Klajda Gjosha ne valle me Ilir Meten
Ish ministrja e LSI-së, Klajda Gjosha tha se opozita e bashkuar është ende në diskutime se si do të dalë në listat e zgjedhjeve të 2021, por shtoi opsionin se mund të ketë edhe alternime të tyre, ku në disa qarqe të kandidojnë vetëm dhe në disa qarqe të tjera të kandidojnë me PD-në, në mënyrë që të maksimizohet vota.
Gjosha u shpreh se paritë janë duke bërë kalkulimet e tyre dhe shumë shpejt do të dalin me një vendim përfundimtar.
“Opozita e Bashkuar është në diskutime e sipër për mënyrën se si do shkojmë në zgjedhje, ende nuk ka përfunduar dhe jemi duke parë të gjitha mundësitë.
Secila nga partitë do të bëjë dhe kalkulimet e saj për maksimizimin e votës, ku mund të ketë edhe alternime të listave, ku në disa qarqe të shkojmë vetëm dhe në disa të tjerë mund të shkojmë së bashku me PD-në.
Jemi duke parë të gjitha alternativat për të maksimilizuar votën. Brenda pak kohësh do të kemi një vendim përfundimtar. por të jeni të bindur se do të bëhet zgjedhja më e mirë për të maksimilizuar votën në zgjedhjet e ardhshme”, tha Gjosha për Report Tv.
Gjosha tha se LSI i ka deleguar të besuarit e saj në disa nga qarqet kryesorë dhe kanë nisur punën për organizmin e fushatës dhe zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Gjosha tha se vetë është në qarkun Tiranë në njësinë 5 dhe 7, ndërsa tha se ka pasur shumë rrjedhje nga PS që janë zhgënjyer dhe i janë bashkuar LSI-së.
“Ne kemi deleguar kryesinë dhe të besuarit në disa nga qarqet e vendit, pasi për në fushata ka filluar shumë më përpara.
Për shembull Endrit Brahimllari është caktuar në qarkun Korçë, Kejdi Mehmetaj në Fier etj. por këto janë procedura teknike të partive. Unë jam duke punuar në Tiranë me njësinë nr. 5 dhe nr.7.
Atje ka shumë të majtë të zhgënjyer dhe po shohin si alternativë LSI-në. hemorragjia dhe largimet nga strukturat e PS kanë qenë të shumtë në muajt e fundit dhe i janë bashkaur LSI-së”, tha Gjosha.
Mbahe me shkume mos e rruaj.
Ja pra qe paske I ngren m.. Tkote ju per ligjin e zgjedhje dhe kualicionet. Ligji ju lejoka te gjitha varjantet, me list a te perbashketa, me vete gjithe secili, Para zgjedhore mbas zgjedhore por problem I juaj eshte se nuk ju dalin numrat dhe nga do qe ta ktheni jorganin koka dhe ke bet ju dalin perjashta. Edhe pak durim dhe me qetesi dhe dashuri do ta merni te gjatin nga ai qe e kene me qejfe, ngai gjati.
Rrjedhja nga PS tek LSI….???????Besoj qe mund te jete dicka e vertete………Ikin 10 nga LSI dhe i afrohet ,1 qe mund te jete ndonje i afert apo ish drejtor i shkarkuar si hajdut.Pastaj bej llogarine o Klajda….Mund te kete edhe ca gjimnaziste qe enderrojne te behen deputete…Mbas 25 prillit LSI do te jete vetem nje perralle e keqe nga e kaluar.Nderkohe nisma ,,Thurja,,ne se krahas qendrimit kritik ndaj Rames ,demaskon Berishen dhe ,berishizmin si ide tribalo fashiste dhe si bande kriminale dhe don Meten si kupole mafioze mund te zevendesoje LSI ne politike shqiptare.Natyrisht duke operuar vetem me nje program te qarte politike,ekonomik dhe fytyra te reja te pa kompromentuara.