Armand Duka bën fushatë politike kundër qeverisë: Mënyra e drejtimit të sportit nga shteti e turpshme

18 Dhjetor 2020, 11:09Sport TEMA

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka mbajtur një fjalim në hapjen e Asamblesë së Përgjithshme ku do të ketë disa ndryshime në statut dhe shumica e tyre janë skandaloze, pasi të gjitha janë në favor të Dukës.

Në fjalën e tij hapëse, Duka e shfrytëzoi në mënyrë të turpshme për t’i shërbyer politikisht partive të opozitës ku bën pjesë dhe vëllai i tij, duke sulmuar qeverinë shqiptare.

“Kemi marrë një premtim pozitiv nga Qeveria. E deklaroj publikisht se miratimi i Ligjit të Sponsorizimeve sipas propozimit tonë do bëjë të funksionojë sportin dhe do hapë faqe të re për këtë. Në pak vjet sporti do kthehet në ekonomi të fortë që gjeneron të ardhura dhe jo në një lypsar të rëndomtë që shtrin dorën për të mbijetuar.

Nuk kërkojmë lëmoshë por atë që na takon, ne dhe gjithë fëmijëve në Shqipëri. Futbolli kontribuon me rreth 45 milion euro në ekonomi. Të dhënat tona janë një pjesë e realitetit, ku nuk përfshihen mijëra të rinj që janë përfshirë në eventet tona.

Po punojmë për implementimin e projektit për 100 fushat. Jemi të vetëdijshëm se duhet shumë inpenjim. Qeveria nuk ka dënjuar as ta lexojë projektin tonë, por Ministria jonë e famshme e Arsimit është nxituar të na kthejë përgjigje negative. Ne do vazhdojmë projektin dhe meqë qeveria nuk përgjigjet ne do e mbështesim me 50 përqind.

Çdo klub, individ që do të bëjë një fushë të re standarte do mbështete me kujdes. Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit është e turpshme dhe më e turpshmja e 30 viteve të fundit. MAS i  Qeverisë Rama e theu rekordin e MTKRS të asaj paraardhëse, me dy gërma më pak e shumë  kilometra diferentizëm më shumë”, deklaroi Duka. (TemA)

3 komente në “Armand Duka bën fushatë politike kundër qeverisë: Mënyra e drejtimit të sportit nga shteti e turpshme”

  1. Beni says:

    Nuk dihet akoma dhe sa kohe do ta drejtoje futbollin hajduti e mafiozi ” Duka i krimit “

  2. Taulant says:

    Ky duhet ti kaloj SPAKUT.
    Eshte pergjegjes per shkaterrimin e stadiumit Qemal Stafa ne bashkepunim me Edi Ramen .

  3. Sasame says:

    Fusha e stadiumit te ri kombetare Qemal Stafa pasqyron me se mire fytyren Armand Dukes.Fusha e futbollit eshte simboli ajduterise qe eshte bere nga F.sh.f .K.LSh duhet te mos beje sehir se paguhen nga taksat e qytetareve Bolle ndejtet neper zyra .Shikoni si vidhet ashiqare.Nje stadium shume bukur me nje fushen per ta mbjelle me prase.P.S Ky stadium dhe stadiumit tjeter ne Tiranen e re sot dhe gjithe jeten do te theriten stadiumi Qemal Stafa dhe stadiumi Dinamo.Emrat e objekteve nuk nderohen sa here nderohen partit.Populli i ka njohur dhe vazhdon ti njohi me emerat veprate ,ndertuara qe ne kohen e sundimit te Turqise. KY eshte nje standard turpi nga qeveritaret shqipetar qe nuk
    e ndesh ne asnje vend te botes ne gjithmone do te lem nam .Turp per te gjithe keta shtetare qefaksifikojne historine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje