KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Marinela Osmani

11 Shkurt 2021, 18:32Kronika TEMA
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Marinela Osmani

Trupa gjykuese e udhëhequr nga Etleda Çiftja kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Suela Zhegu anëtare, shpalli të enjten pasdite vendimin për konfirmimin në dëtyre të gjyqtares Mirela Osmani.

Gjyqtarja Osmani iu nënshtrua procesit të vetingut për tri kriteret e rivlerësimit kalimtar, përfshirë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin.

Gjatë sëancës dëgjimore, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit deklaroi se subjekti kishte një mungesë të ardhurash të ligjshme në masën 3.5 milionë lekë për vitet 2010-2016 si dhe probleme me pagesën e një shume prej 32,680 eurosh për blerjen e një apartamenti.

Këto probleme të pasurisë familjare të subjektit më herët janë identifikuar gjatë rivlerësimit të ish-prokurorit Gentjan Osmani, i cili është bashkëshort i gjyqtares dhe u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Poasçëm i Apelimit.

Gjatë seancës dëgjimore në KPK gjyqtarja Marinela Osmani pretendoi se shkarkimi i bashkëshortit dhe i asaj për të njëjtin shkak do të përbënte masë disproporcionale.

2 komente në “KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Marinela Osmani”

  1. Lini nje Pergjigje says:

    Dmth i shoqi paska vjedhur, kurse kjo nuk ka vjedhur. Leket e korrupsionit ishin tek xhepi i majte, edhe u ndeshkua, kurse xhepi i djathte eshte i paster edhe nuk ka faj.
    Edhe kjo ne te ardhmen do vazhdoje te jape vendime te “drejta’ sic i jepte ne te kaluaren.
    Veting vari lesht.

  2. Hapu Xhipe says:

    Sa gjynaf! Nuk kan dashur ti lejn te dy pa pun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje