Artan Fuga: Më vjen për të vjellë kur dëgjoj se ne kemi shpëtuar hebrenjtë, shqiptarët vrisnin njëri-tjetrin për pesë lekë. Mjaft me propaganda të tilla se është turp!

28 Janar 2021, 16:45Kulturë TEMA

Artan Fuga ka bërë një shkrim ku kritikon shqiptarët të cilët krenohen me shembullin e paraardhësve të tyre që shpëtuan komunitetin hebre nga nazistët.

Edhe pse Shqipëria u kthye në një oaz shprese për hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Fuga thotë se kjo nuk duhet përmendur më.

Sipas tij në atë kohë, shqiptarët ekzekutonin njëri-tjetrin për motive banale.

Reagimi i Fugës vjen edhe pse mjaft studiues të Holokaustit çmojnë rolin e Shqipërisë duke konsideruar se vlerat e forta morale bënë që shqiptarët të mbronin mysafirët e përndjekur nga nazizmi.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Më vjen turp!

Unë e di që komuniteti hebre në Shqipërinë e viteve 40 nuk u denoncua te nazistët. Merita e madhe e atij brezi, e autoriteteve që nuk e bënë edhe këtë krim sikur një pjesë e tyre bënë krimin e kolaboracionizmit!

Dhe për arsye socio-historike që këta që bërtasin sot as i dinë dhe as kanë kapacitetin t’i thonë.

Histori tjetër ajo!

Pse më vjen turp? Sepse nuk është në zakonin e popullit që një të mirë që ka bërë 70 vjet më parë, ta përmendi, t’ua përmendi, të fryhet, ngufmohet, angurdifet si gjel deti, me një të mirë që u paska bërë të tjerëve.

Imagjinoni sikur dikush t’u ketë bërë një të mirë dhe pas nja dhjetë vjetësh cdo ditë t’ua kujtojë duke thënë: Hë mooo e patë sa i mirë jam unëeeeeeee?

Më vjen për të vjellë!!!

Aq më shumë kur kjo përdoret për fushata elektorale, për pushtet, për ta pasur mirë me diplomatë të ndryshëm, me vende të rëndësishëm apo për qëllime të tjera meskine.

Aq më shumë që sjelljen e shqiptarëve para 70 vjetëve ka nga këta që e përvetësojnë, e privatizojnë, sikurse bëjnë tendera në zonat e tyre dhe përlajnë cdo gjë që u del përpara! Ju duket se meqë shqiptarë ata, shqiptarë ne, atëhere jemi ne që duhet të rrahim gjoksin për ata!

Mjaft se këtë nuk e bën asnjë popull i botës që ka pak fisnikëri!

Ja përse më vjen turp, a thua se nuk kishte edhe shqiptarë që spiunonin dhe vrisnin njeri tjetrin në atë kohë, apo edhe tani, për pesë lekë.

Mjaft me propaganda të tilla se është turp!

Bëje të mirën edhe hidhe në lumë – ky është morali popullor!”, shkruan Fuga. (TemA)

29 komente në “Artan Fuga: Më vjen për të vjellë kur dëgjoj se ne kemi shpëtuar hebrenjtë, shqiptarët vrisnin njëri-tjetrin për pesë lekë. Mjaft me propaganda të tilla se është turp!”

  1. Teuta says:

    Ja qe paska edhe akademik injorant ! O me falni ! Ka filluar te ngrihet akademia e injoranteve,

    1. armand says:

      Duke e etiketuar si injorant po’ i krijon alibine per tu mbrojtur nje dite per poshtersite qe ka nxjerr nga goja edhe pse dyshoj qe do vije ajo dite. Ky vemje e ndyre s’ka guxim tu thote hebrenjve : “na ¢ate menderen duke kujtuar holokaustin cdo vite” . S’ka guxim se ja fusin koken te bitha , fizikisht dhe intelektualisht. Duke qene zvarranik dhe i djallezuar mohon dhe tall kontributin e kombit shqiptare por objektivi eshte tjeter. Une keshtu e shoh personalisht dhe shpresoj qe institucionet e ketij vendi te zgjohen dhe te cojne ne gjyq kete parazitin qe mbajme me buke.

  2. dori says:

    Ti je nje gomar i vertet.
    Sepse shifrat flasin vete, asnje hebre nuk u dorezua te gjermanet.
    Po te ishim ashtu si thua Ti… do ti dorezonin tek gjermanet e do mernin edhe leket.
    Boll o profesor idiot.
    Nuk jane te gjithe si Ty qe shrruan nje artikull per 5 leke.

    1. ben says:

      dori-shume e sakte ajo qe keni shkruar. Une jam pinjoll i njeres prej atyre familjeve qe shpetuan cifutet gjate luftes. Gjysherit e mi mbajten ne shtepine e tyre nje familje cifutesh, kryefamiljari i te cileve kishte qene partner biznesi me gjyshin tim deri para se vendi te pushtohej prej fashisteve e me vone prej nazisteve. Ata ndenjen ne shtepine tone deri ne arritjen e gjermaneve dhe pas kesaj, per te qene me te sigurte, u derguan ne nje fshat te larget ku nuk shkelnin forcat gjermane, ku gjyshi kishte miqte e tij. Gjyshi kurre nuk kerkoi qe ti njiheshin meritat per kete akt fisnik te ruajtjes se jeteve njerezore. Ai e beri kete si shume shqiptare te tjere, ne baze te parimeve morale te popullit tone se:
      “Shtepia eshte e zotit dhe e mikut” dhe se “Besa e dhene eshte me e shenjte se sa jeta”. Jane keto virtyte te larta te popullit tone, qe me bejne krenar per origjinen time shqiptare qe ky palo “profesor” po perpiqet qe ti njollose. Ai eshte nje cope idjoti qe TEMA e perdor per te ngritur nervat e lexuesve te saj, vetem e vetem per te patur disa klikime me shume. Eshte e turpshme qe individe te tille perhapin lajme te genjeshterta duke denigruar shqiptaret.
      Eshte po ashtu e vertete se numri cifuteve ne kohen e luftes ne Shqiperi u dhjetefishua ne krahasim me numrin e tyre para luftes. Keto shifra jane te vertetuara nga vete autoritetet izraelite, nga hulumtimmi dokumenteve dhe deshmive te emigranteve qe shkuan ne Izrael pas luftes.

  3. Taruba says:

    Bravo. Guna ime guna ime e beri ate gjyhnaqarin te hidhej ne lume e te lagej koke e kembe. Keshtu na e kane treguar historine pleqte e motit.

    1. Aldo says:

      E vertet mjafton qe shqiptaret ngriten kampe perqendrimi per njeri tjetrin. Gje qe as Serbia nuk e beri per shqiptaret ne Kosove.Vellai spiunonte vellane. Paskan shpetuar shqiptaret hebrej.

      1. ben says:

        Aldo-Serbia vrau me mijera shqiptare ne ish Jugosllavi. Vetem nje fakt po te bej te ditur,se me siguri nuk e di.
        LExo se si ne njedite u vrane prej serbeve menjehere pas luftes (1945-en) me shume se 4000 djem e burra shqiptare ne te ashtuquajturen “Masaker e Tivarit”.

  4. V says:

    A matesh se cfare flet , cfare leshoni nga goja , i thoni vetes profesore !!!!! Apo ju sbeni as per ne hale……..o bloza e ketij vendi bashke me salelikemonaluli .

  5. Vjola says:

    A matesh se cfare flet , cfare leshoni nga goja , i thoni vetes profesore !!!!! Apo ju sbeni as per ne hale……..o bloza e ketij vendi bashke me salelikemonaluli .

  6. Erjol Flin says:

    Po nuk ishin te gjithe si ty Artan. Kishte dhe nga ata qe kishin pak dinjitet e karakter.

  7. Fshatari qe ta Ngopi says:

    @@Artan Fuga…qe do nje “Furke” ne sumet….
    Shkrimi-KOment juaj eshte sa i dhjer dhe i Peshtire…..Nese dikush “Mburret” ku e shikon ti te keqen??eee..po e lexova, te ju “Demoklrati” qe dikur ishe edhe Proletare,edhe……………ik o Legen, se nuk late Asgje te mire Shqipetare pa KUndershtuar, dhe paragjykuar…..ik dhe merru me dicka tjeter…dhe leri ne pune e tyre gjerat sikur se jane…
    @@Na mbyten “Demokratet” Legena, dhe sensibel….lol

  8. Bllokmeni says:

    Kam pershtypje qe kete trap e ka zene dhe ka kaluar covidin qe e kame lene te manget nga trute. Ja dhe nje vemje i cili hengri perse mbari ne kohen e Enverit dhe tani te can trapin. Turp qe kemi te tille pseudo profesore qe me shume ri jashte dhe jo per merite te tij por te konjukturave politike te para viteve 90.

  9. Likja says:

    Baba e vet ka qene nje nga ata qe ushqenin vellavrasjen. Si duket kujton tregimet e tij se si vrisnin patriotet e vertete dhe prandaj si ben zemra te permende kete vitut qe ka ky popull.

  10. kujtimi says:

    Jepi fuge, jepi, se je edhe “akademist”. Pleh, qelbesire.

  11. Lexues i Temma says:

    Shume shume e drejte. Brravo.

  12. Kush eshte ky putane ,
    qe kerkon te injoroje Vlerat e kti Populli dhe Historine ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ky eshte funderine e njerezimit si shume Plehra Kazani aty

  13. Kozmo says:

    SHUME , SHUME TE DREJTE KA Z. FUGA, KJO QE BEJNE SHQIPETARET, DUKE JA KUJTUAR CDO VIT, NUK E BEN ASKUSH. CFARE DUHET TE BEJNE SHTETET E EUROPES, TE CIRREN CDO DITE DUKE KUJTUAR, QE NE I HAPEN DYERT LECKAMANEVE SHQIPETAR, PABUKESVE SHQIPETAR, GJITHASHTU SHUME ITALIAN I HAPEN DYERT E SHTEPISE, I MBANIN ME BUKE DHE VESHJE, POR SHQIPETARET BASTARD I PERDHUNONIN.
    MJAFT SE LATE NAM.

    E MIRA QE BEN NGJITET GJITHMON LART!!!!

    1. Shqip says:

      Kozmo Mucitaqis ;

      ti mut Greqie merru me Janullatosin jo me Historine e Shqiptareve
      rropsi

  14. pjeter says:

    E ky eshte akademik? O zot i madh pse na ke denuar kaq shume?

  15. Kinezi says:

    Ja pra zonja e zoterinj çfarë bejme ne njerzit me lirine e fjales.
    Liri demokraci, liri demokraci.

  16. Konjak says:

    Po mir thua ; Bej te mire dhe hidh ne lum . po shum mga ne kete kemi bere ; te miren e hedhnin ne lum , por ato i merr lumi dhe ne –shumica – mbetemi vetem me te keqiat , qe i kemi me shumice . Pastaj , ne e kemi zakon , po su kapardisem , e s’bejme karshilleqe , eshte njesoj si te jemi pa buke . Edhe brigadiere te jemi , na duket , e sillemi si udheheqesa te lart , e s’leme njeri pa i torollisur trapin , se ne i dime te gjitha . Edhe kritikat apo mendimet dim ti bejme ne menyren me fisnike ; me te shara me fis e me sua , e ngjer te macia e shtepise . Per te mburrur , shok veten kemi ; shiko pushtetaret e radhes , ku mburren se gjithe te mirat i kane siguruar popullit , por jane te pezmatuar se akoma nuk kane siguruar te gjitha , si per shembul , lugen e florinjte , dhe si rezultat , populli vazhdon te haje me lugen e hekurt , te gjitha ato te mira , qe na i kane siguruar , me mund e djersen e tyre , pushtetare e politikane e sua e sorollop . Nje sua i caktuar , po hipen ne pushtet , me pas , te bejne cope–cope .
    Ju gazeter , nukse i botoni kritikat , por s’ka rendesi , ju i lexoni , pikerisht per yu i shkruaj .

  17. Nik says:

    Z. Fuga ka te drejte me banalizimin qe i bejne asaj vepre te çmuar humane sidomos politikanet dhe interesaxhinjte.

  18. Tironci says:

    Bravo Fuga, i ke vene piken mbi i.
    Shume ketu ose nuk dine te lexojne shqip, ose lexojne vetem me sy dhe jo me mendje, ose jane partiake qe nuk e shohin realitetin dhe e injorojne kritiken ne kete shkrim. Te nderuar lexues, behuni me realiste, shikoni rreth e rrotull, lexoni edhe nga e kaluara mbi historine e popullit tone, dhe pastaj komentoni e trumbetoni sikur te keni cliruar boten, apo te mbeshtesni ata qe bejne sikur kane cliruar boten sa tˋju marrin voten. Izraelitet nuk jane aq budallenj, e njohen Kosoven vetem disa muaj me pare, kur ju dha leje nga serbia. Ndersa Synagogat dhe duart e futura ne tregun Shqiptar i ka sot e 30 vjet. Zoti fuga po ju thote zgjohuni nga gjumi, ju prape enderoni edhe me sy hapur. Popull idiot, i pa cipe qe dini vetem te shani e ofendoni njeri tjetrin por tek i huaji beheni ure per nje cope lemoshe. Te shohim se si do veproni me 25 prill, do zoti e ju jep mend, ate dite te pakten.

  19. Viola says:

    Kurse mua me vjen per te vjell nga akademik si puna jote. Edhe ka shqiptare qe vrasin njeri tjetrin si ne cdo vend te botes po edhe mund te kishte ndonje hebre te vdekur ne Shqiperi sepse hebrejt vdesin edhe ne Izrael po nuk besoj se ka shqiptar qe mund te vrase dike per arsyen e thjeshte pse eshte hebre grek serb apo cfaredoqofte besoj se historia jone e tregon kete nuk jemi ne qe kemi sulmuar te tjeret.Sa per ty e besoj qe po te kesh mundesi i shfaros gjithe shqiptaret .Nuk arrij te kuptoj nga te lind gjithe kjo urrejtje.Ndoshta nuk je shqiptar.

  20. Erdogan says:

    Veziret,Pashallaret,Bejleret luftuan per Babe Sulltanin,kurse Heroinat Greke te Sulit hidheshin te mos perdhunoheshin nga keta Vezire,Pashallare,Bejlere etj.
    Sa per perralla se Turqit e Dum Babes “shpetuan” Hebrenjte kjo behet cdo vit se kane Fuqi dhe kane zene nga koqet Ameriken e ndertuar nga skllever te mare me dhune me zingjire nga Afrika.
    Ketu zoti i nderuar Fuga qe flet shumicen e rasteve llogjikisht la shume te drejte.
    Arnauteve si musht i dy Perandorive te fundit Greke Byzantine dhe Osmane nuk u pelqen historia e shkruar nga historiane te vertete,por nga ata qe i mashtrojne.
    Eshte fact historike qe Hebrenjte kudo ku shkuan ndruan Emrat,nuk deklaronin qe jane Hebrenj pervecse ne Janine,Thesaloniki se kishin shekuj qe kishin ardhur nga Espania.
    Kujt va mbante bytha te strehonte ne kasolle dhe me nje kope femijesh Hebrenjte ne ate kohe,kur babai do spiunonte date birin me vone nga frika.
    Arnautet “Pellazge” nuk kane Dinjitet ngaqe nuk kane histori duan te mbeshteten edhe ne mashtrime te mburren.
    Realiteti eshte se Hebrenjte sot jane pushtues te nje vendi qe nuk ju takon qe quhej Palestini nga Greket.
    Eshte ndertuar mbi perralla biblike.
    Edhe Bibla e vjeter edhe e re u shkrua Greqisht.
    Vete fjala Biblio eshte liber shqip dhe Bibliothiqi e Aleksandrise ne kohen e Megas Aleksandros ne shekullin e 4 p.e.s tregon se ky popull nuk i ka dhene asgje Civilizimit Evropiane qe eshte pothuajse krejt i bazuar nga Greko Ilyret.
    Shikoni sot qe banoret vendas qe jane myslimanizuar jane si kafshet neper tela.
    Servilizmi ne Arnautistane eshte ne nivel te cuditshem shume te larte.

  21. trapi says:

    o Fuga! kam dyshuar gjithnje se vetem akademik nuk meriton te quhesh…. por cdo dite qe kalon bindem se je “Cop mishi” qe edhe meses fillorje nuk meriton.

  22. aleko says:

    Vrasje per kot rralle ndodhnin me paraardhesit tane.Koburen e kishin ne brez por rralle e nxirrnin ,vec kur mund ti kercenohej jeta apo ddicka qe per te ishte e rendesishme.ndryshe eshte puna me gjeneratat e reja qe mund te te hjeqin qafe vetem per nje shikim rastesore qe dikush mund ti kete hedhur. Respekt per te paret tane, dhe nderim per sakrificat qe bene ne mbrojtjen e jetes se hebrenjve..

  23. Lanabregesi says:

    Ky eshte beree keq se ai koqja, Lubonja,fatekeqesia eshte se i kan dhene titullin akademik nje gomari.

  24. Pokeristi says:

    Thenije dhe mendime te tilla nga goja e nje psikoakademiku s’duhen te shohin driten e shtypit.Ndryshe po e pane, para te gjithe komentuesve duhet te reagoje zyrtarisht Akademija e shkences dhe e kultures.Besoj se bullafiqi Fuga i ka plotesuar kushtet dhe konditat per t’u perjashtuar me ceremoni nga Akademija.
    Na mbyten pseudointelektualët antishqipetarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje