ANALIZA: Hoover dhe Lenini ia dolën së bashku edhe demokratët dhe republikanët mund të bëjnë të njëjtën gjë

20 Janar 2021, 11:45Bota TEMA

Nga Robert Zapesochny, NewsMax

6 janar 2021 është një ditë që do të mbetët në kujtesën dhe turpin e të gjithë amerikanëve.

Ndërtesa e Kapitolit u shemb dhe pesë njerëz mbetën të vdekur, duke përfshirë një oficer policie. Më shumë se 50 oficerë policie u plagosën dhe të paktën 15 nga të tjerë u shtruan në spital.

Lutja e shumë amerikanëve ishte që Trump të pranonte rezultatin e zgjedhjeve dhe në fakt me 7 janar 2021, Presidenti më në fund pranoi humbjen.

Gjithashtu ishte e qartë që nuk kishte shumë gjasa që sfidat e tij ligjore të kishin sukses. Në vend që të kontestonin rezultatet, Presidenti Trump dhe Partia Republikane, duhet të ishin përqendruar më shumë në dy garat e Senatit në Georgia.

Javën e kaluar, kandidatët republikanë humbën ngushtë të dy garat e Senatit. Raphael Warnock fitoi me 2 për qind dhe Jon Ossoff fitoi vetëm me 1 për qind. Si rezultat, republikanët kanë humbur kontrollin e Senatit.

Shumica e demokratëve dhe republikanëve nuk dëshirojnë të jetojnë në një vend kaq të përçarë. Bipartizaniteti nuk mund të jetë kurrë një parti që merr gjithçka që dëshiron dhe pala tjetër nuk merr asgjë.

Amerika  mund të bëjë më tepër.

Rikujtojmë se Herbert Hoover dhe Vladimir Lenin punuan së bashku për të ndihmuar Rusinë gjatë një krizë varfërie që kaploi vendin pikërisht 100 vite më parë.

Nga viti 1921 deri më 1923, kriza e urisë goditi Rusinë Sovjetike.

Gazetari i mirënjohur Robert Zapesochny, tregon se në moshën 13-vjeçare, gjyshi i tij u  detyrua të shikonte babanë e tij të vrarë në një masakër në tetor 1920.

Nëna e tij, stërgjyshja  kishin gjashtë fëmijë për të ushqyer kur vendi u godit nga uria disa muaj më vonë. Familja e tij  kishte pak shpresë për të mbijetuar, sepse ata sapo kishin humbur kryefamiljarin.

Gjatë 1921-23, 5 milion njerëz do të vdisnin nga uria. Numri do të kishte qenë dy herë më i lartë nëse  Herbert Hoovern nuk do të ndihmonte Rusinë.

Hoover krijoi Administratën Amerikane të Ndihmës dhe ushqeu mbi 10 milion njerëz në Rusi çdo ditë. Hoover donte të ndihmonte popullin rus për arsye humanitare. Lenini e pranoi ndihmën e tij sepse nuk kishte zgjedhje tjetër.

Shumica e rusëve ishin të kënaqur nga ndihma e Amerikës dhe asnjë  propagandë sovjetike nuk mund të ndryshonte kurrë pikëpamjet e tyre.

Humnera e pikëpamjeve politike midis Herbert Hoover dhe Vladimir Lenin ishte shumë më e madhe se gjithçka që ndan Demokratët dhe Republikanët sot. Nëse Hoover dhe Lenin  kanë punuar së bashku, atëherë mund të punojnë së bashku edhe Demokratët me Republikanët sot.

Nëse Presidenti Trump mund të bëjë paqe midis Izraelit dhe katër vendeve arabe, atëherë Presidenti i zgjedhur Biden me siguri mund të gjejë mënyra për të shëruar përçarjen partizane.

Nëse administrata e ardhshme e Biden është e sinqertë  në premtimet për shërimin e vendit, ata do të ndjekin penalisht të gjithë protestuesit e dhunshëm nga Uashingtoni në Portland, pavarësisht përkatësisë së tyre politike.

Ai gjithashtu do të respektojë lirinë e fjalës nga konservatorët dhe do të ndalojë Twitter, Facebook, Google, Apple dhe kompani të tjera të teknologjisë që të përdorin këtë krizë për të ndaluar konservatorët dhe për të censuruar idetë konservatore.

Amerikanët shpresojnë se Presidenti i zgjedhur Biden do të përpiqet të shërojë përçarjet që janë krijuar në vend. Menjëherë pas zgjedhjeve, Biden u tha mbështetësve të zhgënjyer të Trump:

“Për të gjithë ata që votuan për Presidentin Trump, unë e kuptoj zhgënjimin tuaj. Unë gjithashtu kam humbur disa zgjedhje. Por tani, le t’i japim njëri-tjetrit një shans.  Ka ardhur koha që të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të ecim përpara. Ne duhet të ndalojmë t’i trajtojmë kundërshtarët si armiqtë tanë. Ne nuk jemi armiq. Ne jemi amerikanë ”.

Çdo përpjekje për të shëruar vendin do të jetë e zbrazët nëse administrata e Biden nuk mbron lirinë e fjalës dhe pavarësinë e gjyqësorit. Askush në Shtetet e Bashkuara nuk duhet të pushohet kurrë nga puna  sepse është konservator.

Nëse Joe Biden nuk i sheh konservatorët si armiq të tij, atëherë ai do të duhet të luftojë për lirinë e tyre të fjalës. Përktheu Sonila Backa-abc

1 komente në “ANALIZA: Hoover dhe Lenini ia dolën së bashku edhe demokratët dhe republikanët mund të bëjnë të njëjtën gjë”

  1. Kalec Dega says:

    Sa naive ose te paditur jane shqipot!
    =
    Nuk e kuptojne se Demokratet dhe Republikanet e Amerikes i njeti m ut …ashtu si PS dhe Pd/LSI………same shit, innit?
    =
    PS-=tradheti kombetare- diktature-vjedhje-pushtet-korrupsion-pasurim-shkaterrim i shqiperise dhe shqiptareve me heroj te fortet dhe kriminelet
    PD=tradheti kombetare-diktature-vjedhje-pushtet-korrupsion-pasurim-shkaterrim i shqiperise dhe shqiptareve me heroj te fortet dhe kriminele
    =
    Ps- Leber
    PD-maloq
    =same shite, innit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje