Prof.dr. Skënder Gjinushi shpjegon në “Top Talk” analizën që Akademia e Shkencave ka bërë për vijimësinë e pandemisë në vendin tonë.
Sipas studimit të Akademisë së Shkencave, në dhjetor, Tirana ka dalë në nivelin rreth 50% të popullsisë që ka kaluar Covid 19 ka arritur imunizimin.
Sipas Skënder Gjinushit, faza e parë e pandemisë ka kaluar dhe aktualisht ndodhemi në fazën e dytë. “Qoftë nga studiuesit pranë Akademisë, dhe pranë Ministrisë, fazën e parë e kanë parashikuar njëlloj. Për fazën e dytë mendohet se është bërë pjesa më e madhe e rrugës. Kur janë bërë mbi 40% e popullsisë në kontakt me koronavirusin në Tiranë, do të thotë që ka bërë goxha rrugë dhe pasojat nuk kanë qenë aq katastrofike si më parë. Meqë vdekshmëria nuk ka arritur shifra të frikshme, sidomos në Itali, në tërë Evropën Perëndimore ka tendencë uljeje. Vdekshmëria parashikohet të arrijë në nivelet 1, 2 për një mijë persona gjithsej”.
Gjinushi thotë se në këtë situatë ku ndodhemi shohim dritë në fund të tunelit. “Mund të themi që e kemi kaluar gjysmën e tunelin dhe po shohim dritë. Parashikimet që japin specialistët është që nga marsi fillon një ulje e ndjeshme e pandemisë”.
Kritikave se Akademia e shkencave nuk është treguar transparente me studimet që ka bërë për pandeminë në Shqipëri, Gjinushi i përgjigjet: “Jo se nuk është transparente por po punohet dhe do të bëhet transparente. Qëllimi ka qenë të kuptojmë prirjen e prekshmërisë reale dhe fitimit të antitrupave. Është një tregues shumë i rëndësishëm.
Imuniteti arrihet në mënyrë natyrale ose në mënyrë artificiale nëpërmjet vaksinës. Kjo ka shumë rëndësi, sa kohë të shtrihet vaksina, duhet ditur metoda e vaksinimit sepse nuk mund ta vaksinosh popullatën menjëherë. Nëse kuptoj kaq % e popullsisë e kanë arritur imunitetin, atëherë është e nevojshme për shembull të vaksinojmë dhe 20, 30% dhe pandemia të fillojë të marrë fund”.
Kryetari i Akademise si Dr. Adhamudhi, ekspert mjeksie. Pasi i ndriti studimet ne matematike po meret me mjeksi! Sharlatane me pushtet!
Po si shpjegohet qe kemi numer vdekjesh 2 fish me 2019?
Reziku me i madh eshte se sa me shume zgjat pandemia, aq me e madhe eshte mundesia e mutacioneve/ndryshimeve te cov19 ne viruse te reja duke ri infektuar nga e para popuulsine. Pra veza e ben pulen ? Apo pula e ben vezen. Te thuash qe ne Tirane gjysma e ka kaluar eshte nje genjeshter e madhe, ne mos edhe e qellimeshme.
RESPEKTE pafund për ZOTIN SKËNDER GJINUSHI !! Njerëz të tillë i duhen më shumë SHQIPËRISË ! Me SKËNDER GJINUSHIN ATDHETAR dhe të NDERUAR në KRYE të AKADEMISË së SHKENCAVE , FITOI SHQIPËRIA dhe POPULLI SHQIPTAR . RROFTË SKËNDER GJINUSHI ????????????