Kryemadhi kërcënon: Unë s'ja jap votat Lulzim Bashës nëse ai s'pranon planin tim me 5 pika! Ky (gazetari) le ta mbylli gojën tani dhe të flas unë

4 Shkurt 2021, 22:15Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë prerë se nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e pranon në bashkëqeverisje planin e saj me 5 pika për ekonominë, atëherë ajo nuk ja jep votat e partisë.

Sipas saj, plani me 5 pika i LSI-së është i panegociueshëm dhe kreu i PD nëse do të bëjë koalicion paszgjedhor me të, duhet ta pranojë.

Kryemadhi: Unë kam planin tim me 5 pika. Është i panegociueshëm. Nëse Basha nuk e pranon këtë planin tim me 5 pika nuk ja jap votat.

Pyetje: Çfarë do bëni ju? Do rrëzoni qeverinë e Bashës?

Kryemadhi: Çfarë? Jo, unë s’ja jap votat Bashës nëse nuk e pranon këtë plan me 5 pika. Janë të panegociueshme. Ky (Arjon Sulo) le ta mbylli gojën tani dhe të flas unë.

Ky s’të lë të mbarosh logjikën dhe bën matematikë. Taksa 5% formalizon ekonominë. Formalizimi i eekonomisë do të thotë që oligarkët që bëjnë transaksione fiktive, do e pësojnë.

Formalizim do të thotë më shumë investime në arsim. Do dyfishojmë pensionet duke ia marrë lekët këtyre oligarkëve.

1 komente në “Kryemadhi kërcënon: Unë s’ja jap votat Lulzim Bashës nëse ai s’pranon planin tim me 5 pika! Ky (gazetari) le ta mbylli gojën tani dhe të flas unë”

  1. Nuk dime kujt ti japim voten , Rames jo se nuk po na premton sa do na i rite , Luli do na i rite 5% ne vit , Monika do na i rite dyfish , ne hall jemi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje