Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e çështjeve: Seanca e parë plenare më 26 Janar

10 Janar 2021, 18:19Kronika TEMA

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë seancën e parë më datë 26 janar, pas plotësimit të kësaj gjykatë me 7 anëtarë. Në mbledhjen e parë të zhvilluar pak ditë më parë, anëtarët kanë vendosur të nisin shqyrtimin me një kërkesë të Gjykatës së Tiranës, ku kërkohet shfuqizimi i papajtueshëm me Kushtetutën në Kodin e Procedurës Penale i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”.

Seanca e dytë është do të zhvillohet  më 4 Shkurt, ndërsa është parashikuar të shqyrtohet çështja gjyqësore e një qytetari me Entin Kombëtar të Banesave. Referuar kalendarit të gjykatës në 11 Shkurt do të shqyrtohet kërkesa e shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” për të shfuqizuar një pjesë të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Deri në fund të muajit Shkurt pritet të shqyrtohen mbi 20 dosje, ndërsa në pritje janë 140 të tilla për të cilat është vendosur të dalin në seanca plenare. Një ndër çështjet më të nxehta që pritet të shqyrtohen janë edhe zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, si dhe padia e presidentit Ilir Meta për ligjin mbi shembjen e teatrit.

Gjithashtu anëtarët e kësaj gjykatë pritet të shqyrtojnë edhe kërkesës e Kryeministrit Edi Rama për mosmarrëveshjet me Presidentin Meta, për emërimin dhe shkarkimin e ministrave, përplasje që nisi pas refuzimit të dekretimit të Gent Cakajt, si ministër të Jashtëm.

2 komente në “Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e çështjeve: Seanca e parë plenare më 26 Janar”

  1. emigranti says:

    kjo gjykate duhet te filloje nga saliu e me radhe

  2. Gimi me tha mua atje te 700-cja says:

    Po deri ne fund te janarit cdo bejne ??? Apo kafe , stil robash , dhe bla bla bla , pastaj kush tha qe shembja e Teatrit eshte ceshtja primare ???? E kujt i ruhen lesht per nje godine qe mbizoteronte miu , kush i thot ?? Meta e tha ??? Apo Budinet kokloqet ?? Po shkarkimin e sharlatanit kur e keni per shqyrtim ?? Se sikur eshte bere kerkesa zyrtare , Po CEZ ?? Po rruga e Kombit ?? Po Gerdeci ?? Po 21 Janari ?? Po doni te beheni te besueshem filloeni nga ceshtjet e zjarta , dhe jo nga karlliqet e Metes ,apo e fillojme nga me te lehtat se mos keputeni ne mes nga puna e shumte ……
    Po SPAK-u cfare ben vall ?? Ska lidhje me botimin ne fjale po mu kujtua keshtu thjesht , cfare ben SPAK – u ?? Ata qe jane parazite komplet , e kane nxjere pallen dhe e shkundin me dore , dhe ne gomeret i paguajm me miliona ……a shqipo shqipo , gjite jeten i tallur dhe rot kari ….zgjou shqipooooo……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje