Nikoll Lesi: Edi Rama, lojë elektorale të poshtër me 4 të vrarët e 21 janarit. Pse nuk i futi në burg vrasësit?

21 Janar 2021, 12:04Politika TEMA

Nikoll Lesi shkruan se Edi Rama po bën një lojë të poshtër elektorale me të vrarët e 21 janarit.

Zëri mediatik i Ilir Metës, shkruan se këto 8 vite, Rama duhet t’i kishte futur në burg vrasësit.

“Kryeministri Rama, që përdori demontratën e dhunshme të 21 janarit 2011 kundër kryeministrit të kohës, Sali Berisha, e ku u vranë 4 veta, po kujtohet tani me 21 janar 2021, tre muaj para zgjedhjeve politike, që t’i shpallë “Dëshmorë të Atdheut”.

Drejtësia natyrisht duhej dhe duhet të veprojë, pa asnjë dyshim ndaj kujtdo për vrasjen e tyre.

Por mënyra se si, dhe koha kur kujtohet Edi Rama që ti përdorë të vrarët e 21 janarit 2011, mbetet e poshtër.

Për ti përdorur politikisht kundër PD-së (e theksojmë se drejtësia duhet vendosur) kryeministri ka heshtur dhe nuk ka bërë asgjë që prej 8 viteve, që kur ndodhet në pushtet, për të hetuar dhe ndëshkuar autorët.

Ai heshti dhe hesht për miqtë e tij sponsorizues shpirtërorë të urdhrit që të qëllohej asokohe, pasi tani punojnë për qeverinë Rama!

Edi Rama që të ishte i sinqertë në këtë që po bën duhej të kishte insistuar që prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet për vendosjen e drejtësisë për të vrarët, por nuk foli.

Heshti! Ose vendoste ndonjë buqetë me lule, formalisht.

Tani po i rivret duke i përdorur për fushatën elektorale të 25 prillit. Më pas nuk do të merret më me këtë histori, pasi për kaq i duhen, sa për fushatë elektorale”, shkruan Lesi.

6 komente në “Nikoll Lesi: Edi Rama, lojë elektorale të poshtër me 4 të vrarët e 21 janarit. Pse nuk i futi në burg vrasësit?”

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    O lehes,nuk i futi ne burg se krimineli sali ,drejtesia dhe ti si zagar qe mbron kriminelin qe te dogji gazeten,ju i keni mbrojtur.
    Saliu do kishte bere mire qe te digjte edhe ty si qen rrugesh

  2. Z says:

    O Nikoll Lehesi! Tos Lubonja t’i di poshtersite! U ngrite dhe i vajte ne Opinion te Blendit!

  3. Viola says:

    Keta duan te na sjellin ne pushtet kryeministra qe denojne vrasesit prandaj hakerehet Luli dhe kercenon prokuroret neper studio .Denimet i jep gjykata.Prokurori pergjithshem te mos hiqet zvare si bolle po te veproje gjithashtu dhe Spak.Deri tani i kemi degjuar te hapin goje vetem per fonde.

  4. Iliri says:

    Nikoll me fal qe po ta them por je komplet idjot.Rama nuk eshte si saliu qe komandonte dhe portierin e spitalit.Ne burg te fut gjykata jo qeveria o idjot.Por si koker maloku qe je po ta falim se aq ke

  5. Km says:

    Ky Lehesi,eshte gazetar demokrat,apo gazetar i diktatures.te kerkosh qe kryeministri te beje gjukatesin,prokurorin,do te thote qe kryeministri te kape organet e drejtesise. A mund ti besohet ketij njeriu apo mendesise qe ai perfaqson te drejtoje shtetin?

  6. Qwert says:

    Mos u be merak per burgun, do shkojne Nikoll. Pas pak. Aty jane dosjet. Po nuk i con Rama. Jo, organet e reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje