Pyetja torturese: Cila është shpifja e Ramës për Bashën në 2005-ën dhe pse?

17 Nëntor 2020, 09:43Politika TEMA

Jo aq shumë Basha personalisht por PD, po deklarohet këto ditë në mbrojtje të kreut të saj lidhur me akuzat që po i vijnë nga Kosova për një rol të kompromentuar si ish-përkthyes apo zyrtar i institucioneve ndërkombëtare në pasluftë.

Akuzatorët, pjesa mediatike e politike e Tiranës, e lidhin këtë rol si shkak në pasojën e të qënurit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ndërsa të tjerë, ata që vijnë nga Kosova, dy individë, ndalen te aspekte më të ngushta e më konkrete: njëri, Melaim Bellanica pretendon se Basha i ka marrë në mirëbesim një kasetë 45-minuteshë ku është filmuar masakra e Krushës, e cila më pas është zhdukur, ndërsa Latif Gashi, një ish-eksponent UÇK-je, pretendon se në një arrestim të tij nga UNMIK, Basha, i maskuar, ka luajtur rolin e përkthyesit, e gjatë bastisjes së shtëpisë, me Bashën pra në operacion, atij i është zhdukur një ditar.

Këtyre akuzave, PD iu përgjigjet vetëm me fraza të parafabrikuara politike, pa detajime avokatore, në një përpjekje për të qenë bindëse se është fjala për sajesa. Dhe për ta bërë të plotë tablonë e llojit të mbrojtjes, tipike klishe, thotë se burimi i atyre akuzave është Edi Rama.

E këtu më pas nis teprimi, duke humbur çdo sens mase, pasi kalohet lehtësisht në një gënjeshtër; një gënjeshtër që ia kompromenton mbrojtjen nga akuzat.

Në më të fundit deklaratë të PD-së, ndër të tjera thuhet:

“Sa herë është para humbjes së zgjedhjeve, Edi Rama zbaton të njëjtin skenar shpifjesh kundër Lulzim Bashës. E bëri atë në 2005-ën, në 2011-ën dhe po riciklon sërish skenaret e denja për Sigurimin e Shtetit”.

Në fjalinë e parë, jepet përshtypja që Rama ka humbur ciklikisht përballë PD-së, apo përballë Bashës. Në fakt, e kundërta është e vërtetë: Rama ka fituar ciklikisht me PD-së, dy herë dhe ndaj Bashës në zgjedhje të përgjithshme – si kryeministër përballë një kreu opozite – ndërkohë që ka patur dy humbje mjaft të diskutueshme, më kryesoren atë ndaj Bashës në Lokalet 2011, ku në fakt fitoi me 10 vota diferencë, një rezultat më pas i kthyer kokëposhtë me një proces të bujshëm manipulativ.

Më pas vjen fjalia e dytë dhe këtu ia vlen të ndalesh, pasi gënjeshtra është mjaft e trashë, edhe e panevojshme gjithashtu, deri dhe fyese për opinionin. Pretendohet se në 2005, Rama ka sajuar shpifje ndaj Bashës. Pos që nuk thuhet se cila është ajo shpifje, apo cilat janë ato shpifje, pasi citohen dhe shumës, në vitin 2005, Rama e Basha nuk kishin asnjë pikëtakim si kundërshtarë, pasi nuk kishte arsye për të patur.

Rama ishte kryebashkiak dhe zgjodhi të ishte krejt i shkëputur nga angazhimi politik në zgjedhjet e përgjithshme. Ndërsa Basha ishte aq i ri, aq pa rol, aq pa pushtet, sa nuk kishte asnjë arsye, jo nga Rama por as nga PS, për t’u fokusuar te figura e tij.

Eshtë dëshpërues fakti që kjo nuk është diçka aksidentale nga kampi i Bashës, apo vetë Basha. Në përpjekje për të sajuar realitete virtuale, jo në të tashmen, jo në të ardhmen, por në të kaluarën, e kur është fjala për gjëra qartësisht të qarta dhe pa pikëpyetje apo debat, më herët Basha ka pretenduar se në 2006 është përballur me Ramën dhe e ka mundur, jo në zgjedhje por debat.

Edhe kjo nuk kërkon shumë sforco për ta vërtetuar se është një e pavërtetë ulëritëse. Jo vetëm që s’ka ekzistuar një debat i tillë, por nuk ka patur asnjë arsye politike për t’u bërë.

Për çfarë duhej të ishin në debat Rama e Basha në 2006-ën?!

Më shumë se grish e vërteta e atyre që pretendohen për Bashën në akuzat që i bëhen, grish po aq dhe kurioziteti se pse PD e Basha zgjedhin të tilla forma të gënjeshtërta në avokatinë e tyre, krejt të panevojshme dhe në fyerje të inteligjencës së publikut të gjerë? (Tesheshi)

11 komente në “Pyetja torturese: Cila është shpifja e Ramës për Bashën në 2005-ën dhe pse?”

  1. Muco says:

    Ore po ja ben mu qe basha e ka kaseten prandaj eshte aq i pasur sa leviz sa ne nje vile ne tjetren siduket jane fryre me leke nga serbet.

    1. Albi says:

      Si te ben te pasur ajo kaseta?! Eshte kasete video, jo kasafort o shok!

  2. Shenjestra says:

    Partis Demokratike i ka dale boja fare.Opo qenkan fare te trash! Si nuk e kuptojn se duke genjyer e duke shpifur e trilluar largojn elektoratin por edhe urretje?Kushe e do genjestren? Te pakten genje por te jet afer te besueshmes.Pd-ke qe ne fillime e saj e filloi me genjeshtra,mashtrime,vjedhje kercenime,rrahje,vrasje,tubime te panevojsheme aq sa u ka dal nga zemra njerzeve.Kjo ka nje emer te keq dhe kete emer ja dha kryetari saj Sali Berisha.Pd-ke nuk ngre koken dot se ajo e ka treguar vehten se eshte kundra demokracise.Mbahen ne fijen e kashtes duke thene se ajo parti rrezoi komunizmin.Jo more jo!.Komunizmi ra se i erdhi koha dhe ishte puna e shteteve te mbedhenj me ne krye Ameriken.Pd-ke ka ne radhet e saj budallenjet te tipit Klevis Balliu,kerriçi i Fahri Balliut.

  3. sopiqoti says:

    A do ta mbaje gjate ne gjin e saj PD-ja kete Lulzimin e Bashajve qe eshte prototi[i i politikanit medioker ????.

  4. Konjak says:

    Po gjeni nje akuze qe te ket pak besueshmeri , keto qe perdorni jane fare bejat , dhe te shpelara . Por faktikisht , c’do mement qofte , sado rendesi te kete per ju , nuk eshte fare e arsyshme perdorimi i shpifieve te paguara , per te mundur rivalin , keshtu vetem skuqni hunden dhe nxini faqen . Sa do jete edhe ndihmesa e matrapazeve e sahanlepiresve , c’mund te bejne edhe keta fukarenj , me sharie e shpifie , s’del askush ne krye te shkalles . Zoti ju dhente mend dhe ktheheni rruges se mbare .

  5. Petrit says:

    Mirë se kjo letra higjenike me mbishkrimin tema e ka per mision shpifjen dhe mashtrim dhe paguhet per ketë po ju gjoja komentues a jetoni ne kete bote apo keni zbrit sot ne mengjes nga hena dhe se keni marrë vesh akoma historine e kasetës ?

    1. ana says:

      PD-ja ka gjithe jeten e saj qe vetem shpif dhe akuzon, shpif dhe akuzon me me shprese se dicka mbetet. Kjo ka qene taktika e saliut por qe vazhdohet bindshem edhe nga lulica. Rasti me i fundit ishte babalja!! Nuk ka asgje te keqe se pergojohet ish perkthyesi i UNMIK, ndonjehere perkthyesit te bejne gjemen nese punojne me keqdashje!! Mund te jete i tille dhe ky rast, ku i dihet. Ai, luli pra per leke kishte shkuar ne Kosove se per patriotizem as qe i plaste bytha fare, ishte bere njesh me hollandezet, pra homo!!

  6. iksi says:

    Po mire na e thuaj ti Petrit qe ke qene U.F.O. ne toke si qendron puna e kasetes qe qenke maestra ne percaktim faktesh . As gjumi nuk po te ze ty me Bledi Fevziun , Shkullakun , Fahri Balliun etj duke mbrojtur Luli Bashen . Po lereni Bashen te mbrohet vete per rrugen e komit , per detin , per vrasjet nè bulevard , per bemat me Umnikun etj , sepse eshte jurist i marum .

  7. Dega e Kalecit "lol" says:

    Zoti Konjak i Petritit, ketu nuk ka akuza, ka vetem citime , ka vetem akuza te PD drejtuar Edi Rames, se gjoja inicon “shpifjet” ndaj L Bashes. Qetesohuni burra, nuk u a fut kush ne burg L Bashen, ai qe do futur ne burg per Kosoven, eshte idhulli juaj, Sali Berisha, i cili si njeri me mementalitet te spikatur prej fshatari inferior, do te matet me qytetarine e spikatur te Edi Rames. Qetesohuni burra, pini konjak e relaksohuni.

  8. shkodrani says:

    Edhe ky po ecen sikurse babai shpirteror,i paudhi i te paudheve Berisha,mamaja dhe babaja i gjith te zezave te ketij populli.Prandaj nuk ka fituar asnjehere nje besim nga votuesit.Kujtoni si ju afrua te plagosurit ne Sp.Ushtarak,naten qe u vra Azemi dhe ate dite e sot askush nuk e mori vesh se cfar degjoi Saliu….po ashtu dhe ky piziveng po meshef kaseten,ditarin etj.Shikoni se me sa taborre turpi po e mbrojne Lulin,nga Fari Ballziu etj.Nuk mund te jete ne ate pozicion nje lider me ate ngarkese ne kurriz,me mire sot se neser,nuk kalon kungulli gjithmone neper uje,diku do thyhet,Lul!

  9. Konjak says:

    As Basha , as Saliu e as Rama as Ruci as Meta , apo te tjere politikan , nuk se kane nevojen per ndihme , as nga ti Dege , as nga une as nga Petriti e as nga asnje i seres tone . Ata nukse e dine se ne qe komentojme , per qefin tone , i nderojme apo i ofendojme , ata nukse na konsiderojne fare , po eare . Ti more zoteri , te dyket se dikush je , pra te duket vetia se je faktor , te genjen mendia , duke menduar se here–here je edhe aktor . Gjithsecili nga komentuesit te mundohet te trajtoje te pa vertetat te kamufluara me agjitacion e propagante politike , sidomos ne kohe zgjedhiesh ; ku genjeshtrat dhe mashtrimet jane sheshit . Komentuesi duhet te jete , sa me i drejte dhe sa me i vertete , ky eshte qendrimi i duhur ne interes te tij por edhe seres se tij . Sa per ligjshmerine , nukse na pyet njeri , te mos flasim ne hava . Sa per komentet e tua , ke rastisur ndonjehere qe ne komentet tona te zere vend edhe nje fjale nga komenti juaj ?!.. Shiko hallin tend , kenaqu me mendesine tende , dhe mos nderhyr , ne punet dhe te drejtat e te tjereve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje