Shkencëtari amerikan: Përzieni kripë dhe sheqer para se të flini, bën mrekulli për shëndetin

25 Nëntor 2020, 21:10Lifestyle TEMA

Nëse provoni të përzieni kripën dhe sheqerin e më pas ta konsumoni para se të shtriheni në shtrat, ka shumë të ngjarë që kjo do ju kthehet në një zakon i përditshëm.

Konsumimi i përzierjes së kripës dhe sheqerit, sipas Matt Stone, një shkencëtar amerikan i cili ka botuar disa libra mbi të ushqyerit dhe metabolizmin, ndihmon në pagjumësinë dhe dhimbjet e kokës, forcimin e imunitetit, ngritjen e nivelit të energjisë dhe ngritjen e nivelit të serotoninës dhe elektrolite.

Kripa ashtu si sheqeri, nuk rekomandohet të konsumohet në sasi të mëdha për shkak të efekteve potencialisht të dëmshme për shëndetin, por kjo nuk do të thotë që nuk ka asnjë anë pozitive, veçanërisht kur bëhet fjalë për kombinimin e tyre.

Kombinimi i ëmbël dhe i kripur ndihmon në balancimin dhe funksionimin optimal, veçanërisht kur bëhet fjalë për hormonin e stresit.

Sheqeri vepron si një “bateri” për qelizat sepse glukoza përfaqëson një rrjedhë të besueshme të energjisë në mitokondri. Natriumi i kripës lejon frymëmarrjen e duhur të qelizave dhe prodhimin e energjisë. Përveç kësaj, të dy substancat janë mjete të fuqishme ushqyese për menaxhimin e stresit.

Sheqeri dërgon një sinjal për të pezulluar prodhimin e një hormoni stresi që dëmton metabolizmin tuaj dhe ju bën të zgjoheni natën. Ato janë gjithashtu të rëndësishme në ruajtjen e kushteve homeostatike, në të cilat adrenalina nuk mund të prodhohet pa kontroll.

1 komente në “Shkencëtari amerikan: Përzieni kripë dhe sheqer para se të flini, bën mrekulli për shëndetin”

  1. Serumi says:

    Na jep formulen ne craport perzihet kripa me sheqerin apo me vesh, shto uje e shto miell. Ky do te jete me siguri nga ata shkencetaret e trapit,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje