Elton Deda tregon vështirësitë e krijuara nga Covid: Është asfiksi! Po tres dhjamin tim…

26 Nëntor 2020, 09:23Lifestyle TEMA

Afro 8 muaj pa ushtruar aktivitetin e tyre, pa mbështetje financiare dhe mbi të gjitha të paqartë mbi detyrimet ligjore që duhet të kryejnë për t’u njohur si artistë të pavarur.

Muzikantët e “live”-it, pas aktit normativ të fillimtetorit që ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, “lounge bar”-eve dhe muzikës pas orës 22:00, janë lënë pa një rrugëzgjidhje, përballë detyrimeve tatimore e jetësore që nuk presin.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kantautori i njohur, Elton Deda ka rrëfyer vështirësitë që has ai në ushtrimin e profesionit në këtë periudhë.

“Vjen një moment që në këto kushte, nuk kemi ç’të bëjmë më. Është një pandemi botërore, një situatë shumë e keqe në të gjithë botën dhe ne duhet të përshtatemi me këtë gjë.

Nuk do përshtatemi duke u rialokuar, por me disa platforma, të cilat fatkeqësisht do fillojnë ta zvogëlojnë pak publikun.

Derisa kjo flamë të marrë fund, ne do përfundojmë që njerëzit të na ndjekin përmes real-time ne duke luajtur në një studio. Do sajohen gjëra”, tha ai.

Alban Dudushi: Ti je një njeri që jeton me artin tënd. Si po jeton në këto momente?

Elton Deda: Në këto momente… është një asfiksi dhe sinjali im i mençur… mendoj që në këto kushte jam treguar i mençur, kam kursyer disa para dhe thjeshtë jam duke tretur dhjamin tim.

Deda u shpreh optimist duke shtuar se, së shpejti do përqafohemi dhe do t’i rikthehemi jetës normale.

“Bota, nuk është hera e parë që po përjeton një gjendje pandemie, ka patur edhe herë të tjera. Ne jemi qenie e përshtatshme, ama anën sociale nuk do ta bëjmë robotike dot, të paktën dhe për disa vjet.

Është një fat i mirë ky lloj globalizmi, sepse filluan kërkimet për vaksinën.

Shumë shpejt do kemi një vaksinë, jam shumë i bindur për këtë, sepse ka gjunjëzuar gjithë botën, jo vetëm Shqipërinë.

Në momentin që do dalë vaksina, psikologjia e njerëzve ndryshon, rastet ulen dhe baret avash avash do të hapen dhe unë jam i bindur që nga prilli ose nga maji do kemi edhe koncerte. Do t’i rikthehemi një jete ashtu siç e kemi patur.

Disa gjëra do ndyshojnë tek ne, por ne prapë do përqafohemi nëpër klube, njerëzit do bëjnë qejf, sepse është një anë njerëzore”, tha ai.

14 komente në “Elton Deda tregon vështirësitë e krijuara nga Covid: Është asfiksi! Po tres dhjamin tim…”

  1. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli says:

    Pyet gamorin Julian Deda , se vetem ai mund tiu jape pergjigje pyetjeve te tua ?

    1. Black Jack says:

      ?????????? ohhh sa kom qesh . I modh plako .

  2. gloria says:

    Bota eshte ne katastrofe ky e ka mendjen tralala….

  3. tropoja says:

    trete dhjamin e morrat bashke

  4. romeo says:

    Fshati digjet kurva krihet….

  5. Gjon Leka says:

    Shyqyr që me dhjamë nuk je keq. Po përse nuk bën diçka në lunjë apo në oborret midis pallateve, që të gëzosh disi jetën e hirtë të njerëzve?

  6. 19 says:

    ikni mor debila komentus ce do jeten oa artin dhe muziken o derra .Eltoni eshte djal i talentuar dhe i mencur gjithashtu.kokrat e injorantve shkrujne ne cdo tem qe shofin ne gazeta .shkoni hani pace e pilaf o injorante qe e mbushet tiranen plot me racen tuj idjote.

    1. 31 says:

      mir e ke.
      Han pace- pilaf dhe shkrujn idiotizma.
      Me par ,Maloku & fshatar katnari hajshin bukkallamoq me llall,
      i vinin fshatit me gamor verdall,(dmth bojshin xhiron tradicionale ,
      me gjujt noj kooperativiste shembullore )
      e i kalte gjymi ke mullart ?✌
      Sot te qelbin kudo,hedh syt.
      Allah- Allah
      i terboj Pacja ??✌

  7. mik says:

    Elton Deda ka te drejte por, ketu ne kete vend 40% e familjeve shqiptare jeton me 5 dollar dita.
    Keto familje nuk kane e as nuk kane pasur kurre dhjame per te ngrene vetveten.
    Dudushi duhet ti jape ze ketyre familjeve, dhe jo atyre qe nuk i ka mungu asgja ne jete.

  8. 31 says:

    mir e ke.
    Han pace- pilaf dhe shkrujn idiotizma.
    Me par ,Maloku & fshatar katnari hajshin bukkallamoq me llall,
    i vinin fshatit me gamor verdall,(dmth bojshin xhiron tradicionale ,
    me gjujt noj kooperativiste shembullore )
    e i kapte gjymi ke mullart ?✌
    Sot te qelbin kudo,hedh syt.
    Allah- Allah
    i terboj Pacja ??✌

  9. Popull leshi says:

    Artista leshi eshte mbush plot Shqiperia

  10. nji Situate e tille izolimi Total,
    i privuar nga cdo Aktivitet ,demton njeriun,
    pothuaj njelloj sivet Covid-19.
    Te gjithe e ndjejme ate shtres qe na shkakton izolimi.
    Nuk jame kurr per injorimin a Masave Mbrojtese -izolimi ne shtepi na mbron jeten,
    mirpo ajo qe duhet bere eshte ana tjeter e Medaljes,
    se si do zhvillojme ne kto kushte Metoda,qe lejojne te hyjne ke ne,
    ato komponente ,pasione qe ushqejn Normalitetin tone.
    Ndryshe gjithcka degjeneron ne Depresione ,ne Burn Out ,ne gjithcka shkaterruese per shendetin
    e jeten.
    Kto duhet te jete Aktive e gjithe Truri intelektual, Sociologe e Psikologe .
    Poashtu media ,qe duhet te mos shtoje shtresin por relaksoje ate.Te shikosh cdo dite
    surratin e bashes,metes,berishes & Co qenie te Neveriteshme e lexosh idiotizmat e dhizmat
    e ketyre maskarenjeve ,eshte teper shqetesuese e depresive per nji Opinion ne izolim
    te Dyfishte ,Covid- 19 nga njera ane dhe injorance e Negativiteti maskarenjeve politikan nga ana tjeter.
    Beni Muzik nga Shtepite,Studiot .

  11. Ben says:

    Egoist i ceket. Pse mo bolo dhjamin e kujt do te tresesh ti?!!!!

  12. Timi says:

    Ti paske dhjam, por 90% te Shqiptareve qe nuk kane cfare duhet te thone?
    Po rrini urte o pordhacer se nuk ju duron njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje