Greqia mbylli pikën kufitare të Kapshticës deri në 4 dhjetor. Policia, thirrje udhëtarëve. Njoftimi

20 Nëntor 2020, 08:53Kronika TEMA

Qeveria greke ka mbyllur pikën kufitare nga dita e sotme deri në datën 4 dhjetor.

Vendimi është marrë nga shteti fqinj pas shtimit të rasteve me Covid jo vetem ne Greqi por dhe ne Shqiperi!

Nga ana tjeter, Drejtoria e Kufirit në Korçë bën të ditur se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

“Autoritetet e Policisë Greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kapshticë, sqarojnë se në zbatim të vendimit të qeverisë greke për marrjen e masave, mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej datës 20.11.2020, ora 06:00 e mëngjesit, deri në datën 04.12.2020, Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë”, thuhet në njoftim.

Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

“Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës”, thuhet ne njoftimin e nxjerre per kete rast!.

1 komente në “Greqia mbylli pikën kufitare të Kapshticës deri në 4 dhjetor. Policia, thirrje udhëtarëve. Njoftimi”

  1. ARI says:

    O SHQIPTARE MOS LEVIZNI SA ANDEJ KEDEJ. RRUGET DO MBYLLEN KETE DIMER . NE TE GJITHE BOTEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje