Fatmir Mediu: Të drejtat nuk m’i mohon Rama, i fitova në ’90 në përplasje me “baballarët” e tij

8 Dhjetor 2020, 09:12Politika TEMA

Javën e kaluar, Partia Republikane i është drejtuar Gjykatës Kushteteuese me një kërkesë sa i përket vendimeve te komitetit të ekspertëve për të ndaluar grumbullimet e më shumë se 10 personave duke përfshirë këtu edhe aktivitetet politike.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, kreu i kësaj force, Fatmir Mediu tha se ky urdhër ka një prapavijë të qartë politike, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po krijon presion dhe frikë mbi politikën dhe qytetarët.

Ai shtoi se rregullat e distancës sociale, të maskës duhet të vendosen si kusht edhe ndaj Ramës dhe Parlamentit.

“Le t’i lëmë aktivitetet politike, mos t atakohem me qytetarët, mos të krijojmë raport me ta dhe të lëmë që Edi Rama të vazhdojë mashtrimin e tij.

Pyetja për të gjithë këta mediatikë të mëdhenj është, pse parlamenti duhet të mblidhet në një salle të mbyllur më shumë se 100 veta. Cfarë ndryshon parlamenti me qytetarët? Pse KM duhet të bëjë aktivitete mbi 50-60 veta dhe politika jo?

Pse kryetaret e bashkive mund t’i bëjnë këto aktivitete në mënyrë të përditshme ne jo? Pse aktivietet sociale organizohen ne salla te mbyllura dhe politika jo? Duket që ka një prapavijë të qartë politike, përgjigjja ime për të gjithë këta është, boll i shërbyet të keqes, boll i shërbyet manipulimit dhe mashtimit që po ndërton Edi Rama për të krijuar presion dhe frike mbi politikën dhe qytetarët.

Absolutisht jam dakord që të përcaktohen rregullat e distancës sociale, të maskës e te vendosen si kusht ndaj partive politike sic duhet t’i vendosen si kusht KM, kusht parlamentit, cdo njeriu që merret me jetë sociale, apo cdo institucioni, por kurrën e kurrën nuk mund të vendosi në mënyrë abusive se kush ka te drejtë dhe kush nuk ka të drejtë. Lirinë dhe të drejtat nuk ma ka dhënë as media online, as Edi Rama e kam fituar në vitin 1990, në përplasje me baballarët e Edi Ramës.”

5 komente në “Fatmir Mediu: Të drejtat nuk m’i mohon Rama, i fitova në ’90 në përplasje me “baballarët” e tij”

  1. Cufi says:

    Nuk e kam ditur se ashte kaq idiot ky mender mut politikani

  2. apolonacademy says:

    Kur flet fate mediu ky kurva qe ka qene tutor femrash ne itali , ka qene trafikant dhe eshte denuar per kete ne itali , ky qe vrau njerzit ne gerdec , dhe vjen e na ben moral ky vllai kurvave , ketij do martuar ropt e shpise , kaq popull koti jemi ne shqiptaret qe kemi votuar keta plera ??? Atehere eshte mese e drejte kur thone , nje popull meriton qeverrine qe ka .

  3. antipatrea says:

    Ore po lëreni të lirë kët kllufin të bëjë ç’të dojë ! Ky s’mbush dot me tifozë as një kabinë plazhi nga ato të kohës së Dullës , jo të infektojë dynjanë…

  4. ZIGUR QARRI ( i verteti ) says:

    Sa shume qe flet kjo foto antishqiptare e vendosur si ilustrim i ketij shkrimi. Mjere Shqiperia ne duar te kujt ka qene dhe qe deshirojne serish te jene ne krye.

  5. Me c’fare do mbushe sheshet ky , lereni t’a shohim !
    Sa per lirine qe paska fituar ky ne 90 en e dime , liri deri ne vrasje njerzish ,c’do me o palaco , s’eshte ngopur akoma ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje