Zv.ministrja e Brendshme në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kuko zëvendëson Gogun: Nder dhe privilegj vlerësimi

17 Nëntor 2020, 09:44Politika TEMA

Pas largimit të Toni Gogut, Romina Kuko do të jetë në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Lajmi konfirmohet nga vetë Kuko, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur e vlerësuar për besimin që i është dhënë.

“Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë ”, shkruan Kuko në një postim në “Facebook”.

Kujtojmë që Romina Kuko mban edhe postin e zëvendësministres së Brendshme që prej 9 tetorit të vitit 2017. Toni Gogu u largua nga bashkia e Tiranës pas emërimit si prefekt të Qarkut të Tiranës.

2 komente në “Zv.ministrja e Brendshme në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kuko zëvendëson Gogun: Nder dhe privilegj vlerësimi”

  1. Hapu Xhipe says:

    Nuk e di pse , por ky posti i zv.ministres se brendshme me duket pak “kurv”. Me par e ka mbajtur Greta Koci ne mos gaboj. Suksese te metejshme vajzes dhe te fala Sorekes.

  2. Jordi El Nino Polla says:

    kjo nga Korca kryetare e KB Tirane. U dogj per kur BBC a

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje