PD-LSI përpjekje për të orientuar opinionin publik se protestat s’janë organizuar prej tyre

14 Dhjetor 2020, 10:51Blog TEMA

Nga Ilir Beqaj

Ka një përpjekje të PD-së dhe LSI-së për të orientuar opinionin publik se protestat e ditëve të fundit nuk janë të organizuara prej tyre, por janë shprehje e zemëratës rinore dhe se ato e kanë për detyrë t’i mbështesin.

Zjarrvënia ndaj selisë së PS-së në Shkodër ka qënë nga ngjarjet e dhunshme kulmore në protestat e këtyre ditëve.

Po rradhis disa fakte për të lënë këdo të bëjë vlerësimin e vet.

Protesta e të shtunës në Shkodër u lajmërua që të premten, madje edhe intenerari i saj përfshirë selinë e PS-së.

Vetë kryetarja e bashkisë Shkodër u vu në krye të protestës.

Çfarë duhet të mendojë kushdo që proteston dhe që di se në krye të protestës është dikush që deklaronte para një viti e gjysëm se “Po të kisha edhe unë Molotov do të gjuaja edhe unë me Molotov ….”?

Ja cilët janë disa nga personat e proceduar nga policia për dhunën në protestën e të shtunës në Shkodër:

Kryetarja e Bashkisë

Bashkëshorti i kryetares së Bashkisë

Nënkryetari i Bashkisë

Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashki

Polic bashkiak

Kryetari i FRPD

Atëherë, të rinjtë shkodranë janë të “zemëruar” apo të instrumentalizuar nga Partia Demokratike në Shkodër?

Shkodra është i vetmi qytet ku “zemërimi” rinor nuk ka cënuar (për fat të mirë) zbukurimet e vëna nga bashkia në prag të festave të fundvitit. Si është e mundur që “zemërimi” rinor e ka kudo, përveç Shkodrës, me zbukurimet e fundvitit?

Që në fillim të javës, pa ia kërkuar askush, Sali Berisha riktheu pjesë të retorikës politike mburrjet e tija pse kishte vrarë 4 vetë në 21 janar 2011 dhe keqardhjen që nuk vrau dot më shumë në 22 janar 2011 përfshi edhe vetë Edi Ramën.

Besoj se është e qartë botërisht se kush e frymëzon, organizon, madje edhe realizon dhunën e javës së fundit.

4 komente në “PD-LSI përpjekje për të orientuar opinionin publik se protestat s’janë organizuar prej tyre”

  1. NĒ BURG , KRERËT KRIMINAL TË KËSAJ OPOZITE TË SHPËRFYTËRUAR PËR PUSHTET.! says:

    PEDEJA DHE LESHELIJA DO TA PAGUAJNË NË ZGJEDHJE FATURËN E DËMIT.
    POPULLI NUK DO KURRË DHUNËN PËRSËRI NË PUSHTET .
    DREJTËSI VEPRO!
    MOS LEJO TË NA DJEGIN TIRANËN !
    BURGOSI ZJARRVËNËSIT DHE INSPIRATORËT E TYRE!
    ⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️

  2. Na dogje qytetin moj pise.?? says:

    Voltan, qerrohu nga Shkodra jonë.

  3. GJINI says:

    PD Dhe LSI po na tregojn se si do qeverisin ne pushtet !
    Edhe te duan nuk jan ne gjendje te bejn diçka tjeter !
    Ahere kur ata nuk munden ndryshe duhet mirkuptim !
    Lerini ta tregojn talentin e tyre ,ne fund llogarin mos
    Ta paguaj populli por META ,BASHA ,SALIA ,BAXHELLA !

  4. YLLI says:

    Kjo femer eshte me te vertete e pafytyre, pa cipe: e paturp dhe cinike.

    Une nuk jam socialist, jam njeri i djathte, por keto lojera te strumentalizuara me dhimbjen e rinise me duket diçka qe po ekzagjerohet..

    PD dhe LSI kane marre fund si parti: duhet re riformohen dhe te dalin lider me vizion te ri…

    SHBA ua tha qarte !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje