Qysh sot në dyert e 12 banjave në Lalëz të shkruhet ’21 Janar’ si dhe ‘këtu lahen kokat e kokëpalarëve’

22 Janar 2021, 16:52Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Për gjithë planetin sot është data 22, por për ne shqiptarët duhet të jetë, si dje- 21 Janar. Edhe nesër, e pasnesër, e çdo ditë…, të jetë 21 Janar.

Deri në shekullin kur do të ndëshkohen vrasjet shtetërore që u kryen këtu….Përderisa vetë planeti i vendosi me dorë datat e ditët, e nuk i vendosi Zoti; atëherë edhe ne kemi arsye që çdo ditë ta quajmë ‘21 Janar’.

Përderisa ligji dhe Drejtësia e Demokracisë moderne ka dështuar në dhënien e Drejtësisë dhe në ndëshkimin e vrasësve të katër burrave në derën e zyrës së qeverisë, në 21 Janar 2011, atëherë ne marrim të drejtën që zoti u dha kombeve, njësoj si planetit, që ta ndalojmë datën te plaga që na dhemb më shumë.

Ne shqiptarët, kemi edhe një arsye tjetër, po kaq hyjnore:

Ne kishim një Demokraci para-politike aq të kthjelltë e të balancuar, saqë edhe vende të Evropës na e kanë njohur herë me zili e herë me admirim. Të ngrihemi çdo mëngjes me datën 21; ndryshe prapë do të jemi viktima.

Ne, 3 ose 4 milionë do të jemi viktimat, ndërsa 4 dëshmorët që i vranë duke protestuar kundër korrupsionit qeveritar, do të harrohen përjetë. Nëse vrasësit nuk do të gjykohen dhe ndëshkohen, atëherë jo të varrosurit, por ne të gjallët jemi viktima.

Që dje në mbrëmje, vrasësi nisi t’i thotë viktimës se ti do të shkosh në burg të përjetshëm; do të dënohesh ‘katër herë nga 30 vjet’. Domethënë je i vdekur. Kështu do të jemi të gjithë, të pështyrë dhe të akuzuar nga vrasësi. Të paktën, kur të vinë që të na vrasin, të na gjejnë në gjoks një medalion me shënimin ‘21 janar’.

21 janari të shënohet në shtrungën ku do t’i vënë njerëzit si bagëti në kullosë. Aty do t’i kalojnë njerëzinë në një shteg të ngushtë dhe do t’u marrin qimen se cili është me vrasësin e cili jo. Kemi shumë të vobektë, por edhe politikanë e gazetarë, që e quajnë ‘hero’ vrasësin. Prandaj në shtrungë të dallohet kush e mban’21 janarin’.

Kur të bëhet vettingu, sado i kotë, i politikanëve, ai të marrë emrin ‘Akti 21 Janari’. Nuk ka për të bërë ndonjë punë të madhe, por të paktën fëmijët dhe gratë e politikanëve do ta dinë se ku po shkojnë burrat e baballarët.

Kur të bëhet ceremonia e fundit e gjetjes së eshtrave të të vrarëve në Ballkan, edhe ky të quhet ’21 janari’. Të rënët në Ballkan, të gjithë kanë prapa shpine një akt makabër politik njësoj si 4 këta të Tiranës. Me këtë rast edhe shqiptarët etnikë do të shikojnë njëri- tjetrin në sy.

Në parlamentin e ri që vjen pas 25 prillit, në krye të çdo grupi parlamentar të vihet tabela ‘21 Janar’. Ndërsa për deputetët që atë ditë ishin autorë e fajtorë, mund të aplikohet një mënyrë për t’u kujtuar ‘Gurin e Kishës’ që dikur i mallkuari e mbante mbi kurriz para të gjithëve.

Të katër do të jenë deputetë: Meta, Berisha dhe Basha… Po i katërti? I katërti është një mjek që fshehu të vërtetën e vrasjes duke shkelur mbi Hipokratin; ai është caktuar si deputet i ri sepse e meriton.

Fajtorëve që vranë katër vetë duke qenë liderë të vendit, t’u priten pemët para shtëpisë dhe t’u merren vilat. Ky është një kod i lashtë i demokracisë para- politike për kombin tonë. Priten pemët dhe digjet shtëpia e fajtorit, me qëllim që të mos shfaqet më!- ky është kodi. Ndërsa grekët e lashtë aplikuan kodin që zjarrvënësve të ndalohej t’u përmendej emri.

Në maskën anti- koronavirus dhe në dyer të gjykatave, gjithashtu, mund të shënohet ’21 Janar’.

Edhe në dyert e 12 banjave në vilën e Lalëzit, në secilën të shkruhet ’21 Janar’. Aty mund të shkruhen edhe këto fjalë: ‘Këtu lahen kokat e kujtdo’. Do të shërbente për të kujtuar se ditën gjakatare të 21 Janarit 2011, Ilir Meta, katër dëshmorët e protestues të tjerë, i quajti ‘kokë palarë’.

Qysh sot duhet bërë kjo; ndryshe kujtesa jonë mund të na tradhtojë si deri tani.

28 komente në “Qysh sot në dyert e 12 banjave në Lalëz të shkruhet ’21 Janar’ si dhe ‘këtu lahen kokat e kokëpalarëve’”

  1. fuati says:

    Respekt z. Cupi, kjo quhet PENA E ARTE, por jo nga ari qe vodhi Like floriri….

  2. KU TI KENI ME LIBËR SHTËPIE. says:

    Kompleksi i Lalzit, të quhet “KOMPLEKSI 21 JANARI”.
    Bashkia Durres, apo Sukth (kush e ka në administrim Lalzin), me urgjencë të emërtojnë sa sipër, këtë kompleks.
    Duke patur këtë emërtim, familjeve Berisha dhe Meta, “u ngec në grykë” banimi në vilat e Lalzit.
    Mos i gëzofshin këto vila.

    1. Lloji says:

      Ide gjeniale, ‘KOLPLEKSI 21 JANARI’

    2. siringa says:

      Po, shumë ide e qëlluar! Lalezi të quhet kompleksi 2i janari! ???

  3. Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:

    Sido qe ti quash keta kriminel dhe banjot(halet e maceve),dhe girin e lalzit ne gjirin e hajduteve,ata do vazhdojne te tallin menderen me popullin.
    Derisa ata jane ne listen e deputeteve dhe ambasada amerikane ben sikur ben thirrje per njerez te paster,kjo do te thote se ligji,drejtesia dhe kushtetuta e ilirit si kurani baba mondit,jane ne duart e ketyre kusareve 30 vjecar.

  4. USA says:

    Kam patur shume besim te reforma ne drejtesi, por cdo dite qe kalon po bindem se me SPAKUN kemi bere nje vere ne uje,ka nje vit dhe nuk ka trubulluar asnje uje te ndenjur. Ka kush te me thot ndryshimin midis spakut dhe krimet e renda para spakut, asnje,bile me keq. Me vjen keq per optimizmin e Spartak Ngjeles.

  5. Lanabregesi says:

    Bravo Frrok,por shenjat jan se asnje ndeshkim per kriminelin Sali dhe hajdutin Ilir nuk ka per te ndodhur,fatekeqesisht Spaku po fle gjume, po meret me disa dosje ordineresh si dhe krimet e renda para tij.

  6. Lloji says:

    Ide gjeniale, ‘KOLPLEKSI 21 JANARI’

  7. Drejt says:

    Ore di gje njeri ne cilin drejtim te paditur ka shkuar SPAK-u i famshem ? Mos duhet nderruar dhe atij emri ne : Grupi i zgjedhur dhe i mirepaguar i gjykatesve dhe prokurorve 21JANARI.Kur te kene mbaruar me kete ceshtje tu kthehet dhe emri.Mbase do dalin nga gjumi i thelle dhe parashume edhe keta te reformuarit…qe po u neveriten njerzve te ndershem.

  8. Olimpia says:

    Frrok,sot ke folur per 25 prillin.Kush ka sy shikon,kush ka veshe degjon,kush ka mendje,gjykon.Por u sugjeroj partive te reja ,sidomos ,,Thurjes,,te distancohet dhe demaskojne Berishen dhe Meten si dy kriminelet dhe hajdutet me te medhenj te shqiptareve.Vetem ne kete menyre mund te terheqin votuesit e moderuar ,te rinjte liberale ,te gjithe te pakenaqurit nga politika tradicionale.Ne se Rama nuk arrin shumicen ,,,Thurja ,,mund te behet lojtari kryesor qe ne Shqiperia te filloje nje epoke te re post tranzicion.Dhe duke pranuar oferten e Rames,ti vene kushte per nje qeverisje ku themelore duhet te jene zhvillimi industrial modern,rritja e rrogave,konkurenca e lire antimonopol dhe shteti social.

    1. Realpolitika says:

      BRAVO FRROK !
      21 JANARI ESHTE FYTYRA E SHPIRTI I SALI KRIMINELIT E ILIR FLORIRIT.
      LULI ESHTE I PERDORURI I SALIUT DHE ILIRIT.
      21 JANARI DUHET TI BEJE GJITHE SHQIPTARET TE MBLEDHIN MENDJEN .
      SALIU KRIMINEL ILIRI HAJDUT ,…BASHK VRASIN PER PUSHTET.
      EDI RAMA PO E BEN KETE VEND , POR TERE LLUMI E KRIMINELET JANE BASHKE E ME SHUME PARA TE VJEDHURA KETIJ POPULLI.
      DHE BERTASIN CDO DITE SE GJOJA U DIGJET SHPIRTI PER POPULLIN.
      25 PRILLI DITA E NDARJES NGA KRIMINELI E HAJDUTI.

  9. Konjak says:

    Qenke fare fukara nga trute e kokes , more i uruar ; po si mund te vendosin 21 janarin , ne belle te haleve te Lalezit !?. Po ne i quajm — sot –, deshmor , apo kaq tu deshen edhe ty , sa per pseudopropagante , per tu bere qefin padroneve te tu , qe te mbushin xhepin me para , dhe tash qe erdhi fundi , u reciton thenien e filozofise anonime : Kungulli me vere , u dhjeva ne dere . Po ti nene hyjen e 21 janarit ke fituar e hengerr , sa mund te te clrrej barku ; tani me kete simbol kerkon te emertosh nevojtoret e Lalezit !?. Mosmirenjohesi eshte me i lig se vjedhesi dhe vrasesi !! . Harram e pac .

  10. Jimi says:

    Kodi i ndeshkimit !?
    Peshen e ketij kodi, familja e te pareve te vrasesit Berisha e kane ndjere nen lekure. Pikerisht atehere kur gjyshi i ketij vrau priftin e fshatit. Ja dogjen kullen (nese vertet ka patur kulle!) dhe per t’mos e lincuar, e shporren nga fshati. Duket qe pinjolli i kesaj familje, meqense te paret e tij, per krimin e bere nuk u denuan me denim kapital, mendoi dhe tha! Im gjysh nje vrau, une pse mos te vras tre kater katerqind, njesoj si edhe me pare tek une nuk gjen vend kodi i ndeshkimit. Dhe vertet, per ironi te fatit, ai jo vetem qe nuk u ndeshkua dhe nuk ka sy per t’u ndeshkuar, por ai ka edhe kurajon te akuzoj, e te kercenoje viktimat, ato qe jane gjalle, per ndeshkim!? Ky eshte Kodi modern i ndeshkimit ne Shqiperi!

    1. Luan says:

      O Jimi nga nena mund ta kete patur gjyshin se nga babai jo.Saliu eshte kopili i partizanit te plagosur serbo-malazes qe ishte strehuar ne Vicidol.Lexoje deshmine e Izet Haxhise qe ja ka treguar nje familjar i Saliut.

  11. me nder komandanti i pergjithshem Metaj says:

    SPAKU deri tani nje zhgenjim!Kjo eshte e para.Eshte i drejte mendimi i te nderuarit Frrok Cupi per emertimin “21 Janari” te vilave te Lalezit dhe jo vetem,por dhe te rrugeve apo objekteve te rendesishme.Mire do te ishte qe ne karriget e parlamentit te ardheshem te stampohet togfjaleshi “21 Janari”,te stampohen stema te vogla qe ti mbajne deputetet dhe kuadrot e ndryshem te institucioneve etj etj me emertimin “21 Janari”.Togfjaleshi 21 janari duhet te duket i shkruar ne vende publike,qe tu kujtoje prokuroreve,gjyqtareve,politikaneve,popullit e gjithe shqiptareve se krimi shteteror i Salih Berishes dhe lakejve te tij duhet te denohet si nga gjykata,ashtu dhe nga opinioni i gjere publik.Le te jete ky shkrim i Frrok Cupit nje kushtrimk per tu shnderruar kjo ne nje inisiative reale dhe le te behet realitet.Partia Socialiste ,baskia e Titranes me Erjon Veliajn le te marrin inisiativen per kete,nese duan me te vertete te shohin kriminelet e 21 Janarit te vene perparadrejtesise dhe forca e shoqata te shoqerise civile le te marrin inisiativenper te sensibilizuar opinionin publik per kete. Le te behet nej levizje e tille dhe te gjithe te drejtojne gishtin ndaj kriminelit e krimineleve te pandeshkuar akoma,Berisha,Luli,Meta!

  12. DinPak says:

    Mire e ka nje komentues ketu: e c’duhet SPAK apo reforms ne Drejtesi po nuk u gjykuan dhe denuan vrasesit dhe kush i urdheroi vrasjet e 21 Janarit. Prandaj SPAKU te quhet “21 Janarit” deri sa te behet kjo. Per krimet dhe kriminelet e tjere pret puna.

  13. Kush ka lindur shqiptare jeton si shqiptare
    mbi kte toke .

  14. Franci says:

    Pershendetje dhe te lumte dora per ato qe shkruan, per ta lexuar ata qe s’kane sy e tru e kujtese te atij viti te frikshem, qe mos u kthefte perseri me te njejtet autore. Drejtesia do vije dhe do ç’liroje nga makthet gjith ata qe perjetuan per tridhjet vjet, vetem shantazhe dhe vrasje.

  15. Taulant says:

    Duhet te shtosh edhe “VRASESIN ME PAGESE” te 21 Janarit Edi Rama.
    Ishte ai qe hodhi turmen ne protest kunder korrupsionit te Ilir Metes (kapur me video ne vjedhje).
    Cfare beri organizatori i protestes 2 vjet pas vrasjes se 4 qytetareve?
    Beri aleanc me Ilir Meten dhe ne 2018 e zgjodhi dhe e votoj President.
    Ky eshte Edi Rama i pabese intrigant simbol i poshterise deri ne palce.

    1. Ladi says:

      Taulant te paska pjerdhur truri. Qenke megjithmende fukara ne mendje. Po te mos shkruaje nuk do ta dinim, kuptoje para qe mos ha m…

  16. Tomori USA. says:

    SHkaku ka soja,. Shkak per kete tragjedi njerezore dhe vrasje shteterore u bene vjedhjet, me koorupsjon te ilir mutes, i cili
    i cili per shume vite , duke cfrytezuar kariken e shtetit, esht mre me koorupsjon ne permasa maramendese. 700 mij qe domerete nga nje koocesjin nga bizesmeni , simbas ish ministrit te drejtesis Dritan Prifti, ishte vetem maja e ajzbergut.
    Fati i keq i tij qe semundja i mori jeten se, kishte 40 vidjo per tu treguar shqiptareve me thkmat qe ka bere Ilir Meta me pasurin kombetre.
    Deri sa su denua per ate qe, u kap me ze e figure ne ate kohe zor se dota shikojme nje dit mbrapa hekurave dhe tju kethej shqiptareve pasurin e vjedhur.
    Atehere drejtesin e termbi kanibali Berisha me Bashen qe nje dit para gjyqit formal, shqyenin kofshet e qenjgjit si sali Protopapa ne shtepin e Metes e Monikes,per tu then gjyqetreve se , jini ju, por mbi ju jemi Ne qe po hame epime tek Ilir Meta, prandaj dhe ata e nxoren te pafajshem.
    Por tani qe, Berishes i kan ren patkonjte, cdo bej SPAKU me kete mamauth. A duhet te vihet ne vend drejtesia e munguardhe per ti ven fre koorupsjonit, per te mos ndertuar me vile me 11 banja dhe nje per macet e per qente. presim.
    ju, jemi er tu thene

  17. Hienat presin kermene ngordhur..... says:

    Do denohen vrasesit e 21 Janarit.Do thoni ju kur? Pas vdekjes. Hienat e gjykatave do e shqyejne kufomen e Berishes por….pas vdekjes.Sepse hienat gjithmone trimerohen me kufomat….Edhe spaku do filooje nga puna por ..pas vdekjes.

  18. Skenderbe Çupi says:

    Ky eshte shkrimi me i persosur qe ke bere Frrok
    Kjo ka lidhje nepermjet krijimtarise shpirterore dhe personalitetit,,
    Bravo

  19. Gradishta says:

    Ai kompleks vilash ka dhe duhet të ketë vetëm një emër .Vampirët e kombit.

  20. true says:

    Keta te qyteteruarit e sotshem qe jetojne ne aparence si te lindur ne Paris , nuk dihet a kane lindur ne maternitet apo ne ndonje grumbull kashte te ndonje stalle.

  21. ekonomiksi says:

    2 prilli..21 janari..gerdeci..keta i kane lare duart me gjak..e kane konsideruar shqiperine si kalane e rozafatit..qe ndertohej diten dhe prishej naten..kurse vilat e tyre te forta si shkemb graniti..pjelle e komunizmit 50 vjecar ..keta kriminele jane te vetmit te llojit te tyre..kane mpleksur injorancen e vathit te bagetive ku jetonin para se te vinin ne tirane..me keqesine e nje personi qe ndihet inferior per prejardhjen.bythelepires ..ne kohen enver hoxhes..mashtrues dhe vrases ne kohen e te ashtuquajture demokraci.sensi i inferioritetit te ben te jesh kriminel dhe i pashpirt.kur te vjen zogu ne dore.maloku i vicidolit na solli ne mes te shtepise te gjitha te keqiat e zones se tij..KANUNIN E LEKE DUKAGJINIT..nje ligj 600 vjecar anakronik qe mori ne qafe jete te rinjsh..me te marre pushtetin ambicia e tij prej maloku e shnderroi kete vend ne lufte per eksistence..o me vrit o te vras..ky tjetri qe na ishte nje bir rreshteri i zbritur nga malet e skraparit..pa pike kulture politike ..por sidomos profesionale..e kam pasur 4 vjet ne fakultet..na u be personazhi me i korruptuar dhe me i pasur ne shqiperi..dhe sot e kemi president..

  22. I drejti. says:

    Te lumte dora Frrok Çupi. Tamam e ke thene. Por une do kisha edhe nje mendim tjeter. Per gjykimin sa me te shpejte te 21 janarit, te behet nje thirrje, ku te merren firmat e nevojshme nga populli, dhe ti kerkohet SPAK-ut qe ta gjykoje me perparesi kete çeshtje. Vetem keshtu mund te marre fund kjo maskarade.

  23. rozi says:

    Më vjen keq për Taulantin komentuesin, si duket akoma på kërkon motrën. Mos është Grida Duma? Futesh si pilaf në rradhën e komentuesve dhe je i vetmi që shkruan për inat, për inat të vjehrrës do shkoj të fle me mullixhinë-tha nusja. Dhe ti për inat të socialistëve ja fut kot me komentet. Bëhu serioz të zërë vënd fjala! Të lumtë pena artikullshkrues. Vazhdo punën se ndihmon secilin prej nesh të gjykojmë në mënyrë realiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje