Nga shtëpia e fëmijës në parlament: Alfred Muharremi do të vendosë kandidaturën për deputet

10 Janar 2021, 22:38Politika TEMA

Alfred Muharremi, i riu që të vetmen familje kishte fshatin Sos, sot që ka krijuar familjen e tij, pasi ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisë dhe punon në sektorin bankar, në moshën 29-vjeçare aspiron të bëhet deputet.

“Duke qenë se unë prej disa viteh kontribuoj në shoqërinë civile, pasi jeta ime ka kaluar pothuajse në institucionet e përkujdesjes sociale dhe dua të them që jeta e një të riu që është rritur pa kujdes prindëror po ashtu e një fëmijë është jashtëzakonisht e vështirë.

Kontributi nga ana e qeverive ka lënë për të dëshiruar gjë që mua më bëri të aplikoj që të jem zëri i kësaj kategorie në parlamentin shqiptar”.

Shtysa për të kandiduar në platformën “Deputeti që duam”  ishte pikërisht komuniteti ku është rritur, ndërsa ai vetë nuk e kishte menduar asnjëherë veten si pjesë e parlamentit shqiptar, edhe pse beson se një figurë si ai për njerëzit që i kanë arritur me mund gjërat në jetë, për njerëzit e papërfaqësuar mungon në Kuvend.

“Nuk kam pasur shumë besim te politika, sepse unë realisht nuk synoj të bëj karrierë politike në kuptimin e mirë të fjalës ta kem ambicie personale, por ajo që unë synoj që e kam ëndërr, e vetmja gjë që dua të bëj është që të loboj që të jem zëri, forca, fytyra e çdo fëmije dhe çdo problematike, që të marr një zgjidhje në këtë parlament”.

Veç dëshirës që të përzgjidhet, 29-vjeçari ka frikë se me çfarë do të përballet në sferën politike dhe i ka dhënë vetes një premtim.

“Unë jam një i ri i rritur me ideale dhe parime, jam rritur nga 7 nëna dhe mijëra njerëz që më kanë mbështetur në fshatin sos, dhe nëse unë nuk do të gjej ndoshta terrenin e duhur, nuk do të gjej vetveten atëherë do të shkëputem.

Unë kam marr një risk përsipër që ti shërbej shoqërisë, këtij komuniteti ku u rrita me çfarëdolloj kosto, por kosto pa prekur integritetin tim apo moralin”./tch

6 komente në “Nga shtëpia e fëmijës në parlament: Alfred Muharremi do të vendosë kandidaturën për deputet”

  1. Jani says:

    Po futu dhe ti o kopil njehere, pse mos ta provosh dhe ti ate stan. I sigurte te jesh vetem bajga do te gjesh.

  2. tironcipatriot says:

    Suksese more djale, mos u ndal, ke per te fituar dhe per ty do te votojme. te ka rujt Zoti qe te jesh zeri i kesaj pjese te shoqerise. Urime!

  3. ryka says:

    me ke parti do te kandidoje

  4. Suka says:

    Zoti ta bafte mbare.

    1. Fatos Lala says:

      Me ke parti do kantidoje ?????? Po nga te fry era ……

  5. Refiku, suksese te ma tejshme says:

    Te lumte djale, per ate qe ke arritur ne jete. Por ka shume qe i kane prinderit dhe kane vujte pasi priderit nuk kane qene te denje per prinder, ose nuk kane pase mundesi me i ndihmue femijet perkundrazi i jane bere pengese. Ne kohet “moderne” femije pa kujdes prinderor eshte fenomen normal. Prind te divorcuar asht njisoj si mos mi pase.Pra ato rriten me trauma e vuajne shume , Keshtu qe nganjwhere asht ma mire mos mi njohe prindert se te forcon ma shume, te ben pamvarur ne jete, te jesh zot i vehtes. Mbase ke ke talent te lindun per politike ” non si sa mai “. Por duhet te jesh talent ne lepirje dhe me lekure te trashe , jo sensibel kete e kerkon politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje