Prifti: Opozita nuk ka tajare të thotë që mbështeti protestën. Nuk i kalëron dot këto fitila që i ngre, sepse s’ka besueshmëri

15 Dhjetor 2020, 17:31Politika TEMA

Pedagogu pranë PD, Rezart Prifti ka folur për protestat që u mbajtën për 6 ditë me radhë për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Në një intervistë për Fax News, Prifti thotë se revolta e shoqëruar me dhunë dhe shkatërrim e mbajti larg protestës pasi i dhimbsen taksat që paguan ndaj shtetit, për të cilin shton se “i ka pirë gjakun”.

Më tej ai nuk i kursen aspak kritikat për opozitën duke thënë se “nuk ka tajare të thojë publikisht që mbështeti protestën dhe nuk ka besueshmëri”.

Aktet që kryheshin më mbajtën dhe mua larg protestës. Sepse nuk e kam në natyrë të shkatërroj, të prish. Jo në pronë të tjetrit, por edhe të shtetit.

Kjo është një mosmirënjohje e madhe për pronën e shtetit që është  e të gjithëve, edhe e imja. Por duke mos paguar taksat, nuk të dhemb. Unë që i derdh një më një dhe më ka grirë ky shtet, më ka pirë gjakun, revoltohem dhe më shumë akoma.

Edhe nëse i ka mbështetur opozita, nuk ka problem. Edhe nëse qeveria bën akuza opozitës për mbështetjen e protestës, gabim të madh bën.

Çështja është që opozita ka dy probleme, nuk i del dot për zot publikisht sepse nuk ka tajare të madhe që të dalë publikisht e të thojë ‘Po, unë i mbështeta. Po tenton të bëjë lëvizje sikur dalin skic, bosh. Por nuk bëhet kështu.

Arsyeja e dytë është se opozita nuk i kalëron dot këto fitila që i ngre, sepse nuk ka besueshmëri. Kjo është e gjithë cështja sepse e di që pas tre ditësh, ajo udhëheqje opozite do e lërë kudo në mes të sheshit apo të lumit, detit a liqenit dhe do iki. Ndaj dhe njerëzit nuk angazhohen. Pse nuk vazhdon protesta mbi 5-6 ditë?”, tha Prifti.

(TemA)

2 komente në “Prifti: Opozita nuk ka tajare të thotë që mbështeti protestën. Nuk i kalëron dot këto fitila që i ngre, sepse s’ka besueshmëri”

  1. Konjak says:

    C’do proteste kerkon nje udherrefyes , nuk mund te lesh te rinj te protestojne , pamvaresisht se idene e kan te qart , pa nje grup drejtues , dhe kete mund ta bejne shum mir , partite politike . Ne rastin e protestes se fundit , nese do te drejtohej nga nje grup i pergjegjshem qoft ky partiak , do ishin minimizuar shkaterrimet . Mirpo problemi eshte se partite jan ne luft me njera tjeteren , per ifluence , dhe prandaj do te ket shkaterrime c’do here e me shume , nga protestuesit . Asnje qeverisie nukse i intereson protesta , sepse kryesisht opganizohen nga populli , per mosrealizimin e kerkesave te tij . Besojse Cdo qeverisie ka mungesa ne plotesimin e detyrave ndaj popullit , prandaj edhe protestat jane te ligjeshme . Por , besojse eshte qeveria ajo qe duhet ti jap zgjidhie te kenaqeshme per te gjithe . Mirpo , qeveria mendonse , nese ploteson kerkesat e popullit nga presioni i protestuesve , plotesohen kushtet per te dhene doreheqien . Une besoj se s’eshte keshtu . Qeveria ka nje mandat i cili duhet te mbylle ciklin , ne votimet e radhes . Mirpo partite tona vjedhin apo blejne votat , dhe skane besim tek njera–tjetera . Ky eshte problemi .

  2. miresi says:

    Une po te kete ish opozita, se nuk eshte opozite, njerez si ky me kete mendim jam mijra here pro tij, jam me te sado qe emri pd une per shume aresye e kam baraz me Hitler per gjithe boten dhe me dridhet mishi kur lexoj keto dy germa, bile sikur te retushohej shqipja dhe keto germa te hiqeshin, do te isha plotesisht dakort. Kete Rezartin e degjova dhe mbreme dhe qendrimi tij kaq realist me beri pershtypje te madhe; i uroj shendet dhe keshtu i duam shqiptaret. Ka mundesi ti edukoje studentet si veten, aman jo si Marku apo Gjekmarkaj qe e bejne pis auditorin ku shkojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje