Pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dogjën mandatet parlamentare, ata u zëvendësuan në një koghë të shkurtër nga emrat e tyre që kishin në listë.
Por kur kanë kaluar dy vjet nga ky vendim, afrimi i zgjedhjedhjeve parlamentare të 25 prillit ka bërë që një pjesë e tyre të rikthehen sërish në partinë mëmë.
Karrigia e deputeti duket se i ka ëmbëlsuar mjaftueshëm, aq sa të hapin krahët dhe hedhin pas krahëve fjalët që thanë për PD dhe LSI.
Deputeti Selami Jenisheri do t’i bashkohet koalicionit opozitar për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.
I kontaktuar nga CNA.al, Jenisheri e pohoi një gjë të tillë. Ai u shpreh se PD nuk është e kryetarit Lulzim Basha, por e qytetarëve demokratë dhe do e mbështesë në këto zgjedhje.
“PD nuk është e kryetarit. Unë do të vendos se çfarë do të bëj dhe se çfarë pozicioni do të më ofrojë PD. Unë jam pjesë e PD sepse as vetë nuk kam ikur as ata nuk më kanë përzënë”, tha Jenisheri.
Ndërkohë që një tjetër emër që do i bashkohet PD është edhe deputeti Korab Lita, i cili u shpreh pse do të jetë në krah të Bashës, ku shtoi se çdo deputet që ka dalë nga listat e PD përfaqëson atë parti.
Me sa duket Basha, i cili po deshton ne negociatat me Fatmir Mediun dhe Shpetim Idrizin, mund te jape “goditjen” e radhes ne “merkaton” politike qe mbyllet me 25 qershor.
Aq me teper qe deputeti i opozites se re Jenisheri, kryeson nje parti qe sipas tij perfaqeson pensionistet shqiptare!
Merre,merre,te marrte ne lule te ballit.Ai vetem bicikleten ka,or qyp qe e ke pase futur ne listat e kandidateve.
Hade fryme e re hajde ! Ja ky i duhet vendit per te ecur perpara. Ky sa mezi flet ,ndaj vajthalli se si e kupton populli. Per kete te vjen keq kur e shikon . Jo te japi ndihme ,por ti japesh edhe nje dhjece po e pate ne xhep.