Albin Kurti, kryeministër i mirë në një Kosovë me 100 milionë banorë dhe 50 koka bërthamore

28 Dhjetor 2020, 19:27Blog TEMA

Nga Berat Buzhala

Qe qysh i fiton LDK prape 25 perqind te votave:

Isa Mustafa jep doreheqje nga pozita e kryetarit te LDK’se. Ne nje mbledhje online Keshilli i Pergjithshem i partise e emeron ushtrues detyre te kryetarit Kujtim Shalen.

Ky i fundit, ne konsultim me figurat kryesore te partise, me kryesine, me kryetaret e komunave, e zgjedhe kandidatin per kryeminister, qe per mendimin tim do te duhej me kane Lumir Abdixhiku, ose kish bo edhe Lutfi Haziri.

Pasiqe te arrihet kjo marreveshje, figurat kryesore te partise pajtohen qe LDK me shku ne zgjedhje te jashtezakonshme te brendshme te partise fille pas zgjedhjeve qendrore, ku zgjedhet nje kryetar i ri.

Me kete kombinim LDK del partia e dyte ne vend, e kthen entuziazmin te nje pjese e votueseve te deshpruar.

Absolutisht jam i bindur qe Lumiri eshte kandidati me i mire per kryeminister te vendit.

Albini eshte shume kryeminister i mire, me kusht qe Kosova i ka 100 milion banore edhe nja 50 koka berthamore.

7 komente në “Albin Kurti, kryeministër i mirë në një Kosovë me 100 milionë banorë dhe 50 koka bërthamore”

  1. maga says:

    partia jugosllave nuk fiton më. nuk ka komb kosovar,kështu që nuk ka vënd as partinë e titos.
    shqiptarët me albin kurtin do qeverisindhe do bashkojnë kombin shqiptar

    1. pjeter says:

      Sipas mendimit tim Buzhala nuk e ka gabim.Po thote se sipas tij,Albini eshte i mire,por i pa pershtatshem per Kosoven me menyren e berjes te politikes,sidomos asaj nderkombetare. Me then te drejten nuk u tregua dinak me Granellin,dhe ra pre e Mustafes.Nuk mundesh, po e thote Buzhala, ti shterngosh dhembet askujt,pa pasur nja 5 a 6 atomike e nja 100 milion banore, sa do i afte mund te dukesh,dhe ka te drejte.Si i thone asja thenies popullore ” MISHI DUHET TE PIQET DHE HELLI TE MOS DIGJET” E Albinit ju dha mundesia dhe e dogji keq,me gjithe se kishte shume kundershtare,shume here me te forte se ai,duhet te gjente menyren te mbi jetonte,dhe sipas mendimit tim kishte kete mundesi.

    2. Bota e Cudirave! says:

      @maga:
      Ty te lumte goja or burre! Fjalet e medha si bashkimi kombetra dhe egzistenca vetem e kombit shqiptar, uroj qe te mos jene vetem karemi i Albinit per te kapur pushtetin.
      Une jam i sigurte qe ai nuk po punon per Jugosllavine, por a e di ti o lumemadhi qe ai nuk punon per Serbine?
      Albini eshte nje figure e percudnuar ne llafe dhe vepra. Llafet i ka per Kosoven dhe kosovaret kurse veprat per Serbine dhe serbet. Kjo platforme e tij eshte aq e vjeter sa dhe vet Albini qe nga koha e daljes nga burgu serb. Ai ne Rrambuje shante Jugosllavine dhe beri thirrjen patriotike per te mos nenshkruhej dokumenti me Ameriken. Kjo ishte pjesa shqiptare e te percudnuarit Kurt. Pjesa tjeter e tij e percudnuar ishte loja qe neqoftese nuk do nenshkruhej marreveshja, Kosova do ishte akoma pjese e Serbise….
      Percudnimi i Albinit vazhdon edhe sot. Ketu mund te permendim parrullat e tij te medha qe i perkasin Kosoves dhe veprat e tij te “fshehta” qe I perkasin Serbise. E fundit ishte “reciprociteti” qe ndihmoi Serbine te dilte nga bisedimet dhe te na baltosnin ne si idjote…Ne dolem vullnetare te prishjes se bisedimeve. Ne kete pike Berati ka te drejte. dalja nga bisedimet dhe armiqesia me Ameriken dhe Evropen presupozojne se ne jemi superfuqi me 100 milon banore dhe me 50 koka berthamore. Ne thelb Buzhala e ka fjalen se edhe po te ishte keshtu, prape kokat berthamore do ishin ne duar e Vuciqit dhe “lakrat’ ne doren tone.
      Vazdhon historia e tij edhe ne ditet e sotme kur ai sulmon Shqiperine dhe bashkohet me spiunet e njohur te Serbit qe punojne ne Shqiperi… Keshtru I dashur maga. Albini do bashkoje kombin shqiptar por me kushte qe ai te jete me nenshteesi kosovare. Femijet e tij do jene me nenshtesi Norvegjeze. Kurt rrumpalla or taj burre, nuk ka lidhje me shqiptarizmen ne asnje gen. Ai eshte si rrjepulli qe leshon rrenje ne nje trup te dobet. Kosova eshte bere rrumpalle ku spiunet mbahen per patriate. Patriotet e vertete kane rene squk apo jane ne burg. Serbi po fiton prape!
      Te pakten or maga na lere ne rrehat ketej kufirit. Ta gezoni Kurt RRumpallen me soj e sorollop. Ta gezoni mbretin Kosovar me grua Norvegjeze(nga i jati eshte serbe) dhe femije norvegjez. Ta gezoni mbretin qe urren gjakun shqiptar!.

  2. Korabi says:

    Te vetmen gje me mend ke thene qe Albini do nje shtet me 100 milion banor, kurse LDK duhet te mesoj se kryetari i partise mer persiper dhe drejtimin e qeverise ne se fiton, ose largohet ne se humbe. Isa Mustafa nuk mer pergjegjesi si kryeminister, po kryetar partie qendron dhe kur humbet.

  3. Baliu says:

    Keshtu foli ayatollah Borati! LDK ska pse lodhet te gjej kandidat per kryeminister, kur ska shanca as ti fitoj zgjedhjet, e as te beje koalicione ne stilin e saj “Guns & Roses”. Kesaj here “game over” per LyDyKu-cat e Karamustafes, kurse kuratore shumvjeqare e LDK-s do te jet Melihate Termkolli. E votuesit kosovar do te “gabojne” per here te trete, dhe zoti Kurti prap do te jet politikani me i votuar, perkunder mjaullimave te opiumionisteve ne sherbim te Bandes se Zanzibarit, tash me “seli” ne Hage. Mirepo tipat si Borati e Butt-oni nuk e kan problem qe brenda nates t’ju vardisen pushtetarve te rinje, gjoja si “kuadro te pazevendesueshme”.

  4. realisti says:

    simpatizoj Albinin…por pas kesaj… tashi qe e mendoj me duket se ka te drejte Berati ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje