Franca i heq gjobën 90,000 euro kryebashkiakes së Parisit, iu vu se punësoi shumë gra në pozicione drejtuese

29 Janar 2021, 20:45Lifestyle TEMA

Një gjobë e diskutueshme prej 90,000 eurosh e vendosur ndaj zyrës së kryebashkiakës së Parisit në fund të vitit 2020 është anuluar, ka thënë një ministër francez.

Gjoba e rëndë u vendos ndaj saj për punësimin e shumë grave në pozicionet drejtuese.

Anulimi i gjobës u njoftua nga Amelie de Montchalin, ministre për Transformimin dhe Shërbimin Publik, pasi ajo u takua me kryebashkiaken e Parisit, Anne Hidalgo.

Zyrtarja pohoi se qeveria qendrore ndan ‘të njëjtin objektiv’ të promovimit të barazisë gjinore dhe pasjes së më shumë grave në pozicionet drejtuese.

1 komente në “Franca i heq gjobën 90,000 euro kryebashkiakes së Parisit, iu vu se punësoi shumë gra në pozicione drejtuese”

  1. Zeni says:

    Po neqoftese ka vene 99.9 % te drejtuesve gra edhe pa asnje lloj merite me shume se burrat por vetem per gjinine e tyre….sikur sflitet me per barazi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje