Skavica mund të kushtojë midis 308 dhe 510 milionë euro

6 Shkurt 2021, 21:45Politika TEMA

Projekti për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës ka ngjallur interes të lartë te donatorët dhe financuesit e mundshëm. Hidrocentrali, që do ta kthente vendin në një lider rajonal në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë, vlerësohet të kushtojë midis 308 deri në 510 milionë euro, në varësi të lartësisë së digës.

Z. Benet Beci, administrator i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) thotë në një intervistë për “Monitor” se projekti do të jetë publik dhe ai e shlyen vlerën e investimit brenda dekadës së parë pas vënies në funksionim

Cilat janë planet për ndërtimin e Skavicës dhe kostot e vlerësuara të tij?

Sikurse është theksuar dhe nga komunikimet e mëparshme, projekti i Hidrocentralit të Skavicës do të jetë një investim publik. Hidrocentrali i Skavicës do të jetë i vendosur në rrjedhën e sipërme të HEC-eve ekzistuese të kaskadës së lumit Drin dhe do të ketë ndikim në operimin e të gjithë kaskadës. Në këtë mënyrë është shumë e dobishme për vendin dhe sistemin tonë elektroenergjetik që ky projekt të jetë një investim publik.

Disa muaj më parë u nënshkrua dhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pjesë e memorandumit është dhe marrëveshja e bashkëpunimit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës nga kompania amerikane Bechtel, e cila është një ndër kompanitë më prestigjioze botërore në fushën e ndërtimit të veprave hidrike për prodhimin e energjisë elektrike.

Kostot e vlerësuara deri në fazën e parafizibilitetit për këtë projekt janë respektivisht 308 milionë euro për alternativën me digë të ulët (deri në kuotën 388 m.m.n.d) dhe gati 510 milionë euro për alternativën me digë të lartë (deri në kuotën 443 m.m.n.d).

Nga do të sigurohen burimet e financimit?

Burimet e financimit për projektin janë ende duke u diskutuar mes Qeverisë Shqiptare dhe donatorëve të mundshëm. Deri tani mund të pohojmë se ka interes të lartë për financimin e veprës, si një ndër investimet më të mëdha të mundshme në rajon, në burimet e energjisë së rinovueshme.

Cila është leverdishmëria e këtij projekti, si nga ana financiare, ashtu dhe në drejtim të menaxhimit të energjisë?

Nëse i referohemi alternativës së ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës me digë të lartë, e cila është dhe alternativë më fizibël dhe më e vlefshme për vendin dhe sistemin tonë elektroenergjetik, rezulton që ky projekt e shlyen vlerën e investimit brenda dekadës së parë pas vendosjes në funksionim. Nëse marrim në konsideratë faktin që jetëgjatësia e këtyre investimeve është deri në 100 vite, atëherë duket qartë leverdishmëria ekonomike e investimit.

Së pari, prodhimi i energjisë elektrike: aktualisht Shqipëria, në një vit mesatar, importon energji elektrike në sasi të konsiderueshme dhe prodhimi i pritshëm i hidrocentralit të Skavicës, i cili do të jetë deri 1,000 GWh/vit do të kontribuonte ndjeshëm në reduktimin e importit dhe në sigurinë energjetike të vendit.

Nga ana tjetër, leverdishmëria e këtij projekti qëndron në optimizimin e prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet ekzistuese të kaskadës së lumit Drin. Kjo lidhet me faktin e përmendur më sipër që hidrocentrali i Skavicës do të jetë hidrocentrali i parë i vendosur në kaskadën e lumit Drin dhe ndërtimi i tij do të ketë ndikim dhe në hidrocentralet e tjerë të kaskadës.

Zhvillimi i hidrocentralit të Skavicës, sipas alternativës me digë të lartë, do të kishte një efekt të konsiderueshëm në optimizimin e prodhimit në hidrocentralet ekzistuese të kaskadës së lumit Drin, ku vlerësohet se hidrocentralet ekzistuese mesatarisht do të prodhojnë 80 GWh/vit më shumë energji elektrike nëse Skavica zhvillohet sipas kësaj alternative.

Ndikimi pozitiv i alternativës me digë të lartë është si rezultat i aftësisë së lartë rregullatore që do të ketë rezervuari i hidrocentralit të Skavicës, për shkak të vëllimit të tij, i cili të mundëson që të “magazinosh” energjinë elektrike në trajtën e rezervës hidrike, duke reduktuar shkarkimet e ujit pa prodhim energjie në hidrocentralet ekzistuese.

Një tjetër arsye që ndikon në optimizimin e prodhimit në hidrocentralet ekzistuese është fakti që, nëpërmjet hidrocentralit të Skavicës ne do të kemi më shumë mundësi të mbajmë nivelin e ujit në rezervuarin e hidrocentralit të Fierzës në kuotën më optimale të prodhimit nga ky hidrocentral, duke ulur konsumin specifik të ujit nga ky hidrocentral dhe për pasojë, do të optimizojmë dhe prodhimin.

Cilat janë dhe a do të mbahen parasysh efektet në mjedis dhe ekosistemin dhe popullsinë e zonës?

Sigurisht që zhvillimi i projekteve të kësaj natyre shoqërohet me një ndikim social-mjedisor në zonën e cila preket nga projekti. Edhe në këtë rast, ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do të shkaktojë përmbytje në zonën ku do të krijohet rezervuari. Për vlerësimin e efekteve që do të ketë ky projekt në mjedis, ekosistem dhe në popullsinë e zonës po realizohet një studim i kujdesshëm, i cili ndër të tjera do të përcaktojë edhe masat zbutëse/kompensuese të nevojshme sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

Vlen të theksohet se ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës nuk do të ketë vetëm efekte negative në mjedis, ekosistem dhe në popullsinë e zonës ku do të krijohet rezervuari, por do të ketë edhe shumë efekte pozitive në këtë zonë, madje efektet pozitive do të jenë dominuese. Konkretisht, zhvillimi i këtij projekti është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në këtë zonë. Gjatë fazës së ndërtimit do të ketë një punësim masiv direkt, por edhe indirekt të banorëve të zonës.

Pas përfundimit të ndërtimit, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e hidrocentralit do të krijojë vende pune të cilat do të jenë të qëndrueshme dhe cilësore. Vlen të theksohet se aktualisht, hidrocentralet ekzistuese të kaskadës së lumit Drin janë punëdhënësit më të mëdhenj në zonat ku janë vendosur.

Veç punësimit, ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do të krijojë kushte të favorshme edhe për zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë, si turizmi apo peshkimi. Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do të shoqërohet me një infrastrukturë të përmirësuar. Në këtë drejtim do të kemi ndërtime të reja në infrastrukturë, si ura, rrugë, qendra banimi, godina shërbimesh, qendra shëndetësore, arsimi etj.

Nga ana tjetër, nëse shohim pak më gjerë në të gjithë basenin e Drinit, një nga efektet më pozitive sociale e mjedisore të ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës do të jetë ndikimi i konsiderueshëm në reduktimin e përmbytjeve në zonën e Nën-Shkodrës, duke rritur kapacitetet për akumulimin e prurjeve në rezervuarët e hidrocentraleve të kaskadës në vitet kur prurjet janë të larta.

Përballë këtyre kostove, cilat do të jenë avantazhet në ekonomi?

Avantazhet në ekonomi të këtij projekti do të konstatohen që në fazat e hershme të ndërtimit të hidrocentralit, duke hapur vende të reja pune dhe duke krijuar mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë. Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do të ketë ndikim të madh në sektorin elektroenergjetik në vendin tonë.

Nëse i referohemi sasisë së energjisë që kemi importuar gjatë 10 viteve të fundit, rezulton që mesatarisht, ne shpenzojmë 100 milionë euro në vit për këto importe dhe zhvillimi i hidrocentralit të Skavicës do të reduktonte mesatarisht 55% importet vjetore të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë, hidrocentrali i Skavicës do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë së furnizimit të vendit me energji elektrike dhe do të reduktojë faturat që paguan vendi ynë për importin e energjisë elektrike.

Në projektet e ndërlidhjes së këtij viti u miratua dhe një projekt për rehabilitimin e HEC-it të Fierzës, me vlerë 42.7 milionë euro. Çfarë synon projekti?

Hidrocentrali i Fierzës, aktualisht është njësia gjeneruese më e rëndësishme e sistemit elektroenergjetik, i cili prodhon mesatarisht 1328 GWh/vit dhe luan rolin e rregullatorit 1-vjeçar të Kaskadës. Agregatet e hidrocentralit të Fierzës janë instaluar rreth 40 vjet më parë dhe kanë kaluar vetëm një rehabilitim të pjesshëm në vitet 2004-2006, gjatë të cilit u zëvendësuan dy rotorë të dy turbinave, kurse dy rotorët e dy turbinave të tjera dhe të katër gjeneratorët nuk janë përfshirë asnjëherë në rehabilitim të plotë. Në të tilla kushte, gjendja teknike e agregateve dhe sistemeve elektromekanike është e amortizuar dhe është i domosdoshëm rehabilitimi i tyre.

Bashkimi Europian, nëpërmjet instrumentit të Kuadrit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, për herë të parë ka përzgjedhur të mbështesë financiarisht rehabilitimin e një hidrocentrali në Ballkanin Perëndimor, me një grant prej 8.5 milionë eurosh. Ky investim do të mbështetet dhe nga KfW dhe Qeveria Shqiptare. Investimi do të realizojë rehabilitimin e plotë elektromekanik të hidrocentralit të Fierzës, i cili më konkretisht, konsiston në zëvendësimin e 4 gjeneratorëve, 2 turbinave, si dhe sistemin elektromekanik të kësaj njësie gjeneruese.

Realizimi i këtij investimi do të mundësojë, rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga Hidrocentrali i Fierzës, për shkak të rritjes së eficiencës në prodhim me të paktën 4%, uljen e shpenzimeve për mirëmbajtjen periodike, rritjen e gatishmërisë së veprës, si dhe rritjen e jetëgjatësisë së veprës dhe me të paktën 25 vjet.

Çfarë po bëhet në afatin e gjatë për të diversifikuar burimet e prodhimit të energjisë, në mënyrë që të ulet varësia nga ajo hidrike?

Diversifikimi i burimeve gjeneruese të energjisë elektrike është një kriter për vendin tonë, pasi aktualisht, prodhimi i energjisë në vendin tonë bazohet vetëm në burime hidrike. Në këtë drejtim, edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është duke punuar me plane afatmesme dhe afatgjatë. Aktualisht jemi duke përgatitur një projekt për ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundrues, mbi sipërfaqen e rezervuarit të Vaut të Dejës.

Projekt do të jetë i pari në vendin tonë për sa i përket kapacitetit të instaluar dhe teknologjisë që do të përdoret. Zhvillimi i këtij projekti po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë financiar, BERZH-in, i cili do të mbështesë financiarisht dhe ndërtimin e këtij impianti. Jemi drejt përfundimit të fazës studimore dhe shumë shpejt do të nisim procedurat pasuese për ndërtimin e këtij impianti.

Paralelisht po punojmë edhe për një tjetër projekt në fushën e energjisë diellore, i cili konsiston në ndërtimin e një impianti fotovoltaik prej rreth 5 MWp, në një nga digat e hidrocentralit të Vaut të Dejës. Sipas parashikimit aktual, brenda këtij viti, të dy këto projekte do të jenë në fazën ndërtimore. Sigurisht që këto projekte, në të ardhmen, do të ndiqen nga të tjerë që do të çojnë në divesifikimin e portofolit të prodhimit të energjisë elektrike nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.

13 komente në “Skavica mund të kushtojë midis 308 dhe 510 milionë euro”

  1. Drino says:

    Nje mashtrim i plote teknik nga nje drejtor qe nuk njeh sado pak studimet qe jane kryer per skemen e shfrytezimit energjitik te Kaskades se Drinit.
    – E para tani nuk ka nje projekt ne fazen e zbatimit per te filluar “Memorandumet qe BEKTELI te caktohet pa projekt dhe pa tender te ndertoje kete hidrocentral jane pazare te pista. Nuk kemi nxjere asnje mesim nga puna e Bektelit ne Rugen e Kombit ku mori vetem mbivlerat se fitimet i mori firma turke ENKA.
    – ndertimi i Skavices me kuote te diges me kuote 388 m nuk eshte diskutuar asnjehere por edhe ndertimi me kuote 443 m nuk eshte ai qe do te kryeje karakteristikaat e enderuara per mashtrimin e radhes:
    Me kete rezervuar nuk mund te kryhet nje regullim shumevjeçar i rrjedhjes se lumit çka do te ndikonte ne permiresimin e punes se hidrocentraleve te tjera te gjithe sistemit.
    – Nuk do te kete pothuajse ndikim ne permiresimin e shkaqeve te permbytjes ne Shkoder. Kete e vertetuan permbytjet e ketij viti qe ndodhen vetem nga pellgu ujembledhes i Komanit dhe i Vaut te Dejes sepsee Fierza nderpreu edhe prodhimin duke qene ne kuote 276 m.
    Ne skemen e shfrytezimit te Drinit ishte parashikuar me dige deri ne kuote 490 m ne marrveshje me Maqedonine, dhe ky varjant i realizon gjthe ato te mira per prodhimin e energjise por edhe ky varjant nuk i sshmange dot permbytjet te cilat do ti kryente ndertimi H?C te Bushatit me derdhjen e Drinit ne Bune jo ne Bahçallek por ne Daragjat apo ne Vilun projekt qe u SABOTUA nga dhenja me koncesion ne 2008 Austriakeve.

    1. Revizori says:

      Drino,
      Dukesh i informuar dhe specialist. Opozita e vertete kunder qeverise ka nevojë per njerez si ty.
      Pyetja shtrohet. Ku i gjen PD gjithe ata idiote qe ka be udheheqje, si Edi Gallof Paloka, qe e beri Arjan Curri tek Çani te dukej si kooperativist?
      Opozita merret me poturet e Rames, dhe me vaksinat qe ne fakt nuk duhen perdorur per politike.
      Drino – te jesh kunder Ramës, nuk do te thote qe te votosh per opoziten me idiote dhe kriminale qe ka patur Shqiperia.
      Sikur tere elektorati i djathte dhe gri te braktiste PD dhe te votonte Patozin, Hajdarin e Murrizin, do ishte fitorja me e madhe historike e demokracisë.
      Jo se Hajdari, Patozi dhe Murrizi do ndertojne socializmin, por do shporrin kllufat idiote te klanit Berisha si Lolo Basha, Nuk Noka, Edhi Paloka, dhe Aldo Bythçi, bashke me shpurën e zvarranikëve qe u bejne hosanna.
      Lere pastaj Ilir Ndyresire Metën dhe ate Leckën e tij te Pazarit.
      Prandaj do ishte fitore. Pse, mos eshte me I keq Murrizi nga Ahmetaj dhe Gjiknuri?
      Keshtu te pakten do na hiqet qafë Sali Qeni me Ilir Ndyresiren, por edhe nuk do na vije per te vjellë me kenget tepelenase per udheheqesin legjendar Edi Rama, qe luftoi i vetem si luan kunder njeqind bajlozeve.
      Vërtet eshte padrejtesi te krahasosh Ramen me Saliun dhe Metën, por nuk vjen asgje e mire nga lideret perëndi.

    2. EdRama says:

      Drino kush je ti, specialist? Une kundershtoj teorine tate qe ky hec nuk ndihmon ne ndalimin e permbytjeve. Ndihmon shume bile. Po te jete gjysem i zbrazet ky hec ne kohe shirash e mbyll portata dhe ujrat qe vijne nga pogradeci apo Maqedonin i frenon aty. Po ashtu mban gjysem te zbrazet Komanin gjate gjithe kohes dhe ja mbyll portat ne kohe shiu.

    3. REALE says:

      Drino edhe une te shikoj me simpati per njohurite qe çfaq ne lidhje me hidrocentarlin e Skavices qe ne qoftese nuk gaboj eshte vene ne plan qysh nga vitet 70-80 te shekullit kaluar, por me çudit vetem nje gje nga ti: pse nuk shkruan emrin dhe mbiemrin qe te te besojme se kjo eshte çeshtje serioze dhe kerkon specialiste por ngelesh anonim , kur ke gjithe keto njohuri! Ma merr mendja se je ba bythe njeri. Njerez te tille edhe sikur nga Hena te vijne nuk i vlejne shoqerise. Ja, une jam nje anonim se nuk diskutoj punet e specialitetit por jap mendim shoqeror, por jo ti. Nuk vlejne fare ato qe ke shkruar me larte.

      1. Admin says:

        EdRama dhe REALE komente ne te postuara nga e njejta IP Adress. Komente sufllaqexhiu.

    4. taksapagues i mjere says:

      Nuk e kuptoj pse shpenzoni energji kot se koti (per ju Drino) … !!! Bechtel do ti mare keto parate qe jane “akorduar” dhe nuk ka ç’ben as Rama dhe as dreqi me te birin po te vine .. Bechtel kjo firme amerikane ku per aksioner ka “grupin e luftes” ne ish Yugosllavi dhe
      Kosove ne veçanti , nvbcfgdhjskqazerituyop(Ollbrajt , Klark William Walker etj) duan pjesen e tyre , ate te luanit . Kosova dhe Shqiperia jane dhene me koncesion ( nuk dua te emeroj “koloni” ) keshtu qe shqiptaret ta shtrengojne mire rrondelen e bythes dhe te mos ankohen qe aleati merr ate qe mendon se i takon .

      1. Ppp says:

        Nuk jam dakord qe bechtel ka vjedh, ishin palacot tane qe bene gjemrn te rruga e kombit
        Mund te therras ne ndihme te deshmoje cdo shqiptar qe ka udhtuar ne kroaci autostrade qe ka ndertuar me cilsi te larte madje ka dhe mbikalime per kafshet e egra

  2. Draper dhe Cekan says:

    Ne qofte se ne kohen e shirave diga e skavices mbahet bosh ose tek 50% ajo eleminon permbytjet 100%
    Varianti i pare pas tetorit skavica te punoje 24 ore qe ti jap mundesi te grumbulloje ujerat e teperta
    Nuk duhet expert me master te kuptosh nje gje kaq te thjeshte

  3. Shenjestra says:

    Opo te filloi te behet ky HEC se do jete gjigand,pa per ato te tjerat shihen e behen me vone.Ato jane probleme sekondare,por problemi i ndertimit te HEC-it te Skavices,eshte problem primar dhe ka veshtiresit dhe pengasat e tij.Kjo eshte kryesore.

  4. Arbërori says:

    O gazetashitës italianos, thuhet “ujëvarë”, jo “kaskadë” (cascata).

    1. Papi says:

      Me thene te drejten ujvara eshte dicka natyrale pa ndihmen e dores se njeriut
      Nqs vertet do e emertonim ne gjuhen tone fjala e duhur eshte “pritë”.
      Perdorim dhe “dige” por eshte fjale e importuar
      Megjithate personalisht me behet qejfi kur ka kritika per bastardimin e shqipes sepse shkruajne njerez qe duhej te ktheheshin ne klase te 4
      Kane mesuar dy fjale te huaja dhe mendojne se po ti perdorin do duken te shkollur pa patur idene se a,b,c, e gazetarise eshte drejtshkrimi

  5. miri says:

    Nigjoni
    1.Po e bene amerikonet apo `partneret` europiane hc behet per me shume se 1 bilion $
    2,Afati perfundimit do jete pambarim per brezat qe vijne
    3.Ata vine vetem per te rrembyer
    4,Gjeni kompani te tjera si nga Kina,Korea,India.Rusia,Turqia,Brazili etj ta bejne per gjysem cmimi ,kualitet me te mire dhe afat shume te shkurter
    5.Te metat e kompanive euroamerikane jane te shumta.Kerkoni dhe do i gjeni
    Po ju them vetem disa :krahu shtrenjte i punes,vlerat max te materialeve,ethet per fitim max etj,,,,,,,

  6. Ledia Tota says:

    z. Drini,
    Beci nuk eshte drejtor apo administrator. Ai eshte “mesfushor veteran” qe te ruan mjekren (dhe cdo lek buxheti apo privati) pa shkume online.
    Te tjerat teknikisht je ne rregull pavaresisht antitezave te sufllaqeve. Mos u lodh dhe mos u merzit. Sa te jete BBeci asnje lek nuk shkon ne kaskade. Leku i taksapaguesve shqiptare eshte abonuar tek llogarite bankare ne ofshore te BBecit dhe nDRAMAghetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje