Kush është kreu i ri i Sigurisë së Shtetit në SHBA, refugjati që vuri në pranga “Madam Hollywood”?

24 Nëntor 2020, 12:42Bota TEMA

Mayorkas është emigranti i parë i nominuar për të shërbyer në këtë detyrë. Ai ka lindur në Havana, Kubë dhe është amerikano – kubani me postin më të lartë që ka shërbyer në presidencën e Obamës dhe atë të Biden.

Familja e tij u transferua në Los Angeles kur Mayorkas ishte foshnjë. Ai u diplomua për juridik në UC Berkeley, universitet i binjakëzuar me Loyola Law School.

“Kur isha shumë i ri, Shtetet e Bashkuara i siguruan familjes sime një strehë si refugjatë. Tani, unë jam emëruar si sekretar për Sigurinë e Shtetit dhe do të mbikëqyr mbrojtjen e të gjithë amerikanëve dhe të gjithë atyre që largohen për shkak të persekutimit në kërkim të një jete më të mirë për veten dhe njerëzit e tyre të dashur” shkroi Mayorkas në Twitter, në përgjigje të emërimit të tij.

Në karrierën e tij 30 vjeçare si një zyrtar i zbatimit të ligjit dhe si një avokat i afirmuar në rang kombëtar në sektorin privat, Mayorkas shërbeu si Zv/ Drejtor i Sigurisë së Shtetit në administratën Obama – Biden nga viti 2013 deri në vitin 2016 dhe si drejtor në zyrën e Shtetësisë dhe Shërbimeve të Emigracionit të SHBA-së për periudhën 2009 – 2013.

Mayorkas, i cili këtë të martë mbush 61 vjeç, gjatë shërbimit si prokuror, ndihmoi në dënimin e të ashtuquajturës “Madam Hollywood”, Heidi Fleiss, të akuzuar për komplot federal, mashtrim fiskal dhe pastrim parash.

Si shef i zyrës, Mayorkas mbikqyri gjithashtu ndjekjen penale të anëtarëve të Mafias meksikane në procedurat e dënimit me vdekje, ndjekjen penale të Buford O. Furrow Jr për vrasjen e një punëtori federal dhe pushkatimin e fëmijëve në Los Angeles, në Qendrën e Komunitetit Hebre. Po ashtu, ndoqi penalisht Litton Industries për pagesa ryshfetesh jashtë vendit si dhe njihet për heqjen e bandës së dhunshme në 18th Street.

Gjatë mandatit të tij si Zëvendës Drejtor në Sigurinë e Shtetit, ai udhëhoqi zbatimin e programit të Veprimit të Shtyrë për Arritjet e Fëmijërisë (DACA), i cili siguron mbrojtjen e dëbimit për emigrantët që u sollën në vend ilegalisht si fëmijë nga prindërit e tyre.

Po ashtu, Mayorkas u mor me sigurinë kibernetike dhe marrëveshjet e sigurisë së shtetit me qeveritë e huaja. Ai ndihmoi në ndërtimin dhe administrimin e “Fushatës Blu”, për të luftuar trafikimin njerëzor dhe zhvilloi një program për ndihmë emergjente për të rinjtë jetimë, pas tërmetit të Janarit të 2010-ës në Haiti.

Mayorkas ka krijuar Drejtorinë e Zbulimit të Mashtrimit dhe Sigurisë Kombëtare që synon të sigurojë integritetin e çështjeve ligjorë për sistemit e imigracionit.

“Ne nuk kemi kohë për të humbur kur bëhet fjalë për sigurinë tonë kombëtare dhe politikën e jashtme. Kam nevojë për një ekip të gatshëm që në Ditën e Parë, për të më ndihmuar të rimarr vendin e Amerikës në krye të tryezës, për të mbledhur botën për të përmbushur sfidat më të mëdha me të cilat përballemi, si dhe për të avancuar sigurinë, prosperitetin dhe vlerat tona” tha Biden në një deklaratë lidhur me emërimin e Mayorkas.(CNBC, scan)

7 komente në “Kush është kreu i ri i Sigurisë së Shtetit në SHBA, refugjati që vuri në pranga “Madam Hollywood”?”

  1. american16al says:

    Ai qe i ka zgjedhur e di vete se si jane nuk ka nevoje tani te glorifikohen sepse me ardhjen e Biden ne power do te ndodhin mrekullira, kam frike se do te ndodhe e kunderta, te tjere do te vendosin se cfare ai do te beje, sepse ja dhuruan fronin…????

    1. Blendi Fevziu says:

      O americon pajtohu me humbjen re kokrra e mutit. Robte ku t’i kesh ty e trump putinit.

    2. Xhediku says:

      American katunari. Stafi qe beri Trapi, ishte stafi me i paafte ne historine e Amerikes. I ke numeruar sa te denuar me burg ka nga ai staf apo i ke syte vetem per te pare rrocken e zezakut ne gojen rende mor felliqesire?

    3. ben says:

      amerikan16al-me mire quaju “pjatalaresi injorant ne amerike16al” se ky emer te shkon me shume per shtat.
      Them se te shkon me shume ky emer, pasi vetem injorantet i mbajne ison nje genjeshtari patollogjik si Trump.
      Per ata qe kane pak njohuri mbi systemin electoral amerikan, e dine se ka praktikisht zero mundesi qe te manipulohen votat ne shtetet amerikane.

  2. Shenjestra says:

    Amerikano 16Al,qenke rrot mulliri.Biden e fitoi dhe nuk ja dhuroi njeri,o matuf!

  3. shkodrani says:

    Dhe kur mendon,se nje pjese e jona,nga ata qe rriten neper Amerike,vdisnin per Trampin,a thu se ja kishte pjell e ama.Le ti gjejne nje grua tani,ja mori ca dollar te mira ballkansja.Keshtu e ka kjo pune,besojne ne ty,e ti as ke dit as po mundesh me pase nje qelize qetesie,familjen.Pse do thoni ju,sepse nuk ti jep parja,te gjitha.Ngushellime per ca trapa andejmatane oqeanit,perfshi lakuriqen nga Qerreti.

  4. american16al says:

    Duket se colori I emrave nuk e ndryshon autorin sepse ka po aq mllef dhe inat kur nje njeri klasik mashtrues mundohet te hiqet I ndershem , ky brez po vjen dhe konsolidohet ne internacionalen e vulgaritetit qe u duk ne horizont…..!!
    Sa per punen time si pjatalares jam krenar qe e nxjerr lekun me pune dhe jo si ju kafeneve dhe beni hesapet e botes.
    Sa per Trump nuk e rruaj sh por per “spektaklet” e demokracise ala africane po…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje