Po shkëlqen me Barcelonën B, por trajneri nuk e shikon Manajn si pjesë e skuadrës së parë as në të ardhmen!

12 Janar 2021, 14:05Sport TEMA

Rey Manaj shkëlqeu në fundjavë me Barcelonën B në sfidën ndaj Badalonas teksa në suksesin 4-0 shënoi një gol dha një asist dhe nxorri dy kundërshtarë me karton të kuq, por pavarsisht formës së shkëlqyer që po tregon sulmuesi i kombëtares shqiptare gjatë kësaj periudhe, trajneri i Barcelonës B, Garcia Pimienta mendon që Manaj është i vetmi nga futbollistët që ka aktualisht në skuadër që nuk do të jetë pjesë e ekipit të parë as në të ardhmen.

“Shikojeni ekipin dhe të gjithë përveç Manaj janë lojtarë nën 23-vjeç dhe kanë një profil të qartë që mund të mbërrijnë në ekipin e parë.

Të gjithë këta janë nga “kantera” me ADN që e njohim dhe me objektiv të qartë për të mbërritur te skuadra e parë”, u shpreh Pimienta, i cili duket sikur “përjashton” Manaj.

1 komente në “Po shkëlqen me Barcelonën B, por trajneri nuk e shikon Manajn si pjesë e skuadrës së parë as në të ardhmen!”

  1. Futja kot says:

    Manaj nuk ka shanse te luaj te Barca. Aty diskutohet te jene ose jone formacion kampion bote, jo Manaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje