan , por nuk ka kush ti mbrojë , sikur edhe nga një taborr me policë t’i vendosësh mbrapa me i ruajt .
    Vrasja e Artan SANTOS , Artan ÇUKUT , e sa e sa të tjerë komisarë e mafiozë, etj , në mes të Tiranës , do dukeshin lule para vrasjeve që mund të bëjnë këta , po ju prekën apo rrezikuan interesat e tyre .
    Ti këtu ke qenë dhe i ke marrë vesht , se në Shqipëri , edhe kriminelë ordinerë , por të fuqishëm prej pareve të krimit , prej burgjeve kanë urdhëruar e realizuar kushedi sa vrasje , rrëmbime e kërcënime , jo këtu, por deri edhe jasht shtetit .
    E keqja dhe pa mundësia e realizimit të asaj, që pretendon e kërkon ti, vjen nga LIGJI i famshëm i VETTINGUT , të cilin , PUSHT-et POLITIKA , për 3 vjet , mbasi e sorollati nëpër komisione dhe e shkëleu sa majtas e djathtas , e pruni tmam në qokë si limonatë , e pastaj e dërgoi në Parlamentin e famshëm ku e votoi me unanimitet të pa parë , për herë të parë , me 140 për 140 vota dhe me 10 minuta duartrokitje , bashkë me gjithë shpurën e ambasadorëve.
    Mos kujto se po pastrohet drejtësia . Aspak . Atyre, që u larguan vetë nga dera , dhe ato, që gjoja po i largojnë , nuk ju prek asnjë fije floku , dhe do jesh këtu e do shikojsh, që do kthehen e futen një nga një nga penxheret , në sistemin e Pa DREJTESISE .
    Pse .
    Sepse Ligji i VETTINGUT , pas sistemit të Pa Drejtësisë do vazhdonte tek ata që e miratuan atë ligj .
    Po mirë more i dashur Romeo . Ta merr mendja , se këta do miratonin ligj kundra vehtes . Prandaj dhe pjestarët e sistemit të pa drejtësisë nuk u prekën e do kthehen , mbasi janë bërë mjeshtra në dhënjen e verdikteve në favor të pushtetarëve dhe kriminelave mafiozë , të cilët , siç po e sheh dhe vetë , me gjithë se të dënuar fillimisht me burgime të përjetëshme për krimet e kryera dhe rrezikshmërinë që paraqitnin , u liruan e po lirohen një nga një nga burgimet . Madje edhe më shumë . Janë biznesmenë me pare të madhe . Po ashtu , këta prokurorë , gjygjtarë e tjerë , kanë dijeni dhe për yrneqet e kastës POLITIKE-PUSHTET-OLIGARKI Mafioze .
    Prandaj dhe ajo ambasadorja Kim, e të tjerë , flasin në erë , se gjoja reforma po ecën në drejtimin e duhur .
    Po nuk ju hoqe pasurinë , këta të heqin qafe kushdo qofsh, me gjithë familje , e soj e sorollop , po guxove me i prek sado pak .
    Ligjit të VETTINGUT po ti shtosh 1 , or po vetëm 1 NEN shtesë , i bën të gjithë pa përjashtim , nga i pari deri tek ai gardiani i burgut , ti dorëzojnë me dashje apo pa dashje të gjitha ç’kanë e çfarë kanë abuzu .
    Të përshëndes z. Romeo .

  3. H2O says:

    Ha! Ha! Ha!
    Me gjithe mend mendon se u be per te arrestuar Salem, Ilirin, etj, etj?!
    Mashtruan popullin me nje fushate propagande “duarsh te pastra”, per ta futur ne kthetra te tjera. Me pak fjale, drejtesia vetem nderroi padron. Tani i sherben te tjerave interesave dhe tjeter xhepi, ku shqiptaret vazhdojne te jene viktima pa atdhe dhe me institucionet peng i mafjes nderkombetare.
    Kujt ju shiten institucionet strategjike shqiptare? Po kesaj mafje politiko-financiare nderkombetare qe ka ne dore sovranitetin, sherbimet sekrete, ushtrine, drejtesine.
    Pasi i grabiten falas me Saline, Ilirin, Nanon, Ramen, na hodhen dhe ne gjyqe mafjoze nderkombetare, qe ju detyrohemi qindra miljona dollare. Ne populli me i varfer dhe i vjedhur i historise.
    Mos kerko shpetim nga kanceri! Popujt e grabitur dhe te neperkembur, kane vetem nje rruge qe te marrin fatet e tyre ne dore! Por duhet ta nisim pikerisht nga ajo elita jone e kalbur, me te cilet na mbajne peng, na vjedhin, na frikesojne, na i shesin per personalitete te medha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje