Tirana e drejtuar nga tekniki Nevil Dede, vijon të jetë në krizë rezultatesh.
Edhe në sfidën e sotme të zhvilluar kundër skuadrës së Kastriotit, kampionët e Shqipërisë nuk shkuan më shumë se barazimi.
Një tjetër hap fals për bardheblutë, të cilët dhe pse ndryshuan trajner, rezultatet mbeten po të njëjta, duke mos u shfaqur për asnjë moment superior ndaj kundërshtarit.
Në ndeshjen e sotme Tirana kaloi e para në avantazh me anë të sulmuesit të talentuar Ernest Muçi, por nuk arritën dot që të ruanin epërsinë.
Kastrioti i Ramazan Ndreut barazoi shpejt rezultatin me anë të De Silvas.
Rezultat që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit, me të dyja ekipet që morën nga 1 pikë.
Laçi nuk ka gabuar në sfidën e luajtur në shtëpi ndaj Apolonisë, pasi triumfuan me rezultatin e thellë 6-1.
Edhe pse Apolonia kaloi e para në avantazh me anë të Omerit, kurbinasit përmbysën gjithçka.
3 gola të bomberit Naubueze, dopieta e Xhixhës, dhe goli i Markut i dhanë fitoren e parë për këtë sezon ekipit të Stavri Nicës.
Ndërkohë, Teuta u ndal sërsish në barazim në transfertë kundër Bylisit.
Takimi i luajtur në “Adush Muça” u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.
Një hap fals për “Djemtë e Detit” që këtë sezon janë dhe pretendetë për të fituar titullin kampion.
Java e pestë e Kategorisë Superiore mbyllet me dy takimet e fundit Vllaznia-Kukësi dhe Partizani-Skënderbeut që do të luhen në orën 16:45. (TemA)
TIRONA NUK KA PER TE BO HAJER QE KUR ILIR FLORIRI VESHI FANELLEN E SAJ.9 HUMBJE 2 FITORE 3 BARAZIME.DISTANCOHUNI NGA META NDRYSHE TERSLLIKU DO TE VAZHDOJE E RREZIK BIE NGA KATEGORIA.