VENDIMI/ Trajtimi i Covid në shtëpi: Rimbursim ilaçesh për gjendjen e lehtë dhe të mesme, ja skema që do të ndiqet

19 Nëntor 2020, 11:12Sociale TEMA
VENDIMI/ Trajtimi i Covid në shtëpi: Rimbursim ilaçesh për

Miratohet vendimi për rimbursimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me Covid-19.

Sipas urdhërit të Këshillit të Ministrave, financimi do të bëhet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Vendimi përcakton se paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“ Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.  

Mjeku i familjes, për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 (të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse), në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.  Për diagnozën COVID-19, e gjithë popullata konsiderohet përfituese nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke u regjistruar dhe identifikuar si e siguruar” përcaktohet në vendim.

1 komente në “VENDIMI/ Trajtimi i Covid në shtëpi: Rimbursim ilaçesh për gjendjen e lehtë dhe të mesme, ja skema që do të ndiqet”

  1. Meri says:

    Hajde te na vine per testin tani. Kur te vine per te na bere testin, do zoti jemi sheruar me ilacet pa rimbursim. Per te ardhur per te bere testin duan 5 dite, per te te dhene pergjigje 5 dite, iken ilacet e rimbursuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje