Ambasadorja Yuri Kim: Bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese brenda dhjetorit është e mundshme

22 Dhjetor 2020, 16:35Politika TEMA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka përshëndetur betimin e anëtarit të 5 të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj.

Teksa uroi gjyqtarin Binaj për detyrën e rëndësishme, diplomatja amerikane u shpreh se bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese brenda dhjetorit është e arritshme falë bashkëpunimit të institucioneve.

“Urime për Altin Binaj për betimin e tij si anëtar i pestë i Gjykatës Kushtetues. Faleminderit presidentit Ilir Meta që bëri të mundur këtë zhvillim pozitiv. Bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese brenda 31 dhjetor është arritshme falë veprimeve urgjente dhe bashkëpunimit të Presidencës, KED dhe Parlamentit”, shkruan ambasadorja amerikane.

1 komente në “Ambasadorja Yuri Kim: Bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese brenda dhjetorit është e mundshme”

  1. Shabono says:

    Greate ambasadorja USA thank you more pressure please , shtoje ene i çik presionin se masanaj bohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje