“Lideri i opozitës pa pikë karakteri!” Rama: Mungon kur është momenti i duhur! Protesta, akt degradimi i Ilir Metës e Sali Berishës

15 Dhjetor 2020, 12:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kreun e opozitës, Lulzim Basha në lidhje me protestat për vrasjen e Klodian Rashës.

Kreu i qeverisë u shpreh Basha nuk ka lidhje me protestat, sipas tij duhet të dilte dhe të distancohej nga dhuna.

“Mua më vjen keq për Lulzim Bashën dhe është një tjetëer që Basha është një lider pa pikë karakteri. Basha nuk ka asnjë lidhje me këto që ndodhin. 

Por kjo nuk e pafajëson. Kjo e bën dyfish fajtor, nëse do të ishte lideri i opozitës do të duhet të dilte dhe të thoshte që këto janë të papranueshme dhe kjo nuk është rruga për të ardhur në pushtet, se në pushtet vihjet me zgjedhje. 

Por si gjithmonë ai është i papranishëm në momentin e duhur dhe në vendin e duhur për të thënë gjënë e duhur. Mungon”, tha Rama.

Për dhunën në protesta, Rama bën fajtor Ilir Metën dhe Sali Berishën.

“Atëherë çfarë kërkojnë këta? Duan të vazhdojnë ciklin e revolucionit imagjinar që ka dy vite që rrotullohet në rradaken e Metës e të Saliut?

Kjo që ndodh nuk është asgjë tjetër dhe nuk ka lidhje me zemërartat dhe me këto teoritë e atyre që bredhin studiove, është një tjetër akt i degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës. 

Këta të dy janë pas asaj. Këta kanë predikuar revolucione, prerje duarsh etj. Këtë e dinë edhe peshqit e liqenit artificial.

Secili e di këtë që po them unë. E di cdo shqiptar, i majtë apo i djathtë. Këtë e dinë 4edhe ata që teorizojnë dhunën”, u shpreh  kryeministri.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje