Veliaj vendos lule ku u vranë 4 protestuesit në Bulevard: Drejtësia e re të ndreqë atë që se bëri dot drejtësia e vjetër

21 Janar 2021, 12:39Politika TEMA

Dhjetë vite më parë, 4 protestues të pafajshëm, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika do të humbisnin jetën nga plagët e marra nga zjarri i hapur nga policia dhe garda në Kryeministri, ku ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha.

Sot, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, deputetë dhe qytetarë bashkë me familjarë të 4 viktimave, kanë vendosur lule në 4 vendet ku u vranë 4 protestuesit në Bulevard.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se 21 Janari është një ditë reflektimi për të mos harruar dhe për t’i kërkuar drejtësisë së re përgjegjësinë për të ndrequr atë që s’e bëri dot drejtësia e vjetër

“TË PAHARRUAR! 21 Janari është një ditë reflektimi për të mos harruar dhe për t’i kërkuar drejtësisë së re përgjegjësinë për të ndrequr atë që s’e bëri dot drejtësia e vjetër! #MosHarro #Drejtësi”, shkruan Veliaj.

1 komente në “Veliaj vendos lule ku u vranë 4 protestuesit në Bulevard: Drejtësia e re të ndreqë atë që se bëri dot drejtësia e vjetër”

  1. Erdogan says:

    Iku dhe nje vit.
    Vitin tjeter shihemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje