Gjykata e Posaçme e Apelit dërgon në gjyq dosjen e Adriatik Llallës, pasuria 1 milion euro e ish kryeprokurorit nën sekuestro

11 Janar 2021, 13:26Kronika TEMA

Pasuria prej 1 milion eurosh e ish kreut te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare do te vazhdoje te mbetet nen sekuestro deri ne fund!

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Mësohet se gjykatësi paraprak ka konsideruar si të saktë vendimin për sekuestimin e pasurive të ish-kryeprokurorit.

Pas sekuestrimit të pasurive të Llallës, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli mos-kompetencë dhe ia kaloi çështjen kolegëve në Gjykatën e Tiranës.

Kujtojmë se, dy muaj më parë ish-kryeprokurori Llalla u mor si i pandehur për akuzën e mos deklarimit të të ardhurave në kufi. Ai akuzohet për “fshehjen dhe mos deklarimin e pasurisë”, kryer në tre raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë deri në 3 vite burg.

Por GJKKO në vendimin e saj, shprehej se vepra penale për të cilën akuzohet ish- Prokurori i Përgjithshëm nuk është kompetencë e kësaj gjykate dhe në bazë të ligjit Antimafia këtë gjykim duhet ta bëjë Gjykata e Tiranës.

Pasuritë e sekuestruara:

– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje