'21 janari', Rama: Nëse e lexon dosjen e drejtësisë, duket si libër satirik! Njësoj si terroristët që nuk njohin viktimat kur vënë një bombë në stacion

21 Janar 2021, 11:03Politika TEMA

Në 10-vjetorin e “21 janarit” kryeministri Edi Rama foli mbi dosjen e ngjarjes me 4 të vrarë dhe vendimin e Gjykatës së Apelit.

Kreu i qeverisë i krahasoi autorët e vrasjeve me terroristët, që nuk njohin viktimat kur vënë një bombë në stacion dhe nuk bashkëpunojnë me palë të treta.

Nëse do të lexojmë dosjen e gjykimit për dy persona të akuzuar për 21 janarin, po të mos e dish që kjo është një ngjarje që ka ndodhur, mund të mendosh që këto janë faqet e një libri satirik.

Dy personat e evidentuar si personat që kanë qëlluar, konsideron nga gjykata si dy individë që nuk kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrit, nuk e njihnin asnjërin prej viktimave dhe s’kanë pasur bashkëpunim me persona të tretë.

E thotë Gjykata e Apelit. E thotë me shkrim, këta persona nuk kanë dashur të vrasin!

Por nga vetëbesimi i tepëruar kanë krijuar viktima. Njësoj si terroristët kur nuk njohin viktimat kur vënë një bombë në një stacion, njësoj si terroristët që nuk bashkëpunojnë me palë të treta, edhe vrasin njerëz.

Ky është absurdi i jetës reale të organizmit të sistemit të drejtësisë. Duken të gjitha si fjalë që i përkasin një leksioni akademik, por s’janë të tilla, përkundrazi janë fjalë që përpiqen të thonë që e gjitha kjo që materializohet në këtë 10-vjetor si drejtësi e munguar, së pari ka arsye që lidhen me zgjedhjen që kemi bërë për të kaluar nga regjim totalitar në një sistem demokratik”, tha Rama.

Rama: Jemi besimplotë për të ardhmen, transformimi i sistemit të drejtësisë po funksionon

Kryeministri Rama u shpreh se pavarësisht se nuk është vendosur drejtësi për viktimat e 21 janarit, e ardhmja është besimplotë duke iu referuar vettingut në sistemin e drejtësisë.

ë se rruga e përmbushjes së këtij transformimi është ende duke u ndërtuar duke shpresuar se do të vendosë drejtësi për protestën e 21 janarit.

“Për të vënë në vend atë që në fund të fundit e materializon një proces drejtësie. Të drejtën e reflektuar tek ndëshkimet. Në fakt, ky nuk është një justifikim. Kjo është e vërteta.

Ajo që e dallon këtë të vërtetë, me të njëjtën të vërtetë të thënë në kushte të tjera është se ne nuk kemi qëndruar duarkryq. Jemi ne që kemi përgjegjësinë dhe detyrimin për të siguruar të gjithë ngrehinën ligjore dhe rregullatorë të një sistemi drejtësie që të jetë në gjendje të bëj këtë që njerëzit kërkojnë për 21 janarin.

Jemi ne që vijmë nga rruga e kësaj tragjedie që kemi vendosur jo thjesht në program, por në rrugën e zgjidhjes, problemin e madh të çlirimit të drejtësisë dhe krijimin e një drejtësie të denjë dhe funksional. Nëse e shohim 21 janarin me sytë e së djeshmes, ka 1001 fjalë që mund të thuhen për të argumentuar se nuk është bërë asgjë.

Përderisa sot e gjithë ditën, 4 dëshmorët e 21 janarit, pas 10 vitesh nuk prehen të qetë ashtu sikundër të gjithë të afërmit e tyre sa herë që ajo plag dhemb, nuk ka se si të marrin frymë të lehtësuar nga fakti që është bërë drejtësi.

Por nëse e shohim 21 janarin me sytë e së nesërmes dhe nëse bëjmë një vlerësim objektiv mes situatës së sotme dhe asaj të djeshme të sistemit të drejtësisë, kemi të gjitha arsyet që të jemi besimplotë që transformimi po funksionon. Rruga e përmbushjes së këtij transforimi është ende për tu ndërtuar.

Jemi mes së djeshmes, në ndërtim të rrugës. Siç janë sot kantieret e rindërtimit pas tërmetit që janë ende të pabanueshme por janë aty dhe tregojnë se më e keqja është lënë pas krahëve. Ku janë sot, ata të cilët duke përdorur çekiçin e gjykatësit të Shqipërisë e sakatuan përmes seancash gjyqësore absurde të drejtën e të gjithë familjarëve për të parë drejtësi.

Një pjesë e gjyqtarëve nuk janë në sistemin e drejtësisë, një pjesë tjetër janë larguar duke dhënë dorëheqjen të vetëdijshëm që si pjesë e llumit nuk mund ta kalonin filtrin e sistemit ndërsa një pjesë tjetër janë ende në punë dhe nuk kanë kaluar në vetting” – tha Rama.

1 komente në “’21 janari’, Rama: Nëse e lexon dosjen e drejtësisë, duket si libër satirik! Njësoj si terroristët që nuk njohin viktimat kur vënë një bombë në stacion”

  1. basha duhet varur ke sheshi
    si vllaznit e gjakut vet Saddami e Gaddafi
    shqiptaret qekan shndru ne bathqima qe e len ala te livadhis
    rropsin e serbise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje