Rriten “spiunimet" online, në komisariatin dixhital janë bërë 39 mijë njoftime nga qytetarët në 10 muaj

27 Dhjetor 2020, 12:22Kronika TEMA

Në 10 muajt e parë të 2020-ës numri i ankesave në komisariatin dixhital u rrit më 3.9 %.

Gati 39 mijë raportime nga qytetarët për shkelje të ndryshme në aplikacionin e ngritur 5 vite më parë.

Komisariti dixhital u ngrit nga qeveria në vitin 2015-të, kohë kur ministria e brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri.

 E ideuar si një platformë online ku qytetarët mund të raportojnë me foto ose video shkelje të ndryshme apo vepra penale duke i siguruar anonimatin, komisaiati dixhital vijon të jetë një databazë e vlefshme në duart e policisë.

Referuar të dhënave zyrtare për 10 mujorin e 2020-ës në këtë platformë kanë mbërritur 38 mijë e 852 njoftime nga publiku ose 3.9 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019-të. E thënë ndryshe në adresë të uniformave blu kanë mbërritur online rreth 1500 ankesa më shumë.

Shifrat janë bërë me dije në planin e strategjisë Ndër-sektoriale të Sigurisë në Komunitet 2021-2026.

Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se shumica e ankesave online që prej krijimit të komisariatit dixhital janë për parkime të gabuara, ndërtime të paligjshme, zënie të hapësirave publike, ankesa për zhurmë, vjedhje energjie dhe shqetësime të tjera.

Po të njëjtat burime thanë se një edhe një pjesë e mirë e denoncimeve kanë rezultuar të pavërteta pas konstatimeve në terren nga agjentët e policisë.

4 komente në “Rriten “spiunimet” online, në komisariatin dixhital janë bërë 39 mijë njoftime nga qytetarët në 10 muaj”

  1. gjergji says:

    Keshtu duhet o shqiptar.Ndihma e qytetareve per policin ne te gjitha rastet e shkeljes ligjeve te shtetit e ben policin me te forte .qytetarin me te qyteteruar e shtetin me te forte.Se paku gje teper ,teper e mire dhe e domosdoshme dhe teper e nevojshme per qytetarin shqiptare e domosdoshmeri e nje sjellje qytetarie europiane.

    1. kaculi says:

      nuk e maar vest pre e juni artikullin Spiunimet online die jo DENONCIMET online! kjo eshte si te demoralizosh njerezit qe po denoncuat online quheni spiunaaa. Prandaj MERO ndroje titullin e articulait.
      qe aplikacioni qe kur Ike Tahiri eshte bere nje tallje bythe kete se luan as topi, kam eksperience disa here me kane zene parkimin kam pritur aty edhe cuditerisht aplikacioni te nxirte qe polici erdhi por nuk u konstatua… Pra me pak falen zgjidhe vete me force sepse shtetit sua ndien. mos te flasim per zhurmat amo ndertimet pa leje sepse per ato eshte e kote te marres se jane policat qe te bejne ehe presion nepermjet telefonit nqs dua te denoncoj… Ky eshte shteti ku jetojme edhe puna eshte se nuk ke as ku te ankohesh sepse ska institucion tjeter per kete pune.

  2. Lili linda says:

    Po denoncojme boll po kot! Hajt po ripublikojme Shpirakun

    Sipas një raporti konfidencial të Auditit të Brendshëm të Bashkisë Tiranë, këto 28 ndërrmarrje, kanë nga një “listë të zezë” korrupsioni, me fondet limit të tenderëve që ka sajuar e urdhëruar kryedrejtori Taulant Tushe; me vlera 80%-350% mbi kostot reale të investimeve, blerjeve e shërbimeve.
    Ja faktet, sipas auditeve të Bashkisë Tiranë, për vitet 2016-2019 dhe sipas raportit të KLSH
    1. Drejtoria Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 1.1 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    2. Drejtoria e Konvikte-Shkollave të Mesme: Ka 900 mijë Euro korrupsion me tenderët.
    3. Drejtoria e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik: Ka 16 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    4. Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 2.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    5. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit: Ka 3.3 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    6. Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit: Ka 700 mijë Euro korrupsion me tenderët.
    7. Tirana Parking: 2.2 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    8. Drejtoria e Çerdhe-Kopshteve: Ka 10.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    9. Drejtoria e përgjithshme e Taksa-Tarifave Vendore: Ka 12 milionë Euro taksa-tarifa të zhdukura dhe 1.7 milionë Euro, korrupsion me tendera
    10. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit: Ka 850 mijë Euro gjoba të zhdukura dhe 450 mijë Euro korrupsion me tenderët.
    11. Qendra Kulturore Tirana: Ka 550 mijë Euro, aktivitete fiktive.
    12. Policia Bashkiake: Ka 1.4 milionë Euro korrupsion me tendera fiktiv dhe mallrat të sekuestruar, të zhdukur.
    13. Klubi Sportiv Tirana: Ka 600 mijë Euro aktivitete fiktive.
    14. Qendra Sociale Multidisiplinare: Ka 870 mijë Euro blerje, shërbime e aktivitete fiktive.
    15. Qendra “Të qëndrojmë së bashku”: Ka 340 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
    16. Qendra Komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”: ka 280 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
    17. Qendra Komunitare Shkozë: 420 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
    18. Agjensia e Shërbimit Funeral: ka 1.1 milion Euro korrupsion me lëndë ndërtimi, gjelbërime, punime e blerje arkivolë.
    19. Agjensia e Administrimit të Tregjeve: Ka 700 mijë Euro korrupsion me mirëmbajtje strukturash, blerje maknash e pajisje zyrash.
    20. Qendra Rinore-Kulturore “TEN”: Ka 500 mijë Euro aktivitete dhe blerje shërbiemsh (foni reklama e pajisje fictive).
    21. Shërbimi Mbrojtjes nga zjarri dhe emergjencat: Ka 650 mijë Euro korrupsion uniforma, automjete, pajisje dhe raporte shpenzime shërbimesh false në terren.
    22. Ndërmarrja Metalike Tirana SH.A: Ka 360 mijë Euro qira të zhdukura dhe blerje fiktive materialesh zyre e mirëmbajtje objektesh
    23. Uzina Mekanike Tiranë SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 210 mijë Euro korrupsion me blerje materialesh.
    24. Uzina Pjesët e Ndërrimit A (ish-Autotraktorët): Ka zero lekë nga qiratë, 200 mijë Euro korrupsion me blerje materiale.
    25. Oficina e Automjeteve SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 300 mijë Euro korupsion me blerje materiale e rikostruksione.
    26. Qendra Rekreative e Kulturës SH.A: Ka 300 mijë Euro aktivitete e shërbime fiktive.
    27. Qendra Sportive-Tirana SH.A: Pa bilanc.
    28. Ndërmarrja e Dekorit A: Ka 6.7 milionë Euro korruopsion me prodhime, shërbime të brendshme për bahskinë e klientë me porosi.

  3. gjergji i ri says:

    nje pergjigje per gjergjin qe beson se policia eshte me NE.
    komisariati digjital nje farse per te tallur qytetaret
    sa here kemi denoncuar vete policet e shefat e tyre per korrupsion dhe shkelje ligji ne dem te qytetareve
    as edhe nje pergjigje apo mase

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje