Habit Kryemadhi: Ja gruaja e LSI që tremb Edi Ramën, ndaj iku nga Durrësi në Vlorë

7 Janar 2021, 21:41Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është i frikësuar politikisht nga drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri.

Ajo tha se Rama vendosi të mos kandidojë në Durrës por në Vlorë në momentin që mori vesh se Elona Guri do të ishte në këtë qark.

Ditën që Elona Guri është zgjedhur drejtuese politike e qarkut Durrës, Edi Rama ka thënë që nuk kandidon më aty, por do të kthehet në Vlorë. Edi Rama ka shumë frikë Elona Gurin. 

Për sa i përket largimeve të Lefter Kokës dhe Nasip Naços, ajo u shpreh se asnjë nuk është i përjetshëm në politikë, ndaj edhe nuk ka asnjë emocion për këtë çështje.

S’kam ndonjë emocion. Risia që ka sjellë LSI-ja në politikën shqiptare, është se ansjë nuk është i përjetshëm.

Në politikë duhet të japim maksimumin dhe në kohë që s’kemi çfarë të japim më duhet të hapim krahun”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Pjesë nga intervista

Zonja Kryemadhi, si ndiheni kur shikoni ministrat e LSI-së të zgjedhur nga Ilir Meta, ikin një e nga një te Edi Rama?

Kryemadhi: Nuk kam asnjë emocion, fare.

Një gjykim nuk keni për këtë gjë?

Kryemadhi: Risia që ka sjellë LSI-ja në jetën politike shqiptare është që asnjëri nuk është i përjetshëm dhe aq më shumë pushtetarët.

Ne në politikë duhet të japim maksimumin tonë. Në momentin që ne nuk japim, por dëmtojmë, sigurisht që duhet t’i hapim krahun më të rinjve, më të aftëve, më të shkolluarve dhe më me prezencë në jetën politike dhe të një partie politike.

I përjetshëm jo, por edhe kaq të përkohshëm, të rrinë sa të bëhen ministra dhe pastaj të ikin, duam apo s’duam elektorati sigurisht ka pikëpyetje…

Prandaj partitë politike bëjnë zgjedhje brenda partive, zgjedhin strukturat, zgjedhin drejtuesit. Prandaj shqiptarët bëjnë zgjedhje, të ndryshojnë klasën politike, të ndryshojnë Parlamentin, të ndryshojnë qeveritë.

Të zgjedhin  njerëz më me shkollë, të zgjedhin njerëz më të ditur. Se mund të jesh edhe pa shkollë, por je njeri i përulur. Mund të jesh njeri me shkollë shumë por nuk di të sillesh me njerëzit. Pra janë qytetarët ata që vendosin.

Dhe tjetra, në politikën shqiptare mos u çudisni për hyrjet dhe daljet, nuk ka absolutisht asnjë lloj impakti në jetën e shoqërisë, sepse të jeni të bindur qoftë largimet politike qoftë të individëve të caktuar në LSI, në PS apo në Partinë Demokratike, ju e dini shumë mirë sepse ne kemi figura edhe të Partisë Demokratike që janë larguar edhe pse kanë qenë për 20 vite në pushtet me këtë forcë politike, por kanë ikur në krahët e Edi Ramës.

Thelbi kryesor i të gjithë moralit të politikës shqiptare është që të gjithë ne duhet ta kuptojnë që asnjëri nga ne nuk është i përjetshëm. LSI është një parti politike, e cila ecën shpejt, duhet të ecësh me ritmin e saj, duhet të ecësh me filozofinë e saj. Lëvizja Socialiste për Integrim ka një moto: Është partia e të rinjve dhe të rejave.

Sado të duam ne, nëse edhe unë bashkë me Petrit Vasilin dhe Luan Ramën që jemi tre më të vjetrit në LSI përsa i përket angazhimit, duhet ta kuptojmë që ajo parti nuk është e jona. Moralisht dhe parimisht LSI është e vetmja parti politike që i qëndron jo vetëm deklaratave të saj, por marrëveshjeve të saj.

Kryemadhi: Elona Guri kapacitet njerëzor dhe politik, Rama e ka frikë, u tërhoq nga Durrësi kur u emërua koordinatore politike

Duke komentuar videon midis kryeministrit Edi Rama dhe Lefter Kokës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se njeriu që është deleguar në Durrës pas Nasip Naços është Elona Guri. Ajo tha se Guri është një kapacitet njerëzor dhe politik por dhe një organizatore shumë e mirë. Ditën që u zyrtarizua Rama deklaroi se do të shkonte në Vlorë dhe jo në Durrës pasi ka frikë nga ajo.

Po ta shikosh për sa i përket përfitimit, është partia e Lefterit dhe Nasipit, njerëz që vijnë nga hiçi politik dhe pastaj bëhen ministra, pastaj ikin në muajt e fundit nga LSI te PS-ja sepse ka vendosur LSI-ja t’i zëvendësojë me Elona Gurin. Ky ishte pretendimi i zotit Koka…

E para mos e përmendni emrin e Elona Gurit në narrativë, sikur Elona Guri është një njeri i thjeshtë. Elona Guri është nënë e dy fëmijëve, është me shkollë të lartë. Ka kapacitet organizativ.

Për mua duhet të ishte në Parlament shumë kohë më parë…

Unë po t’i futem pazareve të atyre që duan të merren me politikë, Gjykata e Hagës nuk do të kishte më vend për këta kundër krimeve të njerëzimit.

Ajo që dua të theksoj është që me delegimin e zonjës Guri në Durrës, LSI-ja vetëm 3 javët e para të shtatorit, nga një strukturë që më parë drejtohej nga zotëria, vajti 26%. Dhe faktikisht ditën që u diplomua zonja Guri, zoti Rama doli dhe përgënjeshtroi mesazhin e tij, që unë nuk do të kandidoj në Durrës, por në Vlorë.

Ditën që Elona Guri është bërë koordinatore politike e qarkut të Durrësit, Edi Rama ka thënë nuk kandidoj në Durrës. Ajo është grua dinamit. Është e vërtetë dhe reale, verifikojeni. Shikojeni intervistën në gusht të Edi Ramës.

2 komente në “Habit Kryemadhi: Ja gruaja e LSI që tremb Edi Ramën, ndaj iku nga Durrësi në Vlorë”

  1. Ed says:

    SHIKJINI SA POSHTE ESHTE MEDJA NE SHQIPERI MERET ME KETE PLEHUN TOKSIK
    Me anti vleren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje