Negociatat drejt dështimit, Mediu pa Bashën në zgjedhje: Nis mbledhjen e firmave për t’u regjistruar në KQZ

21 Janar 2021, 11:30Politika TEMA

Republikanët nuk kanë humbur asnjë minutë kohë në përgatitjet e tyre të gjithashme për të hyrë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vetme.

Teksa gjetja e gjuhës së përbashkët mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu duket se është shumë larg, këta të fundit kanë ndërmarrë hapat zyrtarë.

Fatmir Mediu në takimin e zhvilluar me strukturat e PR në qarkun e Fierit është shprehur se këto ditë do të nisë me mbledhjen e 5 mijë firmave për tu regjistruar si subjekt politik në KQZ.

Një veprim ky që tregon se Fatmir Mediu paralel me negociatat me kreun e PD, nuk do të humbë kohë nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët me Lulzim Bashën, por do të garojnë të vetëm më 25 prill.

2 komente në “Negociatat drejt dështimit, Mediu pa Bashën në zgjedhje: Nis mbledhjen e firmave për t’u regjistruar në KQZ”

  1. ziguri says:

    A i paguan dot mutdiu 5000 firma per ne K.Q.Z . se luli ka 250 miljonet qe ka vjedh ne rrugen e kombit .ik o mutdi se po te pret eli kari.

  2. rexha 10 says:

    NUKE PAGUAN ASNJE LEKE ,SEPSE FUTEN, NE LISTA NJERZIT E VDEKUR ..ATA TE NDJERET NUKE KERKOJNE GJE.SA JE GJALLE NUKE NGOPESH KURRE ME PARA DHE GJAKE ,KURE VDESE KERKOHET QE TU SHKOSHE TE VARRI VETEM 1 HERE NE VITE ,DHE KURE KA ZGJEDHJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje