"Zbythet" PD, Bardhi: Koncesionet, kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë, por do i kontrollojmë ne

28 Dhjetor 2020, 19:54Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se në qeverisjen e tyre koncesionet do të ekzistojnë, por do të kontrollohen.

I ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun, Bardhi foli për situatën e PD pak muaj para zgjedhjeve. I pyetur nëse është PD e heshtur, ndërkohë që zgjedhjet po afrojnë, numri dy i demokratëve theksoi se janë të gatshëm për të fituar zgjedhjet që nesër.

Bardhi shtoi se së shpejti do të bëhen publikë edhe emrat e tjerë të drejtuesve në qarqe, ndërkohë që deri më tani janë zbuluar vetëm tre.

“Nuk jemi vonë sepse strategjia dhe aksi i PD është i kalkuluar sipas afateve të qarta. Nisim fushatën atëherë kur duhet.

Kryetari ka pasur takime me të rinjtë. PD është parti që funksionon në mënyrë permanente. Struktura e PD është gati për të shkuar nesër në zgjedhje dhe për të fituar.

Se kush fle dhe kush punon e tregojnë rezultatet. Lulzim Basha kur ka qenë në qeverisje ka një bilanc konkret. Në 7 vjet shqiptarët kanë parë dështim. Edi Rama është dështim. Dështimi i tij është i pandreqshëm. Bën çdo ditë gallatë por nuk tregon një projekt.

Ka tetë vite që Shqipëria është një projekt virtual. Nuk ka ndërtuar asnjë rrugë. Në 8 vite nuk ka një rrugë të re të ndërtuar nga Rama, ka vetëm PPP.

Ne kemi një plan të qartë që çdo kontratë koncesioni do t’i nënshtrohet një kontrolli. Koncesionet, kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë, por ne do i kontrollojmë”, tha ai.

3 komente në ““Zbythet” PD, Bardhi: Koncesionet, kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë, por do i kontrollojmë ne”

  1. Teuta says:

    Ha …ha…ha Do egzistojne oligarket. Vetem se nga ke ngjyra roze do kaloi ne blu te zbardhur nga dielli. Ndryshojne ngjyrat ,por jo truri,,,,,,, ha…ha… keta qe nacan bythen me oligarket,na doli se do t;i kontrollojne keta. Po,po,do t;i kontrolloni xhepat..

    1. 19 says:

      Po qe per bythqira me i mire eshte edi rama .dmth me i miri i b……….ve .kshu qe rini ne opozite dhe nja 8 vjet.o pederastet e PD.

  2. Arbert says:

    Sa Keq! Aty ku ja kishim Kalu edhe gjermanise, ne 2013, erdhi Rama e na LA enderren ne mes. Po erdhet prape ju do ja kaloni edhe amerikes, ku mbaheni ju more, ju jeni bisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje