Agjencia Europiane e Barnave: Hidroksiklorokina mund të shkaktojë probleme psikike te pacientët me Covid

30 Nëntor 2020, 21:50Bota TEMA

Klorokina dhe hidroksiklorokina, ilaçet që përdoren te pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19, mund të shkaktojnë shqetësime psikike dhe sjellje të lidhura me vetëvrasjen.

Paralajmërimi vjen nga Agjencia Europiane e Barnave, pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave në dispozicion, mbi efektet anësore të medikamentit.

Analiza e të dhënave nisi në maj të 2020-s, pasi agjencia europiane e barnave u informua nga autoritetet spanjolle për 6 raste të shqetësimeve psikike te pacientë me koronavirus, të cilëve iu ishin dhënë doza të hidroksiklorokinës më të larta se sa ato të autorizuara.

Ilaçi i përdorur kundër malarias u rekomandua edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe mori autorizimin e Agjencisë së Ushqimeve dhe Barnave në SHBA.

1 komente në “Agjencia Europiane e Barnave: Hidroksiklorokina mund të shkaktojë probleme psikike te pacientët me Covid”

  1. Truth says:

    Keta jane idiote. Kinina eshte perdor me dhjetra vite me sukses. HC eshte parandaluese e Covidit. Keshtu India dhe Afrika e kane ndaluar Covidin. Ne USA dhe Europe u politizua sepse Trump e promovoi per Te miren e qytetareve. E perdor rregullisht sepse jam i ekspozuar. Asnje problem pervec mbrojtjes. 1 have 200mg ne dite per 1 jave dhe 400 mg cdo jave pas saj deri sa te marri fund pandemia. Ose prisni tju sheroje Sazan Guri me Edia Ramen. Qindra artikull shkencore per HC (jo keta Te politizuarit e 2020) ka per ata qe duan Te informohen. Coronovirus hydroxycholorquine (mos perdor Google se i censuron kerkimet por Brave dhe DuckDuckGO.). Studimet para 2020 se tani shkenca i sherben monopoleve e politikes. Le Te vdesin njerezit pa Trumpi te iki eshte motivi i sotem. Maskat nuk ju shpetojne dot….HC nuk merret kur i semuri me Covid eshte rende. Nuk ka cfare ti beje sepse virusi eshte shumuar. Beni si te doni por nese doni jeten dhe keni mundesi ta gjeni perdor i HC per parandalim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje