Ringjallja e arkitekturës shqiptare në lagjen e Kajros: Historia e vendosjes së shqiptarëve në Egjipt

11 Shkurt 2021, 11:47Kulturë TEMA

Por gjurma e kësaj historie grandioze nuk e ka aktin e fundit me ardhjen në pushtet të kolonelit grusht-hekurt Gamal Abdel Nasser, në vitin 1953, që përfundoi sundimin 148-vjeçar të dinastisë së pasrendësve të shqiptarit Mehmet Ali Pasha.

Megjithatë, autoritetet egjiptiane tash së fundmi i kanë dhënë leje projektit për meremetimin dhe ruajtjen e lagjeve dhe ndërtesave të familjes mbretërore shqiptare në Kajro.

Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti me prejardhje shqiptare që jeton në Bejrut të Libanit, Abdelkarim Kassem Al Arnaout. Nëpërmjet një njoftimi të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shprehur falënderimin ndaj Qeverisë egjiptiane për ringjalljen e “Kajros së khedivëve”.

“Demonstrimi më i mirë i arkitekturës egjiptiano-arnaute”

Një nga ndërtesat në sheshin “Talaat Harb”. Është kjo lagjja e njohur edhe si “Kajro khediv”, që lidhet me ndërtesat mbretërore të dinastisë shqiptare që sundoi për mbi një shekull egjiptian. Qeveria egjiptiane, sipas aktivistit me prejardhje shqiptare, Abdelkarim Kassem Al Arnaout, i ka dhënë mbështetje projektit për ringjalljen dhe restaurimin e ndërtesave që lidhen me dinastinë e shqiptarit nga Kavalla

“Të gjitha falënderimet dhe mirënjohjet ndaj Egjiptit për ringjalljen dhe restaurimin e ‘Kajros khediv’, që është demonstrimi më i mirë i arkitekturës egjiptiano-arnaute”, ka shkruar Al Arnaout, i cili është edhe kryetar i shoqatës “Sawt – Voice of Arnauout International for Culture and Art” me seli në kryeqytetin libanez.

Duke vlerësuar lart vendimin e autoriteteve egjiptiane për ruajtjen e lagjeve shqiptare, aktivisti me prejardhje shqiptare ka shfaqur shpresën që së shpejti të takohet me shqiptarë të Kajros, të cilin e ka quajtur “kryeqytet të dashurisë, paqes dhe bashkimit”.

Al Arnaout, që njihet për përpjekjet e tij për të urëzuar lidhje kulturore mes pasardhësve të shqiptarëve në Lindjen e Mesme dhe Shqipërisë, kishte ndikuar në hapjen e të parit Muze për Kulturën Shqiptare në Liban.

Ndonëse ky shtet ende nuk njeh pavarësinë e Kosovës, aktivisti shqiptar i kishte shkruar kryeministrit të asokohshëm libanez, Saad Hariri, për ta njohur Kosovën si “shtet të lirë e të pavarur”.

“Libani është një anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara dhe ka nënshkruar shumë prej marrëveshjeve për të drejtat e njeriut, si dhe ka përkrahur gjithmonë të drejtat e njeriut për liri dhe pavarësi”, kishte shkruar në letrën e tij Al Arnaout.

Mehmet Ali Pasha dhe “La Belle Époque”

Sipas njohësve të arkitekturës, “Kajro khediv” mban cilësimin e Parisit të Lindjes me përplot ngrehina me stile të dallueshme arkitektonike evropiane.

Ajo që nisi në vitin 1868 bëri që për disa dekada Kajroja të fitonte një peizazh të ri urban me ngrehina opulente, teatro dhe rezidenca të bëshme në lagjen “Ismaïlia”. Emrin e mori sipas khedivit Ismail Pasha, nipi i Mehmet Ali Pashës, që ndoqi ndikimet e arkitekturës frënge. Gazetari i njohur Trevor Mostyn e ka përshkruar shqiptarin e njohur si “Mediq dhe themelues i Egjiptit bashkëkohor”.

Ismail Pasha kishte jetuar fillimisht në Austri e më pas edhe në Paris, gjë që kishte nxitur tek ai ëndrrën për evropianizimin e Egjiptit. Tok me arkitekturën, ai solli një stil të ri jete, që tutje solli në jetë edhe një klasë elitare që jetoi në Kajron evropiane, për dallim prej atij “egjiptian” në të cilin jetonin të varfrit.

Kështu, Kajroja evropiane përjetoi stile të ndryshme arkitekturore brenda një periudhe të shkurtër kohore prej duarve të arkitektëve francezë, italianë, gjermanë dhe egjiptianë. Kjo krijoi një atmosferë eklektike arkitekturore mes stileve neoklasike, baroke, rokoko, por edhe motiveve egjiptiane. Të shumtë janë edhe ata që këto vite i cilësojnë si “La Belle Époque” të kryeqytetit egjiptian.

Historia e vendosjes së shqiptarëve në Egjipt

Historia e vendosjes së shqiptarëve në Egjipt fillon nga fundi i shekullit 18, me të ardhur kryesisht nga jugu i Shqipërisë. Një numër i tyre nga Kavalla u dërgua më 1801 për të luftuar forcat napoleonike që kishin pushtuar Egjiptin më 1798.

Sipas historianes egjiptiane në Universitetin e Kalifornisë, Afaf Lutfi al-Sayyid-Marsot, shqiptarët brenda forcave osmane në Egjipt formonin një bllok brenda ushtrisë që rrinte i veçuar nga pjesa tjetër. Duke pranuar komandën vetëm të Tahir Pashës, që ishte shqiptar, ata përdoreshin zakonisht si kundërpeshë ndaj jeniçerëve të padisiplinuar.

“Shqiptarët flisnin pak turqisht dhe i përçmonin jeniçerët osmanë, ashtu si edhe këta të fundit që përçmonin shqiptarët”, shkruan Marsot në librin e saj “Egypt in the Reign of Muhammad Ali”.

Marrëdhëniet me vendësit nuk ishin aspak shembullore dhe karakterizoheshin nga urrejtja e ndërsjellë.

Historiani i parë egjiptian, Abd al-Rahman al-Jabarti, në kronikën e tij rezervonte urrejtjen më të madhe ndaj “arnautëve” të armatosur që “pinin haptas hashash, birra dhe vinin baste edhe në Ramazan”.

“Shumica e tyre nuk agjërojnë muajin e Ramazanit – shkruante jo pa urrejtje Al-Jabarti – dhe askush nuk mund të thotë se çfarë besojnë apo cilit sekt apo tarikat i takojnë. Më e lehta gjë për ta është të vrasin, të rrëmbejnë gjënë e tjetrit dhe të mos u binden eprorëve dhe gjeneralëve të tyre…Allahu i shkatërroftë!”, përfundonte me njëfarë dashaligësie të hapur.

“Shqiptarët flisnin një gjuhë të ndryshme nga turqishtja”

Duke qenë se trupat shqiptare nuk pranonin njeri tjetër në krye përveç dikujt që fliste shqip, kjo rrethanë bashkë me karizmin dhe cilësitë e tjera bënë që Mehmet Ali Pasha të ngrihej në rang brenda një kohe të shkurtër.

“Fakti që Mehmet Aliu ishte shqiptar, pjesëtar i një grupi etnik e gjuhësor brenda familjes osmane, është i rëndësishëm. Shqiptarët flisnin një gjuhë të ndryshme nga turqishtja ani pse ishin myslimanë dhe nuk bënin pjesë te fallahët e përbuzur arabë”, shkruan Marsot në po të njëjtin libër.

Edhe studiuesi tjetër Harry Thirlwall Norris i kushton vëmendje vendosjes së shqiptarëve në Egjipt. Sipas tij, dinastia që krijoi Mehmet Ali Pasha dhe dashuria që kishte për bashkatdhetarët dhe ata për të, si dhe “parajsa që krijoi për ta si syrgjyn nga kontrolli osman, viktimizimi nga fqinjët grekë, apo mizoria e plotë e varfërisë ballkanase, nënkuptonte që asokohe Aleksandria, Kajroja, Beni Suef dhe qytete të tjera egjiptiane do t’iu bënin strehë shqiptarëve që organizuan shoqata, botuan gazeta e sidomos shkruan vepra në vargje e prozë që përfshinin edhe kryevepra të letërsisë bashkëkohore shqiptare”.

Pikërisht në qytetet egjiptiane vepruan emra të shquar të letërsisë shqipe si: Thimi Mitko, Spiro Dine dhe Andon Zako Çajupi. Në periudha të tjera aty vepruan edhe Filip Shiroka, Jani Vruho, Anastas Avramidhi, Thoma Avrami, Milo Duçi, Fan Noli, Aleksandër Xhuvani e shumë të tjerë. “Shqiptarët e Egjiptit ishin, pa dyshim, të ndikuar nga teatri egjiptian – por veçmas nga ata elementë që nuk ishin tepër të ngarkuar me sentimente islamike”, shkruan Norris.

Prania e luftëtarëve shqiptarë në Egjipt tërhoqi vëmendjen e artistëve evropianë të kohës. Më i shquari prej tyre ishte piktori francez, Jean-Léon Gérôme, që krijoi një cikël pikturash me “arnautët”, kostumet e tyre, armët e zbukuruara, si dhe qëndrimi plot krenari e përbuzje kundrejt popullatës në Kajron kozmopolitane.

Deri në Luftën e Dytë Botërore, në Egjiptin e dinastisë shqiptare pati mjaft organizime e shoqata të ndryshme.

Shqiptarët e besimit bektashi kishin teqenë “Magauri” në rrethinat e Kajros, që drejtohej prej baba Ahmet Sirri Glinës nga Përmeti. Ajo vizitohej shpesh edhe nga vetë mbreti Faruk.

Për një kohë, një numër shqiptarësh që iknin nga regjimi komunist në Shqipëri gjenin strehë po në Egjipt. Edhe vetë mbreti Zog tok me familjen e tij jetoi aty.

Por ditët e mira për komunitetin shqiptar perënduan me ardhjen në pushtet të kolonelit Gamal Abdel Nasser dhe politikës arabizuese që ndiqte ai. Pos familjes mbretërore të Farukut, i gjithë komuniteti shqiptar prej më shumë se 4 mijë familjesh, që u bë cak sulmesh, u detyrua të shpërngulej kryesisht drejt Amerikës.

32 komente në “Ringjallja e arkitekturës shqiptare në lagjen e Kajros: Historia e vendosjes së shqiptarëve në Egjipt”

  1. Kim été says:

    A u dënua Egjiptjani që hodhi dy marinas shqiptar në det?

    1. Ardi says:

      Ishte nje here e nje kohe qe shqiptaret udhehiqnin gati gjysmen e botes. Dhe kjo kohe ishte koha e arte e perandorise Osmane. Ku shqiptari u ngrit ne nivelet me te larta te tij. Kur rrespektohej dhe nderoj ne cdo aspekt te jetes dhe te fushave te dijes. Dhe gjysherit e grekeve qe shajne ketu i lepinin bolet duke iu servilosur. Fatkeqesisht me renien e perandorise rane dhe shqiptaret. Me ardhjen e komunizmit dhe politikave te BE-se. Shqiptaret jo vetem humben veten e tyre por Perandoria Osmane qe ishte miku me i madh i tyre u shendrrua neper librat e historise si armiku me i madh i tyre. Sot agjenturat e BE-se na kane detyruar te krenohemi me nje plake çapaçule me emrin nene Tereza qe njihet ne Indi si nje hajdute e fondeve te bamiresise se fukarjve. Dhe deri para disa vitesh shqiptaret as nuk e njihnin se kush ishte kjo plake. Ashtu sikurse gjysherit tane nuk njihnin Skenderbeun.Rruga e vertete nuk eshte Brukseli por Stambolli. Nese perandoria Osmane do te vazhdonte akoma dhe sot shqiptaret do te udhehiqnin boten .Shqiptaret duhet te ndjekin hapat e gjysherve te tyre per te fituar rrespektin e humbur.

      1. shqipo says:

        Ard turkoshaku, ti qenie e neveritshme dhe e shpifur antishqiptare!
        Perandoria Osmane ishte lesh e shqiptareve. Shqiptaret ishin thjesht popull i nenshtruar i Perandorise, ashtu si shume te tjere dhe kaq e vetem kaq. Sa here nuk paguanin taksat ndonje rajon shqiptaresh, tak vinte ushtria osmane dhe “vinte rregull” me hanxhar ne dore! Ne ate perandori nuk i rruhej kujt se kush ishte shqiptar, kush sllav, kush vlleh, kush turk, kush grek, kush arab, kush kurd, kush hebre … Mjafton te gjithe te ishin “te rregullt” dhe te paguanin taksat. Osmanet madje gjenin persona nga keto komunitete dhe i vinin ne sherbim te perandorise per mbledhje taksash, duke i paguar ata vete si nenpunes perandorie. Keshtuqe kishte ne gjithe perandorine, shqiptare, sllave, greke, kurde, vllehj, hebrenj, arabe qe i sherbenin perandorise dhe paguheshin prej saj. Keshtu funksiononte ai shtet. Por ama po nuk i pagoje taksat, ta tregonte mire shteti osman, le te ishe cfare te ishe ta vinte patllaken mu ne koke. Nderkohe ne nje perandori shumekombeshe ata persona me origjine shqiptare qe bene karriere ne Perandorine Osmane, bene karriere personale, per interesa personale dhe per perfitime personale, jo se ishin shqiptare apo cfaredo gje tjeter. Kur do e kuptojne kete gjithe gomeret e kesaj bote!
        Nderkohe osmanet i kishin te gjitha mundesite qe te 5 vilajetet shqiptare (Janine, Manastir, Selenik, Kosove, Shkoder) ti organizonin ne nje vilajet te vetem (shtet autonom) dhe te krijonin marredhenie bashkepunimi me kete vilajet-shtet, ta linin ate nen adminstrimin e vendasve shqiptare, madje duke zgjidhur keshtu shume probleme me fqinjet ballkanike. Por osmanet nuk e bene kete sepse ishin ndyresira dhe mashtrusa, e pervec kesaj i rrente fort mendja, nderkohe qe ishin te trashe nga trute! Ishin pikerisht kryengritjet shqiptare te 1911-1912 qe e dobesuan krejtesisht pushtetin osman ne kete ane te Perandorise, qe sollen pastaj renien si kove pusi te osmaneve, por qe solli edhe fatkeqesine per shqiptaret qe u copetuan, u vrane e u vodhen nga fqinjet shkerdhata! Faji kryesor ishte i bajgave osmane, te cilet autonomine ja u kishin njohur edhe rumuneve, edhe bullgareve edhe serbeve, edhe malazezeve, por shqiptareve jo qe jo! Pthuuuuu race e ndyre aziatike!!!

        1. Ardi says:

          Shqipo po ku e pe qe jam anti shqiptare??!!Ti pervçse je nje koqe gjithashtu je dhe nje trushplare nga historia komunsite e cila eshte shkruar nga vllehet. Te keshilloj te besh analizat e ADN-së se mbase del me origjine nga Anadolli. Dhe keshtu e kupton se sa shqiptare i vertete je.

          1. shqipo says:

            Funderrine, analfabet dhe katunar deficent je o karagjoz Ardoglou!
            U be bytha jote idiote te na tregoje “historine komuniste” nga dritaret e haremit te Turqise, ku ka punuar jot’eme! Zhuls rrugesh …

            1. Ardi says:

              Shqipo o Bole. Po ku e pe qe jam analfabet apo katunar ose zhuls?!Apo ndjen komplekset e tua te inferioritetit dhe kujton se te gjithe ndjehen si ty. Po ku e pe zhulin tim ?! Apo qelbesh ere per vete dhe mendon se eshte zhuli i ndonje tjetri. Ty te ben mire te besh nje banjo turke andej nga Stambolli. Dhe te te shplajne trurin me acid qe ti heqesh ato mbeturinat vlleho komuniste qe ke mesuar tek shkolla bashke ndikimin qe ka pasur tek ty dhe filmi imagjinar Skenderbeu.I cili eshte shkeputur nga perrallat me tregime te Marlin Barletit.

              1. shqipo says:

                Shko puno bashke me tet’eme ne haremet e Stambollit more bashibozuk, more analfabet funksional! Katunar inferior …

          2. Hoxh Armandi says:

            Ke folur si nje turkishqiptar I vërtet!

            1. uhahahaaaaaa says:

              … edhe ti ke folur si nje turkogrek i vertete …

  2. Rexha says:

    Ishim nje kohe ,po kush jemi tani?.U beme gaz i botes .Pyes a nuk eshte ashtu?

  3. Pordhe me rigone.... says:

    Araboshqipfoles,kurresesi…. shqiptare!

    1. @shoku -pordha says:

      Po ta kesh gjyshen gjalle pyete njehere se cfare ishjn.

    2. E verteta says:

      Ju muta qe per cdo gje qe ka lidhje me origjinen shqiptare hidhni vetem helme ketu, masturboni vetem veten tuaj, se nuk mund t`i beni gje te vertetave. Shqiptaret kane lene shenja e do te lene ne te gjithe boten. Por ju nuk ia doni te miren ketij vendi, ju jeni disa injorante qe flisni nga cepi i mejhanes se nje katundi te humbur, e kujtoni se po thoni gjera te rendesishme. Ju jeni disa vemje, qe vetem dem nuk mund t’i beni te vertetave, imazhit te shqiptareve. Kemi te meta sa te duash, sic kane te meta shume popuj, fundja nuk ka njeri pa te meta, por qe te jesh i mete nga trute si puna juaj, qe vazhdoni e vazhdoni me nje qellim te shpifur per te qelbur cdo gje qe lidhet me shqiptaret, kjo ndodh vetem ketu deri ne kete pike. Serbet e greket, duhet te jene shume te kenaqur qe kane gjetur plehra shqipfolese si puna juaj per t`ja bere punen edhe pa leke atyre. Se edhe supa andej ka mbaruar, e ju keni skaduar me kohe. Thjeshte ju nuk e kuptoni se me cfare duhet te identifikoheni, jeni qenie ne renie te lire, pa gravitet, thjeshte ne nje kotesi boshe te pafundme.

      1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

        Arapi mou, ne jemi perhere ketu qe tju bjem me rrocke kokes suniteve shqipfoles duke i kujtuar atyre perhere dhe ne cdo cast:
        JOSHQIPTARINE!
        Tani se c’kakarisni ju per “autocthonus” e pordhe me rigone,neve nuk na rruhet fare,ok!…..ade gezuar ramazonin.

        1. Taulant says:

          Specie ne zhdukje te kan shkerdhyer fisin arabet,turqit e sunitet qe nuk te hiqen nga goja racist i ndyre.

          1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

            Rrocken kokes edhe ty arapi mou……. gezuar ramazonin.

            1. E verteta says:

              Hajde po ta mbajti, se ta tregoj une rroçken ty dhe atyre gjakprishurve te tjere. Ju vetem me njeriun nuk keni lidhje. Ju keni lidhje vetem me kriminelet qe kane kryer gjenocid ndaj shqiptareve. Jashteqitje e ndyre!Hajde shkofsh ne te semes!

            2. shqipo says:

              Pershendetje Orhanis Pamukaqis nga “greket” turqishtfoles, pasardhes te Perikliut ?
              Keta jane korraket e tu “greke”, qe flasin turqisht, vishen turcelinjshe, kendojne e kercejne si turcelinjte e mutit :
              https://www.youtube.com/watch?v=as7xs1wZBV4&ab_channel=LAMBROSRODIS

      2. al Jamarbri says:

        Epike pershkrimi i AL Jabartit per shqiptaret :Me e lehta gje per ta eshte te vrasin ,te rrembejne gjene e tjetrit dhe te mos u binden eproreve ,gjeneraleve !!!!! Perkthyer shqi – shqip : vrases kriminele te pa bese, hajduter me “çizme” dhe arrogant te pa bese ,pa din e iman dmth instikt kafshe e eger !!! Te me thote kush qe nuk ka patur te drejte Al Jabarti ???? !!! Sot , shqiptaret vriten per nje shikim, per nje llafe , vrasin per nje varese, rrembejne pronen e tjetrit si te jete mall i lene nga babai , bindje ndaj ligjit as mos e pyet , bindje ndaj qeverise …mos ju shkoj nder mend , te gjithe duan te komandojne …por asnje te bindet komandave ……

        1. ben says:

          al Jamarbri-behet fjale per para 200 vjetesh.
          Ushtaret e Zerves, vrane e prene shqiptaret shume me vone, mbas 1940-tes. Po keshtu bene edhe serbet ne fund te shekullin te XX, ne Kroaci, Bosnje e Kosove. A nuk me thua se kush eshte me kriminel, ne para 200 e ca vjeteve apo sot keta miqte e tu serbe e greke?

  4. Tuk Tuk says:

    Nasseri ishte kelysh Russ dhe i urrente Shqiptaret,,po u vra si Qen…..

  5. Shaqo says:

    …po cfare arqitekture sbqiptare thua o gazetar. Trashegimia e arqirektures shqiptare eshte qerpici. Ti.me nxjerr ne foto pallate qe shqiptaret nuk i bejne as sot.

    1. xx says:

      ISHIN TE BANUARA NGA SHQIPTARET,TE NDERTUARA nga arkitekt te huaj europian por qe banoheshin ngashqiptare sepse mbretierit per150vjet ishin shqiptare deri sau rrezua dinastijae tyre ne v 1953 me mbretin Faruk i cili iku me familjen mbretrore dhe grupe te tjera shqiptare ne KAPRI.Ne Shqiperine e Enver Hoxhes as qe behej fjale te vinin

  6. demokrati says:

    ja pra pse sulmohen shqiptaret. disa jave me pare nje robell shgarraviti disa flete per mbretin e fundit shqiptar te Egjiptit ne nje portretizim banal nesoj si mesuesi i tij shpirtror pershkruante shqiptaret.
    Per te pershkruar madhestine e epopese shqiptare te Egjiptit, Shqiperia nuk duhet te ishte kursyer pasi eshte edhe ajo pjese e historise sone.

  7. edocan says:

    Mehmet Ali Pasha eshte grek i asimiluar ne arnaut, Zeusi u shendrua ne shqiponje dhe fluturoje ne Egjipt ai la shtatzene Kleopatren e cila lindi Αλήθεια(e verteta),kjo u rrembye nga Zeusi qe e rriti ne Greqi me qumeshtin e Amaltes prandaj emri Ali rrjedh nga Αλήθεια.

  8. edocan says:

    Mehmet Ali Pasha eshte grek i asimiluar ne arnaut, Zeusi u shendrua ne shqiponje dhe fluturoje ne Egjipt ai la shtatzene Kleopatren e cila lindi Αλήθεια(e verteta),kjo u rrembye nga Zeusi qe e rriti ne Greqi me qumeshtin e Amaltes prandaj emri Ali rrjedh nga Αλήθεια..

  9. Beno says:

    Mehmet Ali Pasha eshte me origjine nga Zemblaku i Korces. Kjo eshte e shkruar ne historine e Dinastia Shqiptare e Egjiptit, botim edhe frengjisht, ku jepet te dhena nga vete familja Mbreterore per origjinen e saj. Kujtojme keto numrin e madh te shqipatreve ne Egjipt te cilet mbanin pozicione kyqe ne ushtri, ekonomi e kudo. Une kam biseduar me egjiptiane te shkolluar dhe e pranojne hapur se ishin shqiptare dhe jo greke. Ne fund kur mbreti Zog ishte ne mergim ai gjeti strehe te vellaj i tij Faruku dhe me renjen e Farukut u largua edhe ai.
    Perveq kesaj Jane 35 Vezire te Medhnje te Perandorise Osmane Shqiptare, ka Perandore Romake e Bizantine me pare, ka Pape te Vatikanit, ishte Arberesh Kryeministri i pare i Italise Kripsi, ishte me origjine Arberesh Presidenti i pare i Argjentines, me ori’gjine nga fisi shqiptar Kuqi i Malit te Zi ishte udheheqesi Yugosllav Tito. Ishin udheheqesit kryesor te revolucionit grek qe i dhe pavaresine Greqise. Shqiptaret jane race e zgjedhur dhe superiore, prandaj dhe jane luftuar dhe luftohen.

  10. Shqiptari ka qene rote kari says:

    …..sidomos ata qe shkonin ne vendet arabe dhe prune myslymqenerine e zgjebosur si xhami e teqe qe dhisnin mbi injorantet qe kishte dhe ka me shumice ne trojet shqiptare.

  11. Vete emri i artikullshkruesit tregon sa u degradua shqiptare ne ato kohe says:

    Hoqi dhe breket , mohoi kulturen e te pareve duke e qelbur me mutin islam.

  12. ben says:

    Njeri nga koleget e mi egjiptiane, kur me shikon, me pershendet sipas kultures se tyre, duke bashkuar pellembet para gjoksit dhe duke ulur koken me thote::
    “Your Majesty”.
    Sipas egjiptianeve, periudha e dinastise shqiptare te Egjiptit ka qene me e ndritura ne historine e atij vendi.

  13. 008 says:

    Ottomanet shpetuan European Katolike nga Bizanti Ortodoks qe kishte dale ne adriatik nga konvertimi I shqiptareve ne ortodokse(Arberia). Cifutet e ndane Romen ne dysh duke qene prapa bizantit si identik komunizmi qe ishte femija e cifuteve kunder Europes.

    1. uhahahaaaaaa says:

      Diell i forte o 008, te ka rene rende ne koke o zgjuarsia e shekullit ? ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje