VIDEO: Debutim skandaloz i Rrahmanit si titullar, Gatuzo e zëvendëson menjëherë

10 Janar 2021, 16:20Sport TEMA

Amir Rrahmani ka debutuar si titullar në Serie A me fanellën e Napolit.

Mbrojtësi i Kosovës, së bashku me Elseid Hysajn, ishin në 11 të përzgjedhurit e trajnerit Gennaro Gattuso në sfidën kundër Udinese.

Napoli shënoi i pari me penallti me anë të Insigne, por festa nuk zgjati shumë dhe “meritë” për këtë ka Rrahmani, i cili bëri një gabim të rëndë në mbrojtje.

Dardani ktheu prapa një top, pa pasur ndonjë presion të madh.

Kevin Lasagna përfitoni dhe i vetëm me portierin ia doli të shënonte golin e barazimit. Rrahmani u zëvendësua në pushim të ndeshjes.

Në pjesën e dytë Gattuso e zëvëndësoi menjëherë, duke futur në vend të tij Marco Rui.

 

1 komente në “VIDEO: Debutim skandaloz i Rrahmanit si titullar, Gatuzo e zëvendëson menjëherë”

  1. Andi says:

    Pse duhet ta shkruni skandaloze? A jeni shqiptar a ca jeni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje