Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK, flet ish-ambasadori Shaqir Vukaj: Rusia fshihet pas gjithçkaje, anëtarët e DUMA-s takuan Carla del Ponten e nismoi dosjen

20 Nëntor 2020, 12:52Politika TEMA

Shaqir Vukaj, ish ambasador i Rusisë në Shqipëri, në një intervistë për Euroneës Albania foli rreth luftës në Kosovë, të pagjeturve të luftës, akuzave ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe raportit të Dik Martit.

“Me daljen në skenë të UÇK-së menjëherë institucionet zyrtare ruse filluan sulmet ndaj UÇK-së, ku u aktivizuan ushtarak, politikan, analistë, historianë dhe kryesorja institucione zyrtare si Ministria e Jashtme dhe qeveria” – tha Vukaj.

Ai tregoi se sulmet gjatë gjithë asaj kohe kanë qenë të jashtëzakonshme.

“Terroriste, kriminele dhe trafikante”, kështu cilësohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Pyetur në lidhje me ngjashmërinë midis akuzave të atëhershme dhe akuzave aktuale z. Vukaj tregoi se nuk gjen ndonjë ndryshim të madh përveç dokumenteve pak më të sistemuara dhe gjuhës juridike të përdorur.

Ndërkaq ai solli një shembull që lidhej me Dik Martin.

“Historia me Dik Martin në Rusi është e vjetër. Fillon me Karla Del Ponten që në vitin 99’, pra sapo kishte mbaruar lufta në Kosovë.

Një delegacion shkoi dhe takoi Del Ponten dhe ajo e la natën e Krishtlindjeve dhe u mor me nje raport të jashtëzakonshëm që kishte përgatitur Duma për krimet e UÇK-së në Kosovë.

Më vonë siç e ka deklaruar dhe vetë Dik Marti, Rusia ishte iniciatorë e këtij problemi, pra e materialeve të raportit të Dik Martit,” – u shpreh Shaqir Vukaj.

Sipas tij prania e Rusisë është kudo jo vetëm si hartuese e materialeve por edhe si nxitëse.

Ai ju referua fillimisht materialeve të ditëve të fundit dhe qëndrimeve zyrtare të Dumës shtetërore nëpërmjet një deputeteje, anëtare e Komitetit të Jashtëm që cilësoi krimet e Thaçit si të llahtarshme, krime për të cilat ata ishin në dijeni tashmë prej 20 vitesh.

“Ato krime e mbajtën Thaçin deri tani sepse ju duhej për të frikësuar serbët dhe për t’i bërë presion Beogradit,” – tregoi Vukaj bazuar në deklaratën e Dumës ruse.

Ndërkohë që reagimet e përfaqësues zyrtare të Ministrisë së Jashtme, siç tregoi ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, kanë qenë përsëri negative duke theksuar se bota po i sheh krimet e të “ashtuquajturit shtetit të Kosovës”.

4 komente në “Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK, flet ish-ambasadori Shaqir Vukaj: Rusia fshihet pas gjithçkaje, anëtarët e DUMA-s takuan Carla del Ponten e nismoi dosjen”

  1. Eri says:

    Rusia i ka kordinuar veprimet me sherbimin sekret serb me agjentet e tyre Sali Berishen Lulzim Bashen dhe Karla Ponten.Sherbimi sekret shqiptar ka 30 vjet qe fle gjume letargjik.As arinjte nuk po flene me qekur u ngroh planeti.

    1. koli says:

      mis harro qe pas ‘90 sherbimet sekrete te te gjitha vendeve vazhdojne te hedhin valle ne shqiperi si ju do bytha.
      Parlamenti dhe politika shqiptare qelbet me tradhetare e mercenare te sherbimeve ruse, greke e serbe

  2. kshu qenka puna! says:

    po ai që vodhi lopën nuk ka faj?
    nëse ruspia ka pushtuar edhe evropën – bravo i qoftë

  3. M says:

    Me nder me bythe i shkruani artikujt ore derra…._ (SH.V ambasador ne Shqiperi ) PIKA…PIKA…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje