Roland Bicerri është efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili u vra sot në Tiranë nga djali i tij 7-vjeçar.
Bicerri u qëllua me një plumb në qafë çka rezulotoi fatal për jetën e 39 vjeçarit.
Ngjarja ishte aksidentale pasi Bicerri kishte dalë te bilardo pranë shtëpisë së tij për të luajtur me disa miq ndërkohë që me vete kishte edhe djalin. Teksa ka qenë duke biseduar me miqtë e tij, djali i tij ka marrë armën nga çanta e të atit dhe ka qëlluar në drejtim të tij.
Në një rrëfim për gazetarin e Ora News, Besar Bajraktari, një prej punonjësve të ambjentit ku ndodhi ngjarja e rëndë është shprehur se, krisma e armës u dëgjua befasisht ndërsa punonjësit e bar-bilardos humbën ndjenjat kur pane se çfarë kishte ndodhur.
“Po bënim muhabet në banak vetëm kur dëgjojmë krismën. Ishim larg me tavolinën e viktimës. Në banak ishim 2 persona, ndërsa në tavolinë (e viktimës) 3 a 4 persona. Nuk dime asgjë çfarë u bë pastaj se na ra të fikët”
Bicerri ka mbetur fillimisht i plagosur por më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagës.
Sipas Policisë, grupi Hetimor vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ngushellime familjes.
Armet jane bere per te vrare dhe nuk ju tregohen femijeve e nuk mbahen ashtu ne canta …
pd dhe lsi te fillojne demostratat me te miturit sepse e vrau qeveria
Po mire, ashtu lihet canta menjane me arme brenda? C’fare punonjes i nderhyrjes se shpejte ka qene ky?! Mosrespektimi i rregullit elementar te ruajtjes se armes u ‘shperblye’ shtrenjte. Ngjarje te tilla kane ndodhur edhe me pare por nuk eshte nxjerre mesimi si duhet. Nenvleftesimi te ha koken por paska marre ne qafe edhe djalin e vogel qe e ka shkaterruar psikologjikisht.
Shume tronditese si skene, nje fatkeqesi qe nuk duhet te perseristet si pasoje e nenvleftesimit te rregullave te armembajtjes.
Kruja i sakte. Nuk veme mend ne nga ngjarjet qe i shkaktojme me pakujdesine, neglizhencen tone.
u prefte ne paqe, por shume i papergjegjshem paska qene, si lihet pistoleta ne çante dhe mesa duket paska qene edhe me plumb ne goje, imagjinoni sikur te ishte vrare femija, ç’fare dhimbje do ishte
A ka Kovid ne Shqiperi ????? Ku luhet bilardo ne kete kohe pandemie..???
Shteti duhet te veproje ndaj cdo aktiviteti jo jetik,duke i mbyllur.Jemi akoma ne periudhe fillestare te civilizimit,vetem ligji na ben njerez normale.
O stresoo.. ku je o bob. Hajde se do bejme nje proteste. Ka vra Rama nje polic ksaj radhe. Hajde na udhehiq ne cmenduri! TQR o stres ty, babi saliut, mamit edhe pjeshkes ne Woodbridge;)
Është vrasje e dhimshme kur djali 7 vjeçar vret babain.Dhimbje e madhe djalë i ri akoma por ama shkon të luajë bilardo me revole!Nuk është rasti i parë kur fëmijët marin armëm në shtëpi dhe bëjnë krime.Arma duhet të mbyllet në kasafortë dhe mos e prekë askush.50 e ca vite më parë në Bilisht dy vëllezrit luanon me armën duke i thënë njëri tjetri të vras apo stë vras dhe vëllai vrau vëllain me pushkën e të atit.Kujdes kujdes ju që keni armë megjithse Sala na na dha dhoro të gjithëve armë që të vritemi me njëri tjetrin dhe vrasje dëgjojmë çdo ditë me armë pa lejë..
karma???
pistoleta e mbjellë tek ngjarja e mëparshme
pistoleta e vet këtu???