Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar zyrtarisht për vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar një diplomat rus, pasi ky i fundit shkeli masat anticovid.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada shkruan se nuk është paralajmëruar më parë nga ana e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë se diplomati ka shkelur masat antiCOVID.
Gjithashtu ato i konsiderojnë akuzat të pavërteta dhe të sajuara dhe se ministria nuk ka sjellë prova për shkeljen e këtyre masave.
Komenti i ambasadës ruse lidhur me shpalljen e diplomatit rus “persona non grata”:
E konsiderojmë të paargumentuar vendimin e autoriteteve shqiptare për dëbimin e diplomatit rus. Gjithashtu, jemi të befasuar nga përmbajtja e deklaratës përkatëse për shtyp të MEPJ-së së Shqipërisë.
Përkundër pretendimeve të Ministrisë, emri i Aleksej Krivoshejev nuk është përmendur asnjëherë gjatë kontakteve midis Ambasadës Ruse dhe Ministrisë përkatëse.
Për herë të parë dhe të fundit, ai është përmendur në Notën Verbale të MEPJ-së me dt. 20.01.2021, sipas së cilës z. Krivoshejev është shpallur “persona non grata”. Në të njëjtën kohë, asnjë provë e shkeljes prej tij të masave anti-kovid, të vendosura në Shqipëri, nuk është sjellë.
Më herët, në korrik të vitit 2020, në një takim midis Ambasadorit dhe Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, G. Cakaj, u ngrit çështja e pretendimeve, meqë ra fjala, gjithashtu, mjaft të diskutueshme, për sjelljen e një diplomati tjetër.
Pikërisht atëherë z. Ambasador premtoi të merrej me këtë çështje, premtim, i cili u përmbush. Vërejtje në adresë të këtij punonjësi nuk pati dhe ai u largua me sukses nga vendi pas disa muajsh, duke përfunduar shërbimin e tij.
Sa i përket z. Krivoshejev, pasi u diagnostikua me COVID-19 në fillim të muajit nëntor 2020, në përputhje me protokollin mjekësor, ai ka qendruar në vetëizolim për dy javë me anëtarët e familjes së tij, duke respektuar rreptësisht karantinën e pëcaktuar, dhe ka dalë në punë vetëm pasi ka kaluar dy teste negative. Kontakte të jashtme, përveç vizitës në institucionet mjekësore për të kryer testet përkatëse, ai nuk ka patur.
Ne besojmë se akuzat kundër tij janë të pabazuara dhe të sajuara. Në sfondin e kësaj ngjarjeje, sigurimet e palës shqiptare në lidhje me përpjekjet e saj në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona ngjallin dyshime.
Gjithashtu, drejtojmë vëmendjen tuaj te fakti se, në përputhje me praktikën diplomatike ndërkombëtare, emrat e punonjësve të misioneve diplomatike të shpallur “persona non grata” nuk i komunikohen publikut.
Kjo është, ndër të tjera, një nga detyrimet e vendit pritës, me qëllim ruajtjen e sigurisë personale të diplomatëve dhe anëtarëve të familjes së tyre. Publikimi i emrave mund të ndodhë, vetëm pasi punonjësi është larguar nga vendi pritës.
(TemA)
Diplomatët Rus i bëjn reklam vaksinës së tyre (sputnik v) në vëndin tonë për forc imuniteti, por harrojn se humbim miliarda euro kredi pasi keqinterpretohet për një minim-pandemie.
edvin mugosha edvini zi nuk i fsheh dot lidhjet me serbin per copetimin e kosoves edhe nese debon gjithe ruset ne shqiperi jo vetem ata te ambasades keshtu qe mos i hiq si nacionalist tani afer zgjedhjeve nuk e mbulon me shoshë diellin dhe tradhetine tende kunder shqiptareve more edvin bis zografi argati serbise
O Tropojan, o Pirdhistan. Ju ka mbirë Saliu në prapanicë e ju është bërë më keq se hemarroidet.
C’kemi Sale?
Mos e merrni seriozisht sepse eshte ne prag fushate elektorale. Edhe Enveri para kongreseve prishej me ruset, kinen, shpallte grupe armiqesore, etj.