Besnik Mustafaj: E ardhmja e Kosovës pa mbështetje të fortë amerikane, s’ka zgjidhje. Mendimi im për Thaçin, Kurtin, Haradinajn e Vjosa Osmanin

22 Dhjetor 2020, 20:50Politika TEMA

Për ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj, Kosova nuk ndodhet në fazën e saj më të keqe sa i përket situatës politike.

Në një intervistë në Radari informativ në “ABC”, ai tha se vendimi për të çuar Kosovën në zgjedhje është një veprim pozitiv, pasi sipas tij tregon funksionimin e demokracisë.

“Unë jam i bindur se Kosova nuk është në ditën e saj më të keqe edhe pse po kalon një krizë. Por lajmi më i mirë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të çuar vendin në zgjedhje”, tha ai.

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të çuar vendin në zgjedhje analisti e sheh si një hap pozitiv për demokracinë. Sakaq ai shtoi se e ardhmja e Kosovës sipas tij pa një mbështetje të fortë amerikane nuk do të ketë zgjidhje.

“Nëse do të merrej një vendim tjetër për hir të mbajtjes së një stabiliteti fallco, do të shkaktonte një luftë. Parimet gjithmonë japin produkte pozitive dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një mësimin për vendet e Ballkanit. Kosova sot është në një realitet politik që po zhvillohet”, tha Mustafaj.

Gjatë bisedës në studio, Mustafaj u ndal edhe tek marrëdhëniet midis Tiranës dhe Prishtinës, për të cilët ha se pas vitit 2000, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndërhyrë në çështje të brendshme.

Ndërsa për marrëdhëniet e sotme, mes dy vendeve Mustafaj i vlerësoi në pikën më të keqe, ndërsa shtoi se sipas tij Vjosa Osmani është një personalitet që mishëron më shumë cilësi si shtetare.

“Edi Rama nuk mund të shkaktojë krizën në Kosovë, por afrimi me Vuçiç është në dëm të Kosovës dhe ka shkaktuar pasojat që janë reflektuar sot”, tha ai.

Po ashtu ai u ndal edhe tek liderët politikë në Kosovë dhe kryeministri Edi Rama, duke u shprehur: Rama e ka vërtetuar korrupsionin këtu sepse e shohim çdo ditë.

Unë nuk jam në gjendje të flas me fakte në Kosovë, por autoritarizmi i Thaçit është provuar dhe ka dështuar. Ndërkohë Haradinaj nuk ka pasur raste të autoritarizmit , por nuk ka qenë i aftë të luftojë korrupsionin”, tha Mustafa.

I ndalur te Vetëvendosje, analisti u shpreh më besim se shoqëria e Kosovës do të tregohet e pjekur, ndërsa theksoi se Albin Kurti është një person që artikulon shumë qartë politikisht.

“Albin Kurti është politikan, por nuk pati kohë të provohet si burrë shteti”, u shpreh ai.

10 komente në “Besnik Mustafaj: E ardhmja e Kosovës pa mbështetje të fortë amerikane, s’ka zgjidhje. Mendimi im për Thaçin, Kurtin, Haradinajn e Vjosa Osmanin”

  1. Drinizi says:

    Ky qeldesira qe kur ishte ambasador,kur bota perendimore kerkonte bisedimet me Serbin te zhvillohen ne OKB,ky thoshte ne Beograd ,se ai eshte kryeqytet edhe i Kosoves dhe si zgjedhje me te mire kerkonte autonomoi mbrenda Serbis.

    1. Ilir says:

      O Mustafa kerrici, kujt I plasi per mender mendime e tua… Hajvan!

  2. absolutisht ju nxenesit e berishes jeni te gjithe antishqiptar, antikosovar, antikombetar. a te kujtohet cfare pate kerkuar per kosoven kur te kerkuan mendimin shume me pak se sa mori. nuk na the gje, dhe duhet te thuash, pse berisha kembenguli te mos nenshkruhet rambeja,, pse e furnizoi me nafte ushtrine e paramilitaret e milloshevicit per te vrare kosovare. sigurisht me keshilletare si pna jote. ne historine politike te rames nuk gjene asnje rast te tille antikosovar kaq flagrant. turp te keshe qe behesh kobure e berishes ne ndarjet jug-veri e kosove-shqiperi. gjate ndenjes ne paris a mos jeni ekrutuar nga francezet ne favorr te serbve. te marrofte zoti ty e berishen. i rrofshi buthen e koqet rames ti e berisha, por mos u zini e bejeni mae radhe, nje dit ti, e tjetrn berisha. dukesh sikur berisha te rrahe me shuplaka

  3. taso kume says:

    JAM dakorte me teorine qe minishegeni ndimon SERBINE me shume se e heq nga izolimi qe i duhet shumfishuar nga ne SHQIPTARET e para qe nuk pranon genoxidin e dyta nuk njeh KOSOVEN , MOS SHQIPERIA po loz ne kuriz te KOSOVES ? SHqiptaret kane nevoj per SHEGENIN E MADH jo te voglin qe te çon ne ish Europen lindore ose me mire ne ishJUGOSLLAVIN E TITOS.

  4. Mashtro o i mashtruar derim ne palce - Mendimet e tua vetem derrat mund ti 'hane' says:

    Im ore legen pa moral! Cfare korrupsioni sheh ne Shqiperi, ti maskara, me Edi Ramen qe vetem po nderton Shqiperine. Ju jeni jashteqitje genjeshtare. Mendimet e tua nuk i hyne ne pune as dreqit.

  5. Ed says:

    NUK TA MBAN TE THUASH TE VERTETEN PER AL BIN NARDENIN
    Al Bin Nardeni e mbajti Kosoven gjysme viti pa qeveri ky thote sju dha rasti
    LEGEN MATERNITETI QENKE DHE TI

  6. Aleamca per mbrojtjen e tallashit says:

    Titulli shpreh të vërtetën,
    përmbajtja propagandë fashiste berishjane.
    Çfarë mund të presësh tjetër nga besniku i partisë ?
    Më falni,çetës.?

  7. fati says:

    Eh, cfare poitikaqenesh kemi ne ketu ne shqiperi? Te gjithe flasin per politiken sipas qefit te tyre dhe sanjeri nuk ben nje analize te mirefillte politike dhe nuk jep mendime qe i sherbejne te ardhmes se vendit dhe ecjes perpara te tij, po keshtu edhe kosoves.

  8. Z.Mustafaj ka fole me vehten, sipas mendimit tim.

  9. Drejtesia e munguar says:

    Kurse ti o Besnik pate goxha kohe te provoheshe si politikan dhe ke ke ngelur gjithmone si nje kopertine e librit me titull qe nuk ka lidhje me permbajtjen e tij… Te ndjerit Kopliku nuk i vije as te topet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje