Nga Mustafa Nano
Ka një parehati të madhe mes opozitarëve. Ka lidhje me 25 prillin, më saktë me çfarë pritet të ndodhë atë ditë. Të japin përshtypjen se e dinë (më mirë se unë) që do të humbasin për herë të tretë. Nuk janë mësuar të rrinë kaq gjatë duke bërë sehir se si të tjerët korrin përfitimet prej pushtetit, të cilat ata i njohin mirë. Por më e keqja nuk është kjo. Më e keqja është që një mandat i tretë i socialistëve rrezikon t’i vërë në luftë me sho-shoqin. Dhe kështu, Rama mund të mbetet – Zoti na ruajt! – edhe një mandat të katërt.
Kush është fajtor nëse kjo ndodh? Fajtorë janë ata që i kanë mbushur mendjen vetes se mjaft të kesh durim katër vjet, e shumta tetë, në harkun e të cilave të mos bësh gjë tjetër, veçse të akuzosh kundërshtarin për po ato gjëra që i ke bërë vetë (dhunë ndaj opozitës, vjedhje votash, abuzim me pushtetin etj., etj.), dhe pushteti të vjen llokum në gojë.
Mirëpo, ata mendojnë se fajtorë janë të tjerët. Fajtor, sipas tyre, është Rama që nuk ka lënë gjë pa bërë, që ka zaptuar të gjitha pushtetet, që i ka blerë të gjithë, që ka ndërtuar një diktaturë etj. Fajtorë janë edhe ata shqiptarë që nuk po e kuptojnë se Rama është gjëja më e zezë e historisë së Shqipërisë, se Rama është një devijim prej sojit tonë kinse të fisëm e elegant, të përfaqësuar deri më sot në terma politikë prej zotërinjsh të fisëm, si Berisha, Meta, Basha etj., dhe se opozita e sotme paska me vete të gjitha kredencialet morale, etike, profesionale, humane, madje ka me vete edhe të drejtën historike (në trajtën e një apeli që na vjen prej të parëve), e ndoshta edhe ndonjë investiturë divine!!!
Këta njerëz as që e çojnë nëpër mendje se të konsiderosh Ramën një ofertë pak më të mirë (më pak të keqe) sesa Basha nuk është një gabim. Por edhe sikur të ishte një gabim (po e çoj lojën në favor të tyre me këtë supozim), do të ishte një gabim milimetrik. Dhe prandaj, nuk ka vend për nervozizëm. Nervozizmi do kishte vend sikur të ishim të sigurt se PS-ja ka bërë çmendurira të padëgjuara e të papara, dhe se PD-ja e do pushtetin për të bërë ca punë për së mbari në këtë vend. Por nuk është ky rasti. Të gjithë e dimë se nuk është ky rasti.
Nervozizmi opozitar u shfaq rrëmbyeshëm pas një interviste të gjatë të Fatos Nanos dhënë Blendi Fevziut, e cila është ndjekur ashtu si rrallë ndonjë gjë e ngjashme më herët. Sa për krahasim, rrëfimi i Sali Berishës një muaj më parë, po në studion e “Opinionit”, është ndjekur në “YouTube” nga 195 mijë vetë. Ky i Fatos Nanos ka pasur mbi 300 mijë shikime për 48 orë. Ndërsa në orën e transmetimit (të enjten në mbrëmje), pothuajse gjysma e të gjithë shikuesve e kishin çuar televizorin te “TV Klan”. Mua personalisht më ka kapur në befasi ky interes kaq i madh për të ndjekur një intervistë të Fatos Nanos, për të cilin kisha besuar se njerëzit e quanin në rastin më të keq një rraqe të historisë e në rastin më të mirë një personazh të arkivave.
Më kapi në befasi edhe ai vetë me investimin që bëri në favor të Ramës, pikërisht në këtë moment kur palët po bëhen gati të ndezin motorët e fushatës elektorale. Sikur të kisha qenë këshilltar i tij, do kisha bërë një përpjekje për ta ndaluar në këtë çalltisje. Atij nuk i lipsej kjo gjë. Kanë kaluar vite prej momentit kur mori vendimin të na humbte sysh. Dalëngadalë po i harroheshin dështimet e prapësitë. Njerëzit po prireshin ta kujtonin për nja dy praktika të mira të instaluara prej tij. Apo më saktë, për nja dy tipare të bartura prej tij gjatë kohës që ushtroi ndikim e pushtet. Së pari, diti të largohej, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2005. Së dyti, s’e pati për gjë t’ua delegonte rivalëve një pjesë të përgjegjësisë e të vendimmarrjes, duke marrë në sy rrezikun e krijimit të Frankenstein-ëve, që do t’ia nxinin jetën më pas, siç edhe ndodhi. Të largohesh pasi ke humbur, dhe të zgjidhësh konflikte duke u dorëzuar kundërshtarëve një pjesë të pushtetit janë dy tipare të rralla për sojin tonë. Janë tipare që nuk kemi pasur mundësi t’i shohim te politikanë të tjerë në 100 vitet e fundit. Dhe janë cilësi humane me shumë vlerë. Për mua, janë më me vlerë sesa të qenit i ndershëm apo i zoti. Sikur politikanët tanë në periudhën postkomuniste të kishin pasur veset e botës, por të kishin pasur edhe këto dy cilësi, Shqipëria e sotme do të kishte qenë më e mirë. Unë e besoj fuqimisht këtë gjë.
Qëllimi i dytë i Fatos Nanos (përveç mbështetjes së Ramës) ishte t’u jepte një goditje të fortë Berishës e Metës (më poshtë do t’i quaj BM). Dhe duket se me këtë ka trazuar keqazi shpirtrat e opozitarëve. Këta të fundit po rreken të thonë se është mbështetja ndaj Ramës që nuk u ka rënë mirë në stomak, jo ndonjë gjë tjetër. Por nuk është kështu. Fakti që goditjet e Nanos ndaj BMsë nuk u raportuan nga shumë televizione, gazeta, portale e site, është tregues i qartë se ai sulm u ka dhënë vuajtje. Dhe kjo është një vuajtje, të cilën nuk kam fuqi ta kuptoj. Më lehtë mund të kuptoj dikë me prirje zoofilie sesa një njeri që vuan në vitin 2021 pse kritikohet BM-ja.
Unë vetë, sikur këto reagime nervoze të mos ndodhnin, me shumë gjasë do të kisha shkruar ndonjë artikull, ku fare qetësisht do bëja të qartë se Fatos Nano nuk më kishte munguar, se ai do të kishte bërë mirë të mos e kishte prishur “shenjtërinë” e tij, sido që tha gjëra, me të cilat nuk mund të mos bie dakord (duke përjashtuar vlerësimet me superlativa në adresë të Ramës; në vend të tyre, do kisha parapëlqyer të na thoshte se Rama është thjesht më pak i keqi). Por histeria antiNano nuk la vend për asnjë lloj vështrimi të shtruar kritik. Ajo histeri sikur synonte të të shtynte drejt mirëkuptimit të plotë me ish-kryesocialistin. Sepse njeriu i shkretë zë e mendon: “Po mirë, si është puna me këta njerëz që kanë pranuar pa bërë zë, madje edhe e kanë mirëpritur dhe heroizuar, protagonizmin e bujshëm e të gjëmshëm të BM-së, kanë pranuar t’i njohin BMsë të drejtën për të pasur një voce in capitolo në çdo zhvillim politik në Tiranë, madje edhe të drejtën për të mbajtur peng dy prej tri partive të rëndësishme të vendit, ndërsa të drejtën e Fatos Nanos për të folur një herë në dhjetë vjet mezi e pranojnë?”.
Nja dy shpjegime kanë tentuar t’i bëjnë. Thonë se ua shpif kthesa 180-gradëshe e Fatos Nanos, i cili deri ca vite më parë nuk ka lënë gjë pa thënë kundër Edi Ramës. Thonë gjithashtu se ai e bëri gjithë këtë për një interes të tijin, që ndoshta mund të dalë në shesh më vonë. Vëzhgimi i parë është i saktë, s’ke ç’thua. Edhe hamendja e dytë mund të mos jetë pa gjë. Por puna është se kjo nevojë për koherencë veç tifozëve të BMsë nuk u shkon. BM-ja ka lëpirë me dhjetëra herë atë që ka pështyrë. Edhe me njëri-tjetrin këtë gjë kanë bërë. Herë kanë qenë armiq për vdekje, e herë janë sjellë si dy dashnorë të përvëluar.
E thashë pak më lart, se unë i mirëkuptoj kritikët e Nanos në hamendjen se kjo intervistë është e lidhur me llogari e interesa të tij. Dyshimi në këtë mes është më se i arsyeshëm. Por prapëseprapë, tifozët e BM-së nuk kanë erën në favor në asnjë prej arsyetimeve që mund të bëjnë. Ata dalin zbuluar nga të gjitha anët. Me qëndrimet që kanë mbajtur në të mirë të idhujve të tyre nuk kanë lënë për veten asnjë shteg shpëtimi. Se ja, në këtë rastin konkret nuk mund të mos bëheshin pyetjet: Pse i shqetëson vetëm Nano që merr me të mirë interesin e tij, e nuk shqetësohen prej BM-së që bën të njëjtën gjë? Apo duhet të besojmë se protagonizmi i pasosur i BM-së bëhet për qëllime të larta, bëhet për të mirën publike, bëhet për votën e lirë, për demokracinë, për t’i vënë fre abuzimit me pushtetin e me paratë publike? Nëse për këtë të fundit kanë përgjigjen “po”, atëherë i ftoj t’i trokasin në derë Dr. Petrelës. Kanë një nevojë dramatike për të.
Të tërbuarit prej intervistës së Fatos Nanos duhet t’i thërrasin mendjes. Ashtu siç ata kanë arsye të votojnë për BM-në, ashtu edhe ca të tjerë, përfshirë Nanon (apo Nanot, në daçin), kanë arsyet e tyre të votojnë për Ramën. Ata kanë zgjedhur të votojnë për BM-në. Se pse duan ta bëjnë këtë, kjo nuk është puna e kurrkujt. Është puna e tyre. Është zgjedhja e tyre. Por do bënin mirë ta kuptonin se beteja zgjedhore që po afron nuk është e natyrës morale, nuk është një betejë për të larguar djajtë e për të sjellë engjëjt. Nuk është as një betejë për të shpëtuar kombin. Është thjesht një garë mes dy grupesh të mëdha interesi, programi de facto i të cilave është administrimi i punëve publike për qëllime private. Ky është edhe programi i Lulzim Bashës. Prandaj, ai nuk mund t’i gënjejë dot shqiptarët në këtë pikë, ku diferencat mes palëve janë milimetrike.
Diferenca bëhet në drejtime të tjera, ndër të cilat unë do veçoja dy, që lojën e kthejnë kundër opozitës. Së pari, Basha është një politikan e udhëheqës i dobët. Shumë i dobët. Pa ngjyrë. Pa personalitet. Me të nuk merret askush. As Fatos Nano nuk e zuri ngoje. Sepse nuk ka pasur ç’të thotë. Këtë e dinë edhe të vetët, të cilët, për ta justifikuar, kanë shpikur idenë se “it’s not a bug, it’s a feature”. (Në shqip: “çfarë ju mendoni se është cen, është në të vërtetë një cilësi”.) Bash për këtë arsye nuk e quajnë të dobët. E quajnë normal. Duan që ne të votojmë një njeri, ngaqë të vetmen cilësi ka që është normal. Keni parë ju kështu?
Së dyti, Basha është në krye të partisë së Berishës, me të cilën shqiptarët duket se janë ndarë një herë e mirë. Janë ca bëma, që janë vetëm të sajat. Viti 1996, 1997, 1998, apo edhe 21 janari i vitit 2011, kanë hyrë në histori vetëm për shkak të bëmave të kësaj partie. Votuesit e saj ndoshta krenohen për mënyrën se si PD-ja është sjellë në këto vite, por të shumtët e shqiptarëve, jo. Le të marrim 21 janarin, fjala vjen. Ka njerëz që, për shkak të formimit të tyre kulturor (janë gjynah, e jo fajtorë për këtë), kanë parë te vrasja e katër vetëve në bulevard një arsye për ta adhuruar Berishën, por të shumtët kanë parë një akt barbar. Dhe me këtë logjikë, votën për partinë e Berishës as që e fusin tek opsionet. Kurrë. Sido që të qeverisë Rama.
Këto janë arsyet (nuk ka të tjera) pse Rama mund ta marrë një mandat të tretë, apo pse marrja e një mandati të tretë nga ana e tij nuk është e çuditshme apo skandaloze. Prandaj, opozitarët duhet ta zbrazin gjetkë tërbimin e tyre në rast humbjeje. Nëse kanë në plan të fitojnë ndonjëherë.
Mustafa Nano e ke shume gabim. Mund të jesh majtist i thekur por ndryshimi mes tyre nuk është milimetrik. Shqipëria nën Edi Ramën është Katastrofë e vërtetë që vështirë se mund të mendohet të ketë më keq. Vetëm një luftë shumë dimensionale do e bënte keq Shqipërinë . Unë u bëra thuajse 4 vjet në emigrim. Kurrë nuk kam menduar të emigroj më parë por e thënë troç u largova prej këtij pushteti dhe arroganca në administratën publike, pagat qesharake etj. Si puna ime janë shumë shokë të mi që kurrë nuk kanë menduar të emigrojnë më parë dhe sot janë këtej nga unë . Një pjesë e tyre janë socialiste të thekur. Qofsh ti që je që vazhdon t’a mbrosh këtë njeri të paaftë e dallkauk që veç propaganda dhe zemra mavi e shqiptarit e mban në pushtet. Asgjë të mirë nuk ka prodhuar në 8 vjet. ASGJE. Shqipëria është katrahurë në sytë e të gjithëve. Asnjë përparim nuk ka bërë nga ana ekonomike dhe shteti i së drejtës. Më keq nuk bëhet dhe as Basha nuk do e bënte . Është thjesht paaftësi ekstreme. Një person që vetëm predikon propagandë dhe merret me batuta er popullaritet nuk do të thotë që është zgjedhja e duhur. As sepse duket sikur po punon ( kur nuk ka produkt) . Është katastrofë zotëri dhe nuk po t’a them si militant i asnjë partie se s’kam interes ekonomik as personal, as familjar me asnjërën parti. Por Shqipëria është zezë e me zeze. Të japin mend njerëz debila kur je atje sepse keqpërdorin pushtetin, dhe kjo vjen epse kjo është fryma që dikton kryetari. Në 4-vjecarin pasardhës unë di të them vetëm një gjë me siguri të plotë. Shqipëria do jetë më keq sesa është më Edi Ramën dhe në rastin më të keq do jetë siç është më Bashën . E keqja më e vogël është Basha, jo Rama.
Postojeni
Arben, sikur te kishe bythen aty ke koken do dukeshe me normal se Luli!???
Muci sharlatani , nuk di ca thote : Kur te sulmon Fatos Nano, do te thote se je ne rugen e duhur,
se Nano eshte figura politike me e korrptuar ne historine e Shqiperise,
sepse gjate kohes se tij u krijuan Konceioent me anti-shqiptare ku vjedhjet e Nanos ishin ne permasat gjigande ,
si ne Aeroportin e Rinasit, ne mareveshjen midis Telekomit dhe Vodafon ku Shqiperia humbte 350 Milion dollare ne vit, ne privatizimin e TELEKOM-it,
ne privatizimin e AMC, ku Nano e shiti pothuaj falas tek Greku Kokalis dhe tek Cosmote e shtetit grek, dhe i vodhi Shqiperise mbi 1 Miliard dollare ,
Mos flasim pastaj qe ne kohen e Nanos , Nano futi ne polici dhe Shik gjithe kriminelet e Shqiperise
…
Ndaj O Muc Nano, dalja e Nanos ne tv i beri dem vetem PS-se,
sepse ju tregoi Shqiptareve , se cfare modeli qeverises kriminal dhe antishqiptar,
dhe hajdut te papare ka prodhuar Partia Socialiste
Per benin dhe ray
Keni tru ne koke
Eshte shume perpara Nano nga BM
Ik or rot gomari , se juve jeni lopcare te papare
Po ju vjedhin e po ju kerdisin keta kauret qe ua kane cuar cmimin e Karburantit me te larte edhe se Amerika,
dhe ju vazhdoni avazin tu beni temena atyre qe po ju rjepin te gjalle
Nga arben..u be ray…mjafton te kuptosh menyren se si shkruan….dhe te con tek arben emigranti…ne rrofsh topet…kemi 25 vjet emigrant…ishe sali kurva qe na degdisi dhe mbyti gjysmat e shqiptareve ne det…
arben= sali.ku jeton ti ne honolulu?
Eshte me se e KUPTUESJHME se komentuesi i siperm Arben nuk prezantohet paster.
Mund ta na thuash,se ku keni punuar 2005-2013?
Shyqyr qe paske ikur e nuk te kemi neper kembe. Tani me qe ke ikur mos na çaj trapin sepse qenke nje idiot i lindur.
Dhe si koqe qe je, here tjeter mos shkruaj gjate se nuk te lexon njeri idiotlleqet e tua.
Ti dukesh qe je i djathte i thekur. E kemi pare Bashen sa i zoti ishte kur ishte kryetar bashkie. Nuk administroi dot nje bashki. Ku i kishte idete apo i kish vetem per te vjedhur. Qe te behet kryeminister duhet te tregonte fillimisht si adminstrohet nje bashki pastaj nje shtet. Je lodhur kot qe ke shkruajtur kaq shume.
Ke emigruar sepse me siguri, ne kohen e sales o ke qene polic dhe ke von gjoba, o ke qen gardist dhe ke vra njerez. Sala eshte ne opozite dhe nuk e le qimin me e dhon intervisten e tosit. Imagjino po te jete sala ne pushtet. Ai te vret prap
Ti Arben me kater vite emigrim, te paska detyruar arroganca te emigrosh?! Ne te tjeret, une dhe miqte e mi jemi prej DEKADASH te detyruar te emigrojme, prej “te keqes me te vogel “qe ti na e paskerke evidentuar sot?! Kjo…” e keqja è vockel”qe sot ka fytyren butaforike te “bukuroshit te fjetur” ?, pas gjumit te tij “te pafajshem” , fsheh endrrat llahtar me fantazmat e viktimave te veta(21 janar), e te mentorit, atit shpirteror. Fantazmat, qe nga Arben Broci i pari, 3 mije jetet e humbura me 1997, vetem prej deshires se pakontrollueshme per pushtet… e me radhe, jane “e keqja me e vogel”, qe po ta vesh perballe “arrogances” qe te ka lebetitur ty, nuk e di se si mund te te duket?!? Eshte nje diference… “e vockel” prej disa MIJERA fantazmash, per mos te folur per te gjallet pastaj…
Nano,bravo.E ke thare kete artikull,ku i ve tamam pikat mbi “i”.Mos degjo ca Arbena qe flasin nga xverku,apo nga bytha se ata jan te sali Kriminelit.Pershendetje.Shkrim brilant.Pd dhe LSI po marin tatepjeten dhe do perfundojn ne perrua.
HAHAHA…ARBEN…E KUPTOJ DHE CUNI IM 5 VJEC…QE TI JE DEMOKRAT E BASHIST…24 KARATSH…TI NUK JE MILITANT…POR ME KEQ AKOMA .KAMIKAZ PARTIE…DHE CA GENJESHTAR…BEJ TE FALA ATYRE SHOKEVE NE EMIGRIM…IK E PALLL…
O Arben trimi…..hahahaha ke pasur frike se mos nuk e postojne Fjalimin qe ke shkruar ” POSTOJENI ” meqe mendon se ke folur si PD-ist kundra Ed Rames…………nuk te ve faj….po ta kritikoje Berishen ne Kohen e tij, e veshtire ishte te mbijetoje, politikisht por edhe fizikisht…….- ka hije te rende i mallkuari…..E.Hoxha ishte idhulli i tij…….ja dinte marifetet ketij Populli – Rrufjani Berish………O Arben…PD te dha pune…te dha Para…..Shtepi e “Shoqni” pa fund…….vetem Mend nuk te dha….perkundrazi ti mori….nuk e di a ke pasur me pare, por artikulacioni ishte thuajse perfekt……Pa Mend Arben eshte veshtire te mbijetosh…e kam fjalen jo me kodoshlleqe…por me Pune e djersen tende……..si Emigrant qe je….ose vetem e ke vetdeklaruar, se je teper “radikal” ndaj Rames….a nuk me thua….si ka mundesi qe edhe jasht Shqiperise i shikon gjerat njesoj sikur te ishe aty tek Oborri i Shqupit ??????? Ne pergjithesi 75% e Emigranteve jane Realist…per te vetmen Arsye se nuk kane asnje lloj Interesi personal me Politiken Shqipetare, e shumta kane Njerezit e tyre qe e shohin Realitetin ne shume Kontekse….po ti o Arben e para (per mendimin tim) nuk je Emigrant…ti je Oborrtar i Shqupit, ti e ke marre detyren dhe une them e provove me shume ” KORTEZI” ta shpalosje tek kjo Gazete…….ke marre Fjalen/Besen, se sa te vime ne ne Pushtet do shkosh prape tek Borderoja e “Vjeter”, punet do shtohen, paraja prap vu…..hallet do zhduken, Polici nuk do te ndaloje…(per “Respekt” ), shoqnija e Administrates do filloje te shtohet….kemi Shabonin tek ajo Zyra X…kemi Tushin ke Zyra Y…etj, etj…….Po pse mer Ben bo gallate, megjithse ta “paska prish pak Qejfin” Ed Rama……..Ju ka dale Boja Beno…..jeni bo per tqa hallin…….e di pse Beno ?? se jau mori at cik Tru qe kishit ajo Mut Parti…….Leni Partit Beno…. shif Robt e Shpis ene at Familje …leni Fjalimet…..ene shtroju Punes….mgjth. se veshtire e ke……shume veshtire……Demeli shikon Demelin ene piqet…….si puna e rrushit…..hajt Tung
E BONE BENIN ME FOL ME VETE..JA HOQE DHE ATA DY FIJE TRU….
Si gjithmone i sakte,i mencur ,i drejtperdrejte dhe trim.I keni vene te gjitha pikat mbi i dhe nuk keni lene gje mangut! Perdite e ngre figuren tende si gazetar lart e me lart zoti Nano! Konkluzioni me i rendesishem qe nxjerr eshte se Bashovic tavarishi eshte krie.ar i partise se Berishes,qe ka marre flakadanin te djege shqiperine prej 30 vjetesh e te vrase sa te munde ,me piken kulmore ne 21 janar 2011 dhe se dyti sepse cifti siamez BM jane kriminele,te degjeneruar e te PAKOREGJUESHEM,te cilet do te ndalen keq vetem kur ti ndale SPAK-BKH-ja ose vdekja.Te tille jane bere prej shume vitesh dhe nuk kane shans qe te ndryshojne. Ata duhet te dorezojne gjene e vjedhur ne keto 30 vite si te babezitur dhe do te jete fatkeqesi e madhe sikur marshalli vicidolas do te jete ne listat e deputeteve,pavaresisht gjithe krimeve qe ka bere pa u ndalur , pa u penduar e pa u gjykuar.Ajo apo ato parti,te uzurpuara nga dyshja BM do te marrin voten e ketij populli vetem kur te kene hequr nga kurrizi ndarkesen negativ te ketyre dy banditeve me kollaro,ose kur te jene rithemeluar nga e para.Edi Rama ka te meta e gabime,por sic e thote edhe vete,ai eshte e keqja me e vogel dhe per mua,e meriton nje mandat te trete sepse NUK I KA LYER DUART ME GAK SI bERISHA,apo siamazi i tij qe vepron si Urjah Hipi fshehurazi e pas kraheve,duke bere te njejten gje si mendori i tij i bandes Demo-kratikase!Sa per Fatos Nanon,pavaresisht veseve te tij si person,ai u ka dhene nje leksion demokracie te gjithe politikaneve te sotem,sepse dhe doreheqjen e u largua nga politika,sic bejne dhe politikanet europiane,kurse keta tanet te gjithe pa perjashtim jane lidhur me zinxhire pas karrikes dhe ketu hyjne jo vetem Berisha qe ze vendiin e pare,por dhe Nard Ndoka,Mediu,Idrizi,Likja, Monika,etj etj qe nuk e njohin fare fjalen “doreheqje e largim nga politika”!
Ne fakte ai arbeni qe flet aty larte duhet te kete qene ndonje doganier ose taksamledhes ne kohen e BM se dihet se ne kohen tyre rrogat ishin me te vogla e zyrtaret e shtetit ishin shume me shkerdhate se te sotmit e ma e keqja ishte se skishe ku ankoheshe se ishte si me padite djalin te baba.
100% dakort!
Sot per sot ne horizont nuk po duket askush qe te sfidoj Ramen,dhe kjo me shume per faj te opozites se sa per merit teEdi Rames. Opozita jone eshte peng i dy njerezve qe kan 30 vjet ne politiken shqiptare, Berisha-Meta,dhe kur kan qene ne pushtet kan vjedhur dhe vrare sa kan pas mundesi.
Me Flamur noken e grid sumen dhe 50 vjet do rri ne pushtet ky kafsha rilindjes se me te majten kte njeri se lidh asgje , me mir ky sharlatani se ata mostrat ePDs qe nuk kan len gje pa vjedhur perveç qe e kan djegur nja tre her kte vend , po me kta plera qe duan te vin ne pushtet , nuk mund te vi ne pushtet nje njeri qe ka vjedhur 250milion euro kur ishte minister transporti , nje njeri qe shiti detin tek greku kur ishte minister i jashtem , nje njeri qe vrau kater njerez te pa fajshem. Dhe per te tera kto kurr nuk ka dal perpara drejtesis , nuk mund te vij kryeminister nje njeri qe beri dosjet kunder UÇKs ne sherbim dhe interes te serbit qe si shperblim e paguan 1 milion dollar , kta duhet te dergjen burgjeve bashk me kryekriminelin Berisha armikun me mizerje te kti populli e kti vendi , kta pushta bashk me nudistin e rilindjes i heq nje forc politike me njerez intelektual te rinj te pa perluer ne politiken 30vjeçare , kta pushtat mashtrusit hajdutet antishqiptaret kriminelet dhe te degjeneruarit e politikes vjeter te te tera kraheve duhet te shkojn ne burg te ter .
Z.Nano! Per nje gje jam i sigurte,votuesit e babalepartise (nuk po e llogarise hajdutepartine lsi) nuk jane fajtor qe jane budallenj dhe tjetra eshte e sigurte qe ps i fiton zgjedhjet sepse sado te keqinje te jene nuk krahasohen kurre me te pangopurit e pd-lsi e sa i perket berjes se shtetit babalepartia di vetem te zhbeje.Shqiptar me vese ka sa te duash por shumica jane njerez te ndershem edhe pse me halle dhe e kuptojne mjaft mire se kush punon me shume per vendin,kush vjedh me shume,kush eshte konfliktual e kush viktime e konfliktit,kush eshte me ADN serbe e kush me ADN Shqiptare etj.etj.Per ta mbyllur Edi Rama e ka thene vet:”nuk jemi me te miret por me te mire se ne nuk ka” qe po ta perkthejme ne gjuhen e atyre qe nuk kane shume besim ne politikanet tane do te thoshim:”jane me te miret e te keqinjeve” une do thosha qe ps me Edin jane lule po ti krahasosh me babalehajdutepartite pd-lsi.
Arben vertet e admiron qeverisjen e Berishes? Po te kujtoj 97 apo gerdecin .Mendon se jane suksese te PD ? Per te pare punen e PS ec ne Vlore dhe shiko .Ti kujton se po erdhi Saliu me Ilirin do kthehesh ketu dhe Zeni do te jape nga pasuria e tij te vene me djersen e babait apo Mona do te te jape nga pasuria perallore te vene me djersen e bytes? Nuk te them per Lulin se dihet sa punetor eshte. Shiko kur ishte kryetar bashkie dhe gjyko
Fat te madh paska pasur ky kodosh Edi me kte opozite shkerdhate .me kta debila dhe hajduta injorante shpirtligederi ne 2030 e ka te sigurte palloshi i gjate .keq me vjene por skam cte beje .do vitoj per here te pare Ps vetem kta kurvat mos te vine ne pushtet.
PD e ka ne dore vet te vij ne pushtet por nuk do. Ramen nuk e do asnje socialist, por prap do ta votojne se tremben nga gogoli Sali. Ne se PD do te heqin Ramen, le te largoje me pare Gogolin e gjithe shqiptareve dhe pastaj do ta shohin Rama sa mbeshtetes ka. Sa per pelivanin president, ai ka vetem disa hajdut me vehte.
Shyqyr qe paske ikur e nuk te kemi neper kembe. Tani me qe ke ikur mos na çaj trapin sepse qenke nje idiot i lindur.
Dhe si koqe qe je, here tjeter mos shkruaj gjate se nuk te lexon njeri idiotlleqet e tua.
Per te cmuar punet e Ramese te qeverise qe drejton, shiko Shqiperine, per te pare punet e BM ( Berishes dhe Metes) mos shko larg, shiko Lalezin. Sot nese neper Shqiperi mund te shkosh kudo e kurdo, ne Lalez nuk shkon dot se eshte “toke e zanun”. Ja perse 25 Prilli ka kohe qe ka ardhur per cdo votues te ndershem. Keto jane ligjesi te demokracise.
Lul Basha (pa permendur ekipin qe ka,niveli zero), pa sqaruar pse nuk u perball ma drejtesine per rrugen e kombit 230 milionshe,pa dale te jape llogari per 21 janari etj, nuk ka shanse te pretendoje per kryeminister.
Ate we po ben EDI RAMA. per demtimet e termetit per te tjeret do duheshi dekada te tera.
Ate we ka bere EDI RAMA per reformimin e shtetit per te tjeret sdo mjaftonin dekada.
Ate ndjenje pune dhe njerzelleku qe ka sjelle EDI RAMA nuk e sjellin as shekujt.
EDI RAMA MUND we TE KETE patur thonj te parere sic dhe ka Dale nudo ne plazh.
POR EDI RAMA ESHTE AQ NJERZOR SA BESOJ QE PER POPULLIN PRANON EDHE KRYQEZIMIN.
TAMAM SI JEZU KRISHTI !!!
NUK MUND TE GJESHE NJE TE DYTE SI AI AS TEK PS POR TEK TE TJERET AS QE MUND TE BEHET FJALE.
DO TE ISHTE FATALE PER SHQIPERINE NDRRIMI I TIJ.!!!
Ate we po ben EDI RAMA. per demtimet e termetit per te tjeret do duheshi dekada te tera.
Ate qe ka bere EDI RAMA per reformimin e shtetit per te tjeret sdo mjaftonin dekada.
Ate ndjenje pune dhe njerzelleku qe ka sjelle EDI RAMA nuk e sjellin as shekujt.
EDI RAMA MUND QE TE KETE patur thonj te pa prere sic dhe ka dale nudo ne plazh.
POR EDI RAMA ESHTE AQ NJERZOR SA BESOJ QE PER POPULLIN PRANON EDHE KRYQEZIMIN.
TAMAM SI JEZU KRISHTI !!!
NUK MUND TE GJESHE NJE TE DYTE SI AI AS TEK PS POR TEK TE TJERET AS QE MUND TE BEHET FJALE.
DO TE ISHTE FATALE PER SHQIPERINE NDRRIMI I TIJ.!!!
Tung,
Veç të tjerave që shumë komentues i kanë shtjelluar, më duket se Nano gazetari duhet përgëzuar për gjetjen BM. Është fantastike se bën bashkimin e një dysheje dhe krijon një dublazh amorf pa gjini por me përmbajtjen më të mbrapshtë të botës së sotme shqiptare…Kaq
Pene e forte, trim, i thelle, i paperkulshem ndaj kujtdo dhe teper i thelle.
Meriton falenderime Zoti Nano, per kthjelltesine e mendimeve me te cilat u sherben qytetareve shqiptar.
Kjo perkthehet ne atdhedashuri.
Behen apo nuk behen 5’6 analiste, opinioniste si Nano bashke me Bazen, Cupin, Minxhozin, Vasjarin, Lamin, Yzeirin e disa djem te rinj qe ecin ne vazhden e tyre.
Keta opinioniste lexohen e degjohen me shume endje sepse keta zhdavarisin rete e erreta e te zeza qe perhapin pa pushin te paguarit e ShQUP Presidences , apo binomit famekeqi BM te cilet vazdojne prej vitesh te helmojne kete vend, si sherbetore te zinj te krimit te organizuar.
BRAVO Z.MUÇ NANO.
ANALIZE ELEGANTE , E THELLE , OBJEKTIVE E PERFEKTE.
TE MENCURIT E REALOSTET QE MARRIN PAK VESH NGA POLITIKA TE VLERESOJNE E KUPTOJNE.
KESHTU DO TE NDODH EDHE PAD 25 PRILLOT.
Bravo Nano nji analize e holle per te ju tregue ahmakeve te Pd qe ndjekin qorrazi vrasaesit dhe hajdutet qe dojne te vijn prap ne qeveri me plaqkit kete popull.
Demokratet dogjen mandatet, dhe jeta (politike) vazhdoi. E kujt do i plase se do inatoset PDhi në 2022 kur Nano te behet president ??
Me pelqen ky krijimi BM.Mund te kuptohet” Beji Mutin.”hahaha.
Rama bam e Muci ham.