Profesor Marku në gjurmët e Edi Palokës, pesë muaj më parë: S'kam asnjë ambicie për të qenë deputet apo në ndonjë pozicion të ardhshëm në pushtet

18 Janar 2021, 11:33Politika TEMA

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2019, nënkryetari i PD-së Edi Paloka tronditi demokratët ku paralajmëroi se do të tërhiqet përfundimisht dhe pakthim nga politika nëse do të ketë një proces elektoral. Zotim që jo veç nuk u përmbush, por edhe u shndërrua në një tallje të madhe publike.

Teksa vitet kalojnë, i fundit që i shtohet listës së atyre që bëjnë premtime të parakohshme i është shtuar edhe ish deputeti Mark Marku.

Sot Lulzim Basha e ka vendosur Markun si drejtues politik të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës. Ky vendim ka ardhur pas një takimi që Basha pati me Markun ditën e shtunë në Selinë e PD-së.

Le të kujtojmë se pesë muaj më parë, në Report Tv, Marku deklaroi se përcaktimi në këtë komision nuk nënkuptonte një rikthim në parti.

Ai tha se në eksperiencën e tij të mëparshme si deputet nuk është ndier mirë, e për rrjedhojë nuk pretendon asnjë post pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Nuk është rikthim sepse e kam deklaruar me kohë që nuk kam asnjë ambicie, as për të qenë deputet, as në ndonjë pozicion të ardhshëm në pushtet. Pse? Sepse ndihem mirë kështu, siç jam. Mua në vetvete pushteti nuk më thotë kushedi se çfarë. Kam pasur një eksperiencë dhe nuk jam ndier mirë në atë lloj pozicioni. Kam shprehur qëndrimet e mia që dihen publikisht”, deklaronte Marku.(TemA)

2 komente në “Profesor Marku në gjurmët e Edi Palokës, pesë muaj më parë: S’kam asnjë ambicie për të qenë deputet apo në ndonjë pozicion të ardhshëm në pushtet”

  1. Makmak says:

    Tjeter thone e tjeter bejne .
    Duhet te ndajne : – vuajne nga alchameri
    – ose jane pushta ne te vertete dhe jo kurva politike si shpellare qe jane.

  2. areta says:

    PD vazhdon te jete parti e shpellareve dhe e Tironcve te tipit shepi me qerpic, nje pus, nje hurme dhe nje budalla ne shtepi, me nje fjale derra…. Shpellaret ju kane zaptuar tokat por derrat prap i duan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje