Përfaqësimi i grave në politikë nuk duhet të bëhet thjesht për të plotësuar kuotat gjinore, por duhet të rritet roli i saj në vendimmarrje. Është ky mesazhi që dha kreu i republikanëve Fatmir Mediu gjatë mbajtjes së Forumit Kombëtar të Grave Republikane.
“Rama dhe regjimi i tij i korruptuar kërkon që ju të heshtni dhe të mos flisni si sot, të ulni kokën. Kërkon që ju të harroni se kush jeni dhe çfarë doni. Rama dhe sekti që është krijuar sot në politikën shqiptare kanë bindjen se shqiptarët duhet të jenë kokëulur dhe me ta mund të bëjnë çdo gjë.
Ata si shqiptarë mund të tallen, mund të dhunohen, mund të rrihen, të shtypen, keqpërdoren, arrestohen, burgosen. Mund t’i lesh papunë, pa arsim dhe pa të ardhme, sepse sipas tyre shqiptarët nuk kanë forcë për t’u ngritur, sepse Rama dhe regjimi i korruptuar që ka ndërtuar, kanë bindjen dhe mendojnë se kanë në dorë jetën, lirinë dhe të ardhmen tonë. Jetën, lirinë dhe ndërtimin e lumturisë, të gjithë ne na i ka falë Zoti.
Juve duhet të jeni kudo që flitet; kur flitet për Shqipërinë dhe kur flitet për ju, për të sotmen dhe për të ardhmen. Mbi të gjitha, mos lejoni që të tjerët të flasin për ju, por flisni ju për veten tuaj, duke mos pranuar hipokrizinë dhe keqpërdorimin. Nuk ka vlerë vetëm një femër me pushtet, por ka vlerë pushteti i femrës, duke krijuar së pari pushtet mbi veten tuaj, mbi atë që doni të arrini.
Mos pranoni t’ju përdorin për numra, për kuota, që të zbukurojnë shëmtinë e pushtetit dhe të anti-vlerave. Qëndroni më shumë me njëra-tjetrën dhe pranë njëra-tjetrës. Flisni fort dhe hapur kundër politikave që në radhë të parë përçajnë, përbuzin dhe urrejnë e fyejnë. Nga përbuzja, nga përçarja, nga fyerja, nuk ka asnjë gjë të mire”, tha në fjalën e tij Fatmir Mediu.
Forumi u përshendet nga Euro Deputete, deputete nga Kosova, Maqedonia, Auatria dhe Bullgaria si dhe kryetarja e grave demokrate Albana Vokshi, e cila theksoi se të gjitha gratë duhet të luftojnë për të liritë dhe të drejtat e tyre.
Por edhe në këtë takim të Partisë Republikane, u vu re mosrespektimi i aktit normativ për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 persona. Republikanët kanë deklaruar se nuk do të respektojnë vendimin e Komitetit të ekspertëve, madje disa ditë më parë, e kanë dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese vendimin për të ndaluar mbledhjet partiake, duke e parë si një përpjekje të Ramës për të dëmtuar opozitën në prag të fushatës elektorale.
Shoqe dhe shoke gerdecar,ndegjoni mehdi turkoshakun se nuk ha m..kot
SPAK ! HETO MEDIUN PË GËRDECIN !
kur bejne moral edhe te pamoralshmit c mund te presesh?
Ju z.Mediu, nuk ma merrni per hartime, te pakten, por je me i zoti se une, pse ti di not. Por, kesaj here nuk do arrish bregun. Ta gezosh pensionin!
Cfare gare ke fituar balle per balle, personalisht. Z.Mediu?! Me sa di une, nuk ke fituar asnje. Lufto dhe fito nje gare personale, balle per balle, dhemb per dhemb, si Biden ndaj Trimp! Nuk shkohet jeta pa pune, nen catine e tjetrit.
MIR O MEDI NE RADH TE PAR MER MOTREN TENDE SE KA NGELUR NE QAF KRAB ME TE NDIERI
O…….N
Jo vetem me olldashin. Mora e tij, ka qene e martuar me GP. GP e gjeti ne zyre me ilirjan celibashin. Tani, celibashin, nuk I mjafton, as I njeri olldashi. Ka lene vellezerit trapa, ti gjejne nje tjeter.
Eshte Mehdiu pimpi apo Mehdiu Gerdeci apo te dyja?
A ka mundesi ta nxirrni me hekurat e burgut te pakten te kenaqemi ta shohim ne fotografi ne burg kete zagar?!