Gruaja 35-vjeçare vdes nga Covid dhe lë pas 13 fëmijë, partnerja: Ishte si baba

19 Nëntor 2020, 19:27Lifestyle TEMA
Gruaja 35-vjeçare vdes nga Covid dhe lë pas 13 fëmijë,

Sonia Partridge nga County Durham, Angli, vdiq në spital të martën duke e lënë partneren e saj prej 11 vitesh Kerry Ann pa “shtyllën kurrizore të familjes”.

Gruaja 35-vjeçare vdiq pas komplikimeve nga koronavirusi dhe la partneren e saj dhe 13 fëmijët, të cilët tani po përballen edhe me dëbimin nga shtëpia ku jetojnë.

Kerry Ann, me zemrën e thyer, bëri një homazh prekës për gruan e saj apo “babain” e 13 fëmijëve të përbashkët.

Sonia kishte dy fëmijë të saj dhe Kerry Ann kishte gjashtë, ndërsa pesë të tjerët ishin lindur përmes donatorëve të spermës.

Ann e cila vazhdon studimet për mami, në universitet, tha se partnerja e saj prej 11 vitesh “i donte të gjithë me pasion” dhe se kujdesja për 11 fëmijët më të vegjël do të jetë shumë e vështirë pa të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje