Spaho në Korçë: Vendim kolegjial, i vendosur nga Basha! Salianji sfidon "Rulin": Telefoni im është 24 orë hapur, në shërbim të fitores së demokratëve

19 Janar 2021, 14:03Politika TEMA

Një ditë pasi u zgjodh si drejtues politik i qarkut në Korçë, Edmond Spaho u prezantua ditën e sotme me strukturat e Partisë.

Në një deklaratë për mediat Spaho u shpreh se vendosja e tij në krye të qarkut ishte vendim kolegjial i marrë nga Basha. Spaho tha në fund të fjalës së tij se e keqja duhet të largohet nga vendi, duke iu referuar kështu qeverisë.

“Vendosja ime në krye të qarkut ka qenë vendim kolegjial, i vendosur nga zoti Basha dhe diskutuar me strukturat vendore. Është kënaqësi të rikthehem në Korçë. Do të dalim forca e parë në zgjedhjet qendrore të 25 prillit. Duhet të heqim këtë të keqe (qeverinë) nga ky vend.”, tha Spaho.

Bashkë me Spahon i pranishëm në Korçë ishte dhe ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili iu drejtua qytetarëve duke i thënë se do jetë pranë tyre në çdo orë, duke shtuar se numri i tij do të jetë hapur dhe do jetë në dispozicion për ti ardhur në ndihmë në shërbim të fitores së demokratëve.

Falënderoj çdo qytetar, çdo votues për mbështetjen masive që më ka dhëne, falenderoj demokratët që më kanë votuar si më të preferuarin dhe me te votuarin nga deputetët dhe i përulem sakrificës dhe kontributit të tyre që bënë të mundur që në një acar politik, thuajse me gjendje lufte të bënin të mundur që Korça të ishte i vetmi qark me rritje për Partinë Demokratike në vitin 2017.

Do të luftojmë për 6 deri në 7 mandate në këtë qark. Si drejtuesi me i larte politik ndihem borxhli por dhe krenar për secilin.

Siç e dini telefoni im është 24 orë hapur, disponibiliteti im në çdo moment dhe gatishmëria ime për ndihmë absolute në shërbim të fitores së demokratëve.

I uroj suksese Edmond Spahos që rikthehet në Korçë dhe njihet shume mire prej jush”.- u shpreh Salianji.

Rikujtojme se Salianji eshte perjashtuar nga lista e kandidateve per deputete nga ana e komisionit “Ruli” dhe deklarata e tij eshte nje sfide qe i ben ketij komisioni ish deputeti demokrat!

2 komente në “Spaho në Korçë: Vendim kolegjial, i vendosur nga Basha! Salianji sfidon “Rulin”: Telefoni im është 24 orë hapur, në shërbim të fitores së demokratëve”

  1. Shqiptari says:

    Aman mbaje hapur telefonin kur te marre nga azili Babalja,se tani e ka mundesine te votoje me poste.

  2. nardi says:

    Sa e ke nr e tel o Salianji,se do na duhesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje