Në ditët e sotme është një prej qyteteve fantazmë më të mëdhenj në botë. Në pikun e tij, qyteti i ndërtuar në Alpe, 80 minuta në veri të Milanos, tërhiqte turistë dhe vizitorë të shumtë, me arkitekturën e veçantë, dyqanet, kazinotë, restorantet dhe një hotel madhështor me sallë balloje. Madje kishte edhe një kështjellë të rreme. Por sot, “Citta dei Balocchi” – Qyteti i lodrave, është në fakt një grumbull gërmadhash të lëna në mëshirë të fatit.
Ideja për këtë atraksion ishte e sipërmarrësit italian, Kontit Mario Bagno. Që në vitet 1960 ai ishte përfshirë në ndërtimin e shumë rrugëve dhe aeroporteve, por synimi i tij ishte që të krijonte një Las Vegas italian. Për këtë zgjodhi një qytezë të qetë, Konsono (Consonno) dhe investoi aty 22,5 milionë lireta, ose 313 mijë euro, konvertuar në vlerën e parave në ditët e sotme.
Pjesa më e madhe e 60 banorëve të qytezës u larguan prej aty në vitin 1965, të tjerë qëndruan për të punuar. Të gjitha godinat ekzistuese, përveç kishës dhe varrezave, u prishën. Në vitin 1968 në resort mbërritën turistët e parë. Por suksesi do të zgjaste pak. Me punimet që vijonin vazhdimisht dhe Kontin që ndryshonte shpesh planet e projekteve, turistët i shoqëronte gjithmonë zhurma e makinerive të rënda. Për më tepër, rruga për aty ishte e gjatë dhe gjithnjë e më pak njerëz e zgjidhnin si destinacion.
Goditjen e fundit, shpresave të Kontit ia dha një rrëshqitje masive dheu në vitin 1976, që shkatërroi rrugën kryesore për aq kohë sa për t’i shkaktuar qytetit një dëm të pariparueshëm ekonomik. Për vite me radhë, Konti Bagno thuri plane sesi të “ringjallte” krijesën e tij, por asgjë e tillë nuk ndodhi derisa ai ndërroi jetë në vitin 1995.
Në vitin 2007 “Qyteti i lodrave” u mbyll përfundimisht. Shtatë vite më vonë, pati një përpjekje për t’ia shitur investitorëve për rreth 12 milionë euro, por askush nuk u afrua, duke bërë që grumbulli i godinave të braktisura të mbetet i pandryshuar, si për të kujtuar ndrrën e shuar të sipërmarrësit guximtar.
Bravo gazetarit per matematiken e Lul Bashes. 22.5 milion lireta i bjen diku te 13 mij euro.
O shoku durrsak.
Krahasimi i vleres se parave ne kohe te ndryshme nuk eshte nje veprim pjestimi apo shumezime sikurse doni te thoni ju. Jo, ajo qe thuhet ne artikull nenkupton qe 22.5 milion lireta ne ate kohe ishin baraz me 313 mije Euro sot.
E dyta, mos ja rrit vlerat Lylit!
Tyryry
Më duket se po ia fut ti kot, 22,5 milionë lireta janë rreth 11 mijë euro dhe jo 313 mijë euro. Dikur në Italinë e liretave ishte një vit rrogë.
Tyryfyu duke llogaritur normen e interesit 3% neto ne vit per 60 vjet i bjen diku te 60 mij euro por jo 300. Po nejse po pate ndonje formul mund te na iluminosh.
Djem formula esht pak me e komplikuar dhe taksa e interesit kan ndryshuar shum gjat viteve. Perllogaritja e 330k euro ndoshta i afrohet realitetit me shum se hamendjet e juaja. Psh ne vitet 80 taksat e interesit ishin >10% madje edhe >15%.
Dergoni Erjon Veliajn te ndertoje pallate!
I ka dale nami erionit qe… Nderton! Nami nuk del kot. Dikujt tjeter I ka dale Nami qe genjen(edhe per oren) . Dikujt tjeter qe vjedh(floririn psh). Dikujt pastaj I ka dale Nami qe vret e te zhduk(Eh Remzi Hoxha i shkreti).
O LIKE…PO DO STREHOENI JU O SHOKU SKRAPALLI…QE JENI SHKUL ME KUC E ME MAC…E DI SURRATI YT QE 70 % JAN TE ARDHUR NE TIRANE…FAL JUSH…JU HAP OREKSI NDRETUESVE NE TIRANE…E SLAN GJO PA ZON E NDERTU…
Shkolleshumet e koheve moderne 22.5 milion lireta = 11620.28Euro….(kursi zyrtar i liretes me euron eshte 1 euro=1936.27lireta)Lexoni pak me shume se vehten ofendoni